Akuza: Oficeri “tradhtar” i policisë sonë, i kalonte informata Guardia di Finanza-s për trafiqet shqiptare!

Ka edhe “tradhti” të tillë: Dritan Zagani, 42 vjeçari shkodran që konsiderohej një prej oficerëve më të mirëtrajnuar në fushën e luftës kundër narko-trafikut ka dalë dje para gjykate, dhe është qartësuar se italiani misterioz që ai informonte, në fakt nuk është një qytetar i thjeshtë, as një trafikant, por një oficer i Guardia di Finanza-s. Sërish emri i tij mbahet sekret, ose të paktën kështu pretendojnë kompetentët e hetimit, por dyshohet se gjithë blloku që Guardia di Finanza iu bëri tonelatave të hashashit që dilte nga brigjet tona, ishte pikërisht për shkak të këtij komunikimi mes dy oficerëve, shkruan e perditshmja "Shekulli".
Sipas gazetës, është kuptuar se në fakt, zyrtari i Policisë, prej kohësh ka mundësuar dhënien e informacioneve të sakta në drejtim të homologëve italianë, të dhëna që policia dhe prokuroria mohojnë t`ua ketë vënë në dispozicion eprorëve të vet. Pra, një bashkëpunim jashtë linjës zyrtare nga ana e Zaganit. Duhet thënë se grupi i hetimit dyshon oficeri ka dhënë informacion kundrejt pagesës, pasi është zbuluar edhe një transfertë që është kryer për llogari të Zaganit. Mirëpo shumë pikëpyetje ngrihen pas këtyre detajeve, që e ndryshojnë historinë e ditëve të para: Sepse Zagani nuk paska qenë bashkëpunëtor i trafikantëve, por dekonspirues i tyre; nga ana tjetër, nuk mungojnë spekullimet se Guardia ka siguruar kësisoj informata që përndryshe, nuk do t’i merrte nga linja zyrtare e policisë sonë.
a.k
Comments
Ka bere nje gabim te

Ka bere nje gabim te pafalshem me sa duket ky oficeri, nuk ka informuar eproret e vet Rilindas. Perse ta kete bere valle? I poshtri!

Pra do dale e qarte shpejt qe

Pra do dale e qarte shpejt qe oficeri ska lidhje fare me trafikantet por i ka luftuar ato! Por gabimi i madh qe ka bere eshte se nuk paska marre "leje" per te bashkepunuar me italianet e GdF!

Dhe natyrisht ka kontrate te hershme bashkepunimi midis paleve shqiptare dhe italiane! Dhe kur dihet sa "te forte" eshte pala jone per ta luftuar trafikun, ky "tradhetari" na bashkepunoka me italianet, merrka edhe shperblime pale....

Dhe gjithe ky show qe behet prej kaq ditesh, qe e denigrojne si ordiner punonjesin e tyre, nuk nderon asnje person ne kupolen e policise, qofte dhe Ministrin!

Sa turp!!!!! Si mund te
Sa turp!!!!! Si mund te arrini deri ne kete pike ne gazetari?! E verteta eshte qe oficeri shqiptar bashkepunonte me nje oficer italian i cili ishte INFILTRUAR si narkotrafikant. Oficeri shqiptar nuk e dinte qe italiani punonte per Guardia di Finanza. Gazetari e kupton ndryshimin?
S'kam fjale!. Cfare krimi

S'kam fjale!. Cfare krimi paska bere ky "tradhetari"? Qe luftoi krimin e organizuar? Ndaj dhe duhet demaskuar e bere publik emri i ti? Me duket se dhe Respublica ka filluar te rreshqase pak....Qofsha e gabuar!

Add new comment