Rick Perry: Ushtarët që urinuan mbi kufomat bënë një çapkënllëk të moshës

Ndërsa fotoja e marinsave që urinonin mbi kufoma telebanësh afganë ka marrë dheun, në SHBA ka nisur një debat lidhur me këtë çështje. Pritej që gjesti të dënohej njëzëri, por ka zëra që përpiqen ta minimizojnë atë që duket. Administrata Obama e ka dënuar gjestin pa u menduar dy herë, dhe është duke ndjekur hetimin ushtarak dhe shqyrtimin e rastit ‘në kolektivin’ e trupave të marinsave. Në të njëjtën linjë ka ecur dhe John McCain, i cili njihet për të shkuarën e tij si ushtarak model: “Marinsat janë krenarë për faktin që ata nuk ulen kurrë në nivelin e atyre, kundër të cilëve bëjnë luftën. Dhe kjo që ka ndodhur e lëndon këtë imazh”.
Por jashtë korit është dëgjuar zëri i guvernatorit të Teksasit, Rick Perry-it, i cili është dhe një nga kandidatët republikanë për postin e Presidentit. “Ushtarët amerikanë sigurisht që duhen qortuar”, tha ai, “por as që duhet çuar në mendje që të ndiqen penalisht.”
Pse e sheh këtë ngjarje kështu? E ka gati përgjigjen: "Të gjithë e dimë se djemtë 18-19 vjeçarë bëjnë vazhdimisht çapkënllëqe. Dhe kjo që ka ndodhur është punë 18-19 vjeçarësh”.
Nuk ka qenë bindës me këtë qëndrim. Por nuk pritet që kjo gjë ta dëmtojë në garën presidenciale, në të cilën ai është bajagi i dëmtuar për arsye të tjera.
E.G.
Comments
Kujdes! nuk eshte foto por

Kujdes! nuk eshte foto por video

Pse 18 - 19 vjecare cokeni ne

Pse 18 - 19 vjecare cokeni ne Afganistan?

Sipas te dhenave te vete shtypit amerikan 350-360 mije ushtarake te kthyer nga fronti i Irakut dhe Afganistanit, jo vetem qe kane nevoje per trajtim psikologjik,

por nje pjese e konsiderueshme kane shkalluar!

Mos te flasim per 40 mije invalide !

Add new comment