Basha kërcënon me destabilizim politik, nësë nuk arrihet konsensusi për reformën territoriale

Postuar në 18 Prill, 2014 04:11

Në një kohë kur mazhoranca ka bërë të ditur se nuk mund të presë pafundësisht opozitën për reformën territoriale, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë apel qeverisë që të krijojë mundësinë e konsesusit për reformën territoriale.

“Nuk është vonë për të reflektuar. Nuk kemi kërkuar asnjë gjë me shume se ç’kërkon Kushtetuta për respektimin e qytetarëve dhe çka qenë traditë në këto 23 vite për reformat e tilla. Nuk e kuptojmë nxitimin e njëanshëm të qeverisë për rivijëzimin e kufijve. I bëj thirrje kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta të bëjnë të mundur konsesusin”, tha kreu i PD-së.

Basha theksoi se për këtë reformë është i domosdoshëm konsensusi, pasi mund të ketë pasoja. “Opozita do ta përdorë me mirëbesim për të arritur një produkt në të mirë të qytetarëve. Refuzimi do ketë pasoja drastike. Do e fusë vendin në një spirale destabilizimi politik. Refuzim i konsensusit do të thotë refuzim i bashkëjetesës”, ka përfunduar Basha.

S.S

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Hepo kur bene dhe Lulushka te beje presion kush jane ata koke trashe qe do i vene pas</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>Keshtu eshte kur pandeshkueshmeria e politikaneve eshte bere ligj ne Shqiperi. &nbsp;Ky vrases kercenon per vrasje te tjera nderkohe qe keta te PS qe i zgjodhem per te vene drejtesine ne vend nuk kane guxim te bejne asnje gje.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.