Ardian Vehbiu në “Tonight”: Nuk është karakteristikë e intelektualit që të rreshtohet në grupe dhe t’i shprehë mendimet e veta kolektivisht

Postuar në 02 Qershor, 2014 15:42

Në një intervistë për “Tonight Ilva Tare” në Ora News, Ardian Vehbiu, shkrimtari dhe publicisti, fituesi i çmimit ‘Ardian Klosi’ në Festivalin e Librit dhe Artit Pamor këtë vit, ka folur për gjendjen e Shqipërisë sipas këndvështrimit të tij. Vehbiu ka kritikuar gjuhën e ashpër të politikës në parlament dhe mendon se shoqëria shqiptare është  e paqetë me veten. Vehbiu ka folur edhe për peticionin e fundit që është firmosur nga 57 intelektualë ku kundërshtohej parade gay në Tiranë, me argumentin e mbrojtjes së familjes së shëndoshë. Sipas tij, në Shqipëri ka njerëz që ia vendosin vetë vetes së tyre emrin intelektualë dhe se intelektualët nuk e kanë karakteristikë të tyre rreshtimin dhe firmat nëpër peticione por fjalën dhe mendimin e tyre të lirë .

”Për mendimin tim intelektuali është figurë publike i cili është zëdhënësi i publikut, flet në emër të publikut. Këtë status ia jep besimi që ka krijuar publiku tek ai duke e parë historinë ose trajektoren e jetës së tij publike. Dhe e luan këtë rol si zëdhënës i publikut duke mbajtur qëndrim kritik ndaj realitetit, ndaj gjërave ashtu siç janë dhe duke bërë pyetje dhe sidomos duke marrë në pyetje pushtetin politik, shkencor etj” u shpreh Vehbiu. Sa i përket peticionit, Vehbiu u shpreh se nuk i pëlqen “ideja që intelektualët të dalin kështu në kor”.

“Nuk është karakteristikë e intelektualit kjo që të rreshtohet në grupe dhe t’i shprehë mendimet e veta kolektivisht. Intelektuali, ai që është, me të metat e veta, me dobësitë e veta, me vanitetet e veta, intelektuali flet si individ, nuk flet në kor. Shpreh mendimin e vetë, nuk shpreh mendimin e një grupi, as nuk vë firmën nëpër peticione kështu, përveçse kur është rasti për bombën atomike, për një problem madhor planetar. Prandaj edhe kjo gjë më lë një shije të keqe. Këta intelektualë që firmosin një peticion i cili, dhe kjo prapë më duket me rëndësi, është i shkruar keq dhe e ka trajtuar problemin në një mënyrë të papërshtatshme mendoj unë dhe sidomos për intelektualët në abstrakt dhe për disa nga këta që kanë firmosur” vijoi Vehbiu. Më tej, duke iu referuar polemikave dhe reagimeve negative që shkaktoi vendosja e emrit të Ardian Klosit, Panairit të Librit dhe Artit Pamor, publicisti i njohur i cilësoi ato si “fashiste”.

“Unë mbështes mendimin që Tirana është e vogël dhe elitat janë të pakta. Është e vështirë të mos e njohin  njëri-tjetrin. Unë doja të thoja se mënyra si u sulmua Klosi pas çmimit më kujtoi një fenomen të keq. Po i mbulojmë të gjithë me baltë. Është një prirje... Ky sulm ndaj intelektualëve është fashist. Dikush hedh "farën" për këto gjëra dhe është e pamundur të ndodhë spontanisht” tha gjatë intervistës, Ardian Vehbiu.

n.k

Comments

Submitted by martin (not verified) on

E cfare se e tha Vehbiu? Kadareja dhe Driteroi , qe firmosen me te tjere ndaj presidentit per te falur Nazime Vishen , nuk jane intelektuale? apo Nazime eshte e kalibrit te bombes atomike? Intelektuali , vetem apo me shoke, ben ate qe i thote ndergjegja dhe nuk ka formula si keto qe pretendon Vehbiu. Nese kjo nuk eshte nje thjeshtezim i tepruar , tjeterkund fle lepuri.

Submitted by Boni (not verified) on

Edhe per "intelektualet" me gjoja, edhe per intelektulet e vertete, kur duan ti denigrojne gjejne nje shprehje djallezore: "tjeter kund fle lepuri" qe te krijohte dyshime, vetem dyshim dhe asnje e per asnjerin te mos kete besim. Kjo eshte mizore, do te thosha, per mbarevajtjen e shoqerise sone.

Submitted by Gjon (not verified) on

”Për mendimin tim intelektuali është figurë publike i cili është zëdhënësi i publikut, flet në emër të publikut. Këtë status ia jep besimi që ka krijuar publiku tek ai duke e parë historinë ose trajektoren e jetës së tij publike. Dhe e luan këtë rol si zëdhënës i publikut duke mbajtur qëndrim kritik ndaj realitetit, ndaj gjërave ashtu siç janë dhe duke bërë pyetje dhe sidomos duke marrë në pyetje pushtetin politik, shkencor etj”

Interesante kjo pikepamje e Vehbiut sepse ai mendon se ka besimin e publikut nderkohe qe raporti i tij me publikun sidomos ate online vazhdon te mbetet konfliktual dhe sigurisht Vehbiu e ka rreshtuar veten ne menyre te padiskutueshme  ne anen e se drejtes.

