Andrea Stefani në Jamais Vu: Shqipërisë i duhet një EULEX si në Kosovë

Edhe pse pak ditë na ndajnë nga vendimi për marrjen e statusit, gazetari i njohur, Andrea Stefani duket më pak optimist në tre javët e fundit, pas situatës politike në vend dhe zgjedhjeve të Parlamentit Europian.
I ftuar në emisionin “Jamais Vu”, përball moderatorit Mustafa Nano, ai ka treguar pse shkruan kaq shumë për drejtësinë, duke e konsidruar si një emër të dytë për lirinë.
“Shqipëria do të ketë nevojë për një EULEX, si në Kosovë”. Është krijuar një pseudo pushtet drejtësie që nga një anë ështa kapur nga korrupsioni dhe nga ana tjetër është kapur nga politika” thotë ai.
Për qeverinë e re, ai shprehet optimist, duke akuzuar Sali Berishën, për një Shqipëri që sipas tij ka të “varrosura mjaft probleme” dhe thotë se “Edi Rama do ta ketë të vështirë”,
Ja intervista e plotë
Mustafa Nano:Ti me kompjuterin je me një botë tënden, cfarë bën me kompjuterin?
Andrea Stefani:E përdor për informacion, e përdor për të doënloduar libra, nuk më pëlqen fare chati, veç shkruaj dhe lexoj.
Musafa Nano:Ti je i shqetësuar nga marrëdhënia që kanë fëmijet e sotëm me kompjuterin?
andrea Stefani:Jam sepse janë shumë të lidhur me të. Jam i shqetesuar sepse kompjuteri po vret aftësinë për të lexuar, unë vet e përdor edhe si një libër, shumë njerëz kanë viktimizuar aftësinë për të lexuar dhe viktimizimi i aftësisë për të lexuar çon në viktimizim i aftësisë për të arsyetuar.
Mustafa Nano:Ka disa teza që thonë se ata që nuk e kanë qejf librin, ata jana pjesa që mund të dëmtohen nga marrëdhënia e fort me kompjuterin, sepse mund të lexosh dhe aty siç lexon ti.
Andrea Stefani: Nëse e ke krijuar hobin e të lexuarit vështirë se ta shkatërron kompjuteri. Por këto brezat e rinj që lindin, ngjyra dhe pamja i tërheq shumë, është shumë konkuruese. Kam frikë se nuk do t’i bëjnë ballë joshjes dhe do kalojnë në ekstrem duke neglizhuar leximin që ka të bëjë me atë të padukshmen që është pa ngjyrë, por që është thelbësore të njeriu, që është mendimi , arsyetimi.
Mustafa Nano: Ne jemi rritur në mënyrë më të shëndetshme në atë kohë apo sot?
Kam përshtypjen se influencën e kompjuterit te njeriu, po e vulgarizoj pak në form ësimin e tij për sa i përket të menduarit: është si influenca që kanë të frutat dhe perimet këto injeksionet e hormoneve artificiale. Ne jemi rritur më bio. Por nëse bashkon kompjuterin, teknologjinë e zhvilluar, bashkë më aftësinë për të lexuar, padyshim që rezultati do ishte shumë herë më i lartë seç e kishim ne.
Fotoja e parë, (çekiç gjykatësi) kam vënë re në se shkrimet me argument drejtësinë, i ke patur shumë të shpeshta..
Andrea Stefani: Kam patur një sërë shkrimesh që nga viti 2000 saqë kanë thënë “ po ky çfarë ka që shkruan kaq shumë për drejtësinë, mos do të bëhet ministër drejtësie”. Përmes leximeve të mia kam krijuar bindjen se ky lloj sistemi është i pa mundur pa drejtësinë, fatkeqësisht fakti që ne me kalimin e viteve nuk arritëm të krijojmë një system drejtësie të pavarur, na ka çuar këtu ku jemi sot. Mendoj se gjithë kaosi i sotëm gjithë anarkia e veshur butaforikisht me shtet, mos respektimi i ligjeve, shkatërrimi i natyrës, lufta, korrupsioni i lartë, lufta politike, padrejtësitë që i bëhen njerëzve deri në heqjen nga puna për shkaqe politike, moszgjidhja e çështjes së pronës. Dhe në zemër të këtij problemi ëhtë mungesa e nje drejtësie të pavarur. Ky lloj sistemi është i pamundur pa drejtësinë .
