Basha: Ata që më demek janë tallur e kanë qeshur me akuzat e opozitës, janë vetëpaditur para opinionit publik

Për kreun e PD-së, Lulzim Basha “ngjarja e sotme në Divjakë nuk është skandali i radhës, por ajo na tregon se sa larg ka shkuar dhe sa shumë fuqi ka marrë karteli i drogës me suport dhe mbështetje politike qeveritare në vend”.
“Zullumi këputet kur trashet. Zullumi me trafikun e drogës, sipas gjithë informacioneve tona dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, ishte trashur e po trashej kaq shumë, sa që sot u këput”, u shpreh Basha.
“Sot, ata që më demek janë tallur e kanë qeshur me akuzat e opozitës, janë vetëpaditur para opinionit publik si bashkëpunëtorë të hapur me narkotrafikantët.”
Kreu i PD-së e mbylli deklaratën duke thënë se, “bashkë me avionin e drogës ka rënë edhe qeveria e mashtrimeve dhe dështimeve. Nuk ka rrotë apo mushkonjë ta shpëtojë nga gjykimi i drejtë i popullit”.
S.S
Comments
O trap. Sipas teje ata qe po
<p>O trap. Sipas teje ata qe po bejne trafik arrestuan veten. Prit se do ti dale koka edhe ketij muhabeti se nuk ka trafik qe shpellaret e Berishes nuk jane te perlyer.</p>
Nuk e kuptoj kush e kapi
<p>Nuk e kuptoj kush e kapi avionin dhe drogen Opozita apo Qeveria. Nese e kapi qeveria, kjo qenka fare budallaqe qe edhe e organizon trafikun e droges dhe dergon policine ti kapi trafikantet qe t'i jape dore opozites te beje " opozite" me fakte.</p>
Lulshkë po sa herë të kemi
<p>Lulshkë po sa herë të kemi thënë që thellohu moj Lulushkë thellohu masandaj ahahah çfryu</p><p> </p>
Add new comment