Basha: Ata që më demek janë tallur e kanë qeshur me akuzat e opozitës, janë vetëpaditur para opinionit publik

Postuar në 10 Maj, 2014 14:50

Për kreun e PD-së, Lulzim Basha “ngjarja e sotme në Divjakë nuk është skandali i radhës, por ajo na tregon se sa larg ka shkuar dhe sa shumë fuqi ka marrë karteli i drogës me suport dhe mbështetje politike qeveritare në vend”. 
“Zullumi këputet kur trashet. Zullumi me trafikun e drogës, sipas gjithë informacioneve tona dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, ishte trashur e po trashej kaq shumë, sa që sot u këput”, u shpreh Basha. 
“Sot, ata që më demek janë tallur e kanë qeshur me akuzat e opozitës, janë vetëpaditur para opinionit publik si bashkëpunëtorë të hapur me narkotrafikantët.”

Kreu i PD-së e mbylli deklaratën duke thënë se, “bashkë me avionin e drogës ka rënë edhe qeveria e mashtrimeve dhe dështimeve. Nuk ka rrotë apo mushkonjë ta shpëtojë nga gjykimi i drejtë i popullit”.

S.S

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>O trap. Sipas teje ata qe po bejne trafik arrestuan veten. Prit se do ti dale koka edhe ketij muhabeti se nuk ka trafik qe shpellaret e Berishes nuk jane te perlyer.</p>

Submitted by Andon (not verified) on

<p>Nuk e kuptoj kush e kapi avionin dhe drogen Opozita apo Qeveria. Nese e kapi qeveria, kjo qenka fare budallaqe qe edhe e organizon trafikun e droges dhe dergon policine ti kapi trafikantet qe t&#39;i jape dore opozites te beje &quot; opozite&quot; me fakte.</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Lulshkë po sa herë të kemi thënë që thellohu moj Lulushkë thellohu masandaj ahahah çfryu</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.