Është krijuar një pseudo pushtet drejtësie që nga një anë ështa kapur nga korrupsioni dhe nga ana tjetër është kapur nga politika, ku edhe kjo është kapur nga korrupsioni dhe shqyhet mes këtyre forcave.
Mustafa Nano: Ka ca zëra që i meshojnë idesë se e keqja e sistemit të drejtësisë është korrupsioni, jo varësia politike dhe korrupsioni vjen ng fakti që janë më të pavarur sesa e kanë hak?
Andrea Stefani: Unë s’mund ta pranoja një gjë të tillë, sepse pavarësia nuk është diçka që ta jep veç ligji, është dhe integritet, ne na mungon një klasë juristësh që të ketë dedikim ndaj drejtësisë, ta ketë si mision, siç mund të ketë gazetarë që kanë si mission thënenin e të vërtëtës. Fryma e përgjithshme është se meren vendime ne interes së dikujt që shte në politikë, me interes të dikujt që është në biznes. Biznesi, korrupsioni, politika janë të shkrira me njëra tjetrën kështu që do ishte e vështirë t’i ndash. Në Shiqpëri s’po kuptohet ajo që ështe thënën me kohe nga një teoricien i konsevatorizmit, Edmond Bërkei : “drejëtësia është një emer i dytë për lirinë”.
Kur nuk ke drejtësi, nuk ke liri, mund të jesh i lirë të flasësh por nuk je i lirë të bësh atë që do të bësh, nuk je i lirë të gëzosh të drejtën tënde, të drejtën e punës, pronës, të drejtën për të thënë atë që mendon pa qenë i penguar nga dikush tjetër.
Mustafa Nano: Përmende gazetarët, ti i mendon si klasë me më integritet sesa klasa e juristëve?
Andrea Stefani: Për momentin mendoj se ka dhe gazetarë që shërbejnë, por do qëmtoja më shumë njerëz me integritet brenda gazetarëve sesa tek juristët. Edhe nga testimet që i janë bërë publikut, mosbesimi më i madh ëhtë në pushtetin gjyqësor kurse konsiderata me e lartë shfaqet ende për median.
Musafa Nano: E ke menduar ndonjëherë, se sistemi i drejtësisë është ky që është, me këta gjyqtarë , por cilat janë ndërhyrjet që duhn bërë për ta sjell në binarë sistemin?
andrea Stefani: E mendoj shumë të vështirë, në nëj shkrim para ca kohesh kam thënë se Shqipëria do të ketë nevojë për një EULEX, si në Kosovë . ne na duhet një KLD e shkëputur nga klasa politike, duhet një trup më vete.
Mustafa Nano: Shoh shumë rallë në shyp shkrime juristësh, shpesh jemi ne gazetarët që pa formimin e duhur bëjmë shkrime, juristët nuk bëjnë shkrime, si ka mundësi?
Andrea Stefani: Kam vënë re te shkrimet e mia për drejtësinë, ato nuk jane shumë të lexuara, shqiptarët nuk kanë edukatë juridike dhe nuk kanë kuptim të drejtë për rolin që ka drejtësia në shtetin që nuk është gjë tjetër përveçse ata vet. Shqiptarët për shkak të tradiës gjithmon e shikojnë zgjidhjen e problemit te partia dhe lideri, por tabloja duhet të jetë krejt tjetër .
Musafa Nano: Të gjithë thonë rregulloni sistemin e drejtësisë, çfarë duhet të bëjë kjo maxhorancë për të sjell në binar sistemin e drejtësisë?
Andrea Stefani: S’duhet të bëjë atë që kanë bërë mazhorancëat e mëparshme. Nuk duhet të ndërhyjnë ansjëherë, në asnjë çëeshtje, drejtësia prishet që kur telefonat e juristëve bien nga politikanët.