Pikerisht duke konsideruar trajektoren e tij, Vehbiu mund te jete zedhenesi i shokeve, miqve e dashamiresve te vet por jo i publikut sepse shume nga publiku nuk jane dakord me disa qendrime te tij dhe kjo automatikisht e skualifikon ate nga roli i njeriut te besuar.

Ashtu si Vehbiu ka parametrat e tij te pranimit te komenteve ne blog, ashtu edhe publiku, i pelqen apo jo Vehbiut, ka parametrat e tij te pranimit apo jo te figurave perfaqesuese te tij!

Me sa e kam lexuar, shpeshhere cek argumente interesante por reagimet e tij ndaj  zerave kritike e bejne ate nje figure antipatike.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Vehbiu eshte treguar konfuz dhe brenda pak rreshtash kundershton vetvehten. Krahasoni:

Për mendimin tim intelektuali është figurë publike i cili është zëdhënësi i publikut, flet në emër të publikut.

me:

“Nuk është karakteristikë e intelektualit kjo që të rreshtohet në grupe dhe t’i shprehë mendimet e veta kolektivisht. Intelektuali, ai që është, me të metat e veta, me dobësitë e veta, me vanitetet e veta, intelektuali flet si individ, nuk flet në kor. Shpreh mendimin e vetë, nuk shpreh mendimin e një grupi....

pra intelektuali "flet ne emer te publikut" (publiku a nuk eshte nje grup i madh, i madh?), por "nuk shpreh mendimin e nje grupi" (atehere si ka mundesi te flasi ne emer te publikut, kur nuk mund te shprehe mendimin e nje grupi ?!?!?).

Vehbi, cdo intelektual gjithe duke qene i lire, mund te qelloje qe per nje problem te caktuar te kete pak a shume te njejtin mendim me nje intelektual tjeter, madje edhe me shume intelektuale te tjere. Ne kete rast c'te keqe ka nese keta intelektuale behen bashke dhe duke e amplifikuar mendimin e tyre me mbeshtetjen edhe te intelektualeve te tjere i japin atij mendimi nje peshe me te madhe?

Relativizmi i Vehbiut, qe eshte nje nga kartat qe ai e luan shpesh per t'u dukur tolerant dhe fleksibel, shprehet edhe kur thote se ka raste, si psh "per bomben atomike" (sic), a per probleme globale intelektualet mund te behen bashke e te shkruajne peticione. Nje pyetje per Z. Vehbiu ne kete rast cili do te ishte superautoriteti qe jep "viston" se per cfare problemi intelektualet duhet te shkruajne peticion e per cfare problemi intelektualet duhet te ngjiren duke kenduar solo?

Se fundi nqs sipas perkufizimit te Vehbiut "vulen" intelektual ta ve publiku, atehere askush, perfshire edhe Vehbiun vete nuk mund te leshoje sermone e litanira andej ketej rreth intelektualeve te tjere a veprimeve te intelektualeve te tjere, pa qene i sigurte per statusin e vet si intelektual. Pyetja per Vehbiun ne kete rast do te ishte po ty z.Vehbiu nqs pretendon se ke status intelektuali, kush ta ka dhene kete status? Vetem se mban nje blog, ke botuar nja dy libra apo ke marre ndonje cmim brenda suazave nepotiko-leverdisese nuk domethene se je intelektual, sepse sipas perkufizimit qe jep ti vete per intelektualin pa miratimin e publikut nuk mund te jesh intelektual, apo jo? Dhe kete nuk e shofim gjekundi, perkundrazi shume pjestare te publikut po t'i lejoje te shpreheshin lirshem ne blogun tend do te ta kishin bere te qarte fare mire c'mendim kane per ty.

Submitted by Tan Lepri (not verified) on

Kete moden e rreshtimeve publike ne Shqiperi, te "intelektualeve" e ka nisur Piro Misha me Klubin 2000. Shpresoj qe Mishen dhe bordin e Sorosit qe e dekoruan, Vehbiu ti fus ne grupimet fashiste po ashtu.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ardian Vehbiu eshte vecse nje sharlatan... Tek blogu i tij ka minimuni nja 5 6 pseudonime te ndryshme me te cilat le komente qe te duket sikur ka publik...

Ta pakten me ato nofkat e veta te shumefishta te mundesuara nga problemi i tij (psikiatrik psikologjik) me personalitete te shumefishta, ka dhene pershtypjen sikur ka komentues... Me mashtrim dhe me genjeshtra... Dhe publiku duhet te degjoje fjalen e ketij njeriu te ulet, meskin dhe krejtesisht te zhvelresuar moralisht? Po kur flet per moderimin ky mashturuesi, qe i provokon komentuesit me pseudonimet e veta te llojllojshme dhe pastaj u thote se keni ardhur me keqbesim!! Si ka mundesi qe nje monster e tille morale kerkon te na tregoje se si duhen moderuar komentet?

Cfare turpi!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.