Mediat një piramidë mendimi?

Postuar në 02 Maj, 2014 08:15

Në shkrimin e Daria Bignardit me titull: “Ju ftoj në Tiranë e Stamboll nëse jeni kundër Evropës”, një komentues që prezantohet si “anonim”, pra pa pseudonim, ka lënë këtë koment të cilin menduam ta nxjerrim më vete.

 

Ka nje problem shume te madh me shkrimet qe botohen. rreth 95-98 % e tyre jane thjesht sherbime, apo si i thoni ju 'qoka', pa ndonje fill logjik te qarte pervec sherbimit klientelist. rrallehere gjen te kete ndonje shkrim qe ka vertet domethenie, dhe kryesisht keto vijne ose nga njerez qe jane deri diku anonim per publikun e gjere, ose qe shkruajne fare rralle, ose kur ndizet muhabeti mes ketyre sherbyesve. fatkeqesisht, ndryshe nga Italia dhe Britania apo dhe Franca, ku establishmenti politik po vihet dita dites ne pikepyetje me perqindje elektorale dhe me media alternative, Shqiperia ngelet thjesht nje piramide e rendomte mendimi, ku maja eshte pergjithesisht politike, dhe ku idete e verteta per transformimin e shoqerise mbyten qe ne gjeneze, sigurisht duke u ofruar rinise dhe njerezve ne teresi kete shterpesi mendimi, sidomos ne kete periudhe kur libri ka dale ne plan te katert a te peste. Ne vend se te reflektojne ide qe mund te behen dhe liber, shkrimet ne mediat ne gjuhen shqipe jane thjesht kolazhe te shemtuara fotografike te situatave te njohura, me ndryshime toponimesh dhe emrash.

Comments

Submitted by kuku (not verified) on

<p>llogarit qe ky anonimi ka nje lexueshmeri me te madhe se sa te gjithe keto artikullshkruesit qe ju keni ketu, sigurisht pervec te vecuarit Fatos Baxhaku, dhe ka nje lexueshmeri te karahsueshme me majen e piramides Mentor Kikia. Keto media zoteria vijne era myk.</p>

Submitted by Lluka (not verified) on

<p>Se jane keta Mentorë &nbsp;Kikia qe shfaqen si fanti spathi gjithandej me shterpesine e tyre, prandaj njerzit do te braktisin edhe shtypin &nbsp;sikunder librin.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.