Pamje filmike në tokio, (disa njerëz që presin në vijat e bardha për të kaluar në anën tjetër të rrugës) raporti që kemi ne me rregullat,ligjin.
Andrea Stefani:Kjo që pamë tani me kujtoi një skenë të tillë në Nju Yourk kur kam dalë për herë të parë jashtë shtetit dhe më bëri përshtypje turma se në 1993 ende nuk ishte nje trafik njerëzish , vija të bardha. Më vonë e kam kuptuar se në të tilla pamje fshihet një etike, lidhur me atë që quhet etikë e internalizuar që kanë permendimoret. Si shpjegohet që një shofer në perëndim mund të qëllojn në mes të natës në kryqëzim dhe ai pret në semafor sa të dali jeshilja edhe pse s’ka makina. Kjo gjë në Shqipëri nuk respektohet. Mendoj që ne na mungn në masë kjo gjë shumë e rëndësishme për jetën urbane të zhvilluar.
Musafa Nano: Ka të bëjë me etikën e brendshme apo frika nga ligji ?
Andrea Stefani: Është një rezultante, mendoj se sa më shumë zhvillohet njeriu aq më shumë priret nga etika, ne na mungojnë akoma këto zakone të mira. Ne jemi në një fazë ku ligji nuk duhet të toleroj gjëra të tilla. Mendoj që trafiku është vitrinë e shkallës etike të një shoqërie . Në kosovë trafikë është shumë herë më mirë se në Shqipëri sepse ka gjoba shumë të forta.
Këtu Andrea janë të rinjtë që nëpër kryqëzime vazhdojnë të zbresin nga makina, ecin si në trotuar?
Andrea Stefani: Nuk ka presion të ligjit ,bashkë me të duhet edukimi qytetar, urban, ndaj ka shumë aksidente, një nga aryset që ata e zbatojnë eshtë jo vetëm frika e ligjit por se iu është mpiksur zakoni për të mirën që vjen nga frika e ligjit.
Foto, (Sali Berisha) duke hequr pallton
Andrea Stefani: Ka njerëz që shfaqen të lodhur nga fakti që unë shkruaj për Sali berishën, por habitem me ta sepse si ata s’janë lodhur me Berishën, por lodhen me ne. Ai është një aktor kryesor në politikën shqiptare dhe ështëe pamundur të mos flasësh për të dhe të mos e kritikosh kur ke pikëpamje të kundërta me të . Fotoja më duket interesante, me duket sikur po zhvishet nga pushteti, kohët po tregojnë se ëhtë një lojë, më kujton eposodin e Herkulit me centaurin. Në një version të saj e hoqi atë mantelin dhe ia dha herkulit si fitimtar duke i thënë vishe këtë se do të mbroj. Figurativisht është kjo që i munduri lë pas shumë probleme për tu zgjidhur saqe ato do ta rrezikojnë shumë fitimtarin që do vij pas tij. Sali Berisha pas rënies nga pushteti ka lënë një Shqipëri të helmuar me mjaft probleme . Edi Rama që e ka veshur mbi supe atë mantel do e ketë të vështirë.
Musafa Nano: Të kanë ndaluar njerëz rrugës dhe të thonë cffarë ke me Saliun?
Andrea Stefani:Po plot, i kam thënë që s’kam asgjë personale, unë si gazetar kam pikëpamjen time. Nuk më pëlqen fare politika që kanë ndjekur në këto vite dhe kritika ime është per politikën e tij. Kjo politikë ka qenë e pashkëputur nga karakteri. Si njeri nuk më xhelozon për asgjë, nuk gjej një tipar të mirë. Unë e kritikoj si dukuri politike dhe si dukuri e kultit të individit. Sali Berisha erdhi pas rënies së bustin të Enverit me premtimin se nuk do përsëritej më kulti i tij. Kur shoh që kanë kaluar 20 e ca vjet dh të huajt habiten duke thënë “Sali berisha, ai i viteve 90”! Mendoj se është turp kjo përsëritje e kultit të individit. Enver Hoxha ka kult individi akoma. Sot ka të rinj që kane kultin e Sali Berishës.
