Biberaj: nuk po diskutojmë mbi krijimin e partisë, por mbi programin e saj

Aleksandër Biberaj, në