Basha kërcënon me destabilizim politik, nësë nuk arrihet konsensusi për reformën territoriale

Në një kohë kur mazhoranca ka bërë të ditur se nuk mund të presë pafundësisht opozitën për reformën territoriale, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë apel qeverisë që të krijojë mundësinë e konsesusit për reformën territoriale.
“Nuk është vonë për të reflektuar. Nuk kemi kërkuar asnjë gjë me shume se ç’kërkon Kushtetuta për respektimin e qytetarëve dhe çka qenë traditë në këto 23 vite për reformat e tilla. Nuk e kuptojmë nxitimin e njëanshëm të qeverisë për rivijëzimin e kufijve. I bëj thirrje kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta të bëjnë të mundur konsesusin”, tha kreu i PD-së.
Basha theksoi se për këtë reformë është i domosdoshëm konsensusi, pasi mund të ketë pasoja. “Opozita do ta përdorë me mirëbesim për të arritur një produkt në të mirë të qytetarëve. Refuzimi do ketë pasoja drastike. Do e fusë vendin në një spirale destabilizimi politik. Refuzim i konsensusit do të thotë refuzim i bashkëjetesës”, ka përfunduar Basha.
S.S
Comments
Hepo kur bene dhe Lulushka te
<p>Hepo kur bene dhe Lulushka te beje presion kush jane ata koke trashe qe do i vene pas</p><p> </p>
Keshtu eshte kur
<p>Keshtu eshte kur pandeshkueshmeria e politikaneve eshte bere ligj ne Shqiperi. Ky vrases kercenon per vrasje te tjera nderkohe qe keta te PS qe i zgjodhem per te vene drejtesine ne vend nuk kane guxim te bejne asnje gje. </p>
Add new comment