Musafa Nano: Në 23 qershor ndodhi një ndryshim, këta që kanë ardhur i kanë përmbushur pritshmëritë e tua?
Andrea Stefani:Ështe herët ta thuash, unë shoh gjëra ndryshe, sfidat i kanë shumë të madhë përpara, prisja një energji më të madhe dhe arritje më të mëdha edhe në ktë kohë të shkurtër. Por prap mendoj se ndryshimi i 23 qershorit ia vlen.
Musafa Nano:Mendon se pas dy vitesh s’do mendosh kështu?
andrea Stefani:Përmbysja e padisuktushme për Shqipërine ishte e domosdoshme. Një Sali për herë të tretë në Shiqperi do ishte varrosës për vendin.
Musafa Nano:Po firkën që këta mund të të zhgënjejnë?
Andrea Stefani:Po këtë e kam, kam frikë sepse sfidat dhe problematika është aq e madhe sa kërkon nje përkushtim që nuk e shoh ende në disa drejtime.
Foto( një shtesë me tulla, e ndërtuar mbi një pallatë)
Andrea Stefani: Vite më parë në gazetën shqiptare kam bërë një shkrim lidhur me një ligj për mirëmbajtjen e banesave. Ai tani është miratuar me ligj: si qeverisen banesat në mënyrë komunitare, duke derdhur një kontribut të gjithë banorët dhe duke patur një administrator. Ky ligj fatkeqësisht nuk u zbatua asnjëherë, në bazë të këtij ligji nuk mund të ndërtosh mbi tarracë, as të hapësh një dyqan në kat të parë sepse prish pallatin. Kjo është ajo sjellja për të mos u mar vesh me tjetrin, shyqyr që spo na bie termet i fortë se kush e di çdo ndodhte. Nuk ka qeverisje. Pastaj dhe fasada është e tmerrshme, duhen fonde që një herë në ia kohë duhen lyer.
Mustafa Nano: Problemi ndërtimeve pa leje është kaq i gangrenizuar si problem, është njsfidë e vështirë..
Andrea Stefani: Sepse është masive, dhe tashmë është shndërruar në problem politik. Çfarë po ndodh me legalizimet, kjo është e mbrapshtë, ata kanë grabitur atë qe nuk iu takon. Ne kemi kaluar në parimin që trualli i takon atij qe e zapton. Është toleruar për qëllime të ulta pushteti me parimin e Çezarit; “jepi bukë, tokë, legjionarëve dhe shëndërroi votues për ty”. Politika në demokraci që refketon kerkesat e turmës nuk mund të neglizhohet dhe janë të detyruar ta çojnë në fund këtë proçes legalizimi se s’kanë nga t’ja mbajnë.
Video, pasazhe të Hitlerit: “bashkëatdhetarët e mi, unë kam dalë nga radhët tuaja, kam qenë njëri nga ju dhe kam qenë në krahun tuaj në 4 vitet e luftës. Falë këmbënguljes time, ambicjeve të mia, unë e çova veten time lart, por thellë brenda meje unë ngela i njejti njeri. Një djalë gjerman, duhet të jetë elegant, me gjymtyrë të gjatë, i shpejtë si lepur, i fort si lëkura dhe i qëndrueshëm si çeliku. Ne jemi të vendosur për të krijuar një rracë të re”.
Mustafa Nano: Kam lexuar diku, që një bashkëkohës i Adolf Hitlerit, i cili kishte patur simpati për nazizmin, kishte asistuar në mitingjet e tij, kishte tubuar për fjalimet e tij dhe më pas kur u ftillua bëri një eksperiment, fjalimin që e dëgjoir para tij live, e lexoi të nesërmen në gazetë dhe kuptoi që ishte një fjalim banal.
Andrea Stefani:Kjo lidhet me atë që përmend Frojdi. Infektimi në turmë, turma të infekton me pasionin e aj. Kjo lidhet me mënyrën si shprehet oratori, dhe me momentin historik që kalon shoqeria, siç po kalonte shoqëria gjermane, duke krijuar unitet me fjalet e liderit që njerëzit i ndjejnë dhe gjermanët ranë në atë grackë edhe pse ishin popull shumë i kultivuar. Edhe shqipëria rënë në këtë grackë, falë të njejtës propagandë si ne kohen e Enverit, “jeni ju pa jemi ne”. Është mënyrë populiste për t’i bërë masat të ndihen sikur janë ata zot.
Musafa Nano: Ne jemi duke pritur në qershori statusin, do ta marim?
Andrea Stefani:Nuk di ta them, kam qenë më optimist tre javë më parë, tre muaj më parë kam qenë jo optimist, pastaj ngjarjet ne ukrainë më bën më optimist, duke qënë në krah të natos, emndova se gjeo-strategjikisht perëndimi do ta forconte me demokraci krahun që ështe Shqipëria. Tani me kanë trembur zgjedhjet në PE dhe fuqizimi i krahut anti BE, që kundërshton ksenofobët, do ketë mundësi të përcjellë frymat e tij për zgjerimin, nga ana tjetër ështdhe kjo qe po ndodh në Shqipëri, kjo opozitë vibrante që po bën Sali Berisha nëpërmjet grevave nuk shkon në të njejtën linj me integritetin.
Musafa Nano: Ti po të ishte kryeministri hollandez, do thoje po?
Ne duhet të kuptojmë se edhe qëndrimet ekstreme që marrin shpesh qeveritë, nuk janë ashtu se ashtu i mendojnë ata, por sepse ajo është kërkesa që jep turma poshtë. Nje kryeministër duhet të shoh nëse kërkesa për jo nga poshtë, ishte e fort nuk mendoj se do të rrezikonte pozicionin e tij dhe të partisë së tij, të qeverisë së tij për një po ndaj Shqipërisë.
Musafa Nano: A e meritojnë shqiptarët?
Shqiptarët e duan Europen edhe pse nuk e kuptojnë se çdo të thotë të jesh europian. Statusi i kandidatit është një emulacion, ndaj kjo më bënë të them që duhet t’ja japin. Për tu bërë anëtare nuk e meriton, nuk i ka standartet , jemi shumë larg për fat të keq, por statusi i kandidatit që është nje shpikje e viteve të fundit, për t’i dhënë kurajo, për ta mbështetur,. Është si nota që mer në shkollë, për të ecur para, është një notë, por nuk merr vitin, është nxitje që mësuesi e bën për nje person që përpiqet por nuk ka rezultatet e duhura.
Foto, numër: 0,9999999999999999…
Andrea Stefani: Ky është një numër periodik, i cili më kujton paradoksin e Zenonit, që akili nuk do e arrij kurrë breshkën dhe më kujton trazicionin shqiptar dhe faktin që nuk po shkurtojnë dot distancën nga Europa.
Foto,( ilaçe)
Mendoj cili do të jetë ilaçi për mjekësinë shqiptare që është shumë e sëmurë. Më pëlqen shumë reforma e Obamës për shëndetësinë, këtu familjarët kanë fëmijët e sëmurë dhe nuk i operojnë dot pasi operacionet kanë çmime maramendëse.
Foto, shtypi (njerëz që lexojnë gazeta)
E shoh si një kohë mjaft të lezeçme atë aty, kam nostalgji. Jemi në një fazë ku krahas librit leximi i gazetës po bie. Do lexojmë më shumë në internet, por të paktën të lexohet.
/Marrë nga "OraNews/
Comments
Andrea Stefani dukej me pak
<p>Andrea Stefani dukej me pak optimist per statusin??? Mos mer, si t'ia bejme, eshte koke e madhe ai dreq edhe kur flet ai duhet degju patjeter :P</p><p>O Muco jo kaq qesharak mer daj te fillosh te therashesh edhe debila si Kapter Stefani ne emision. </p><p> </p>
Add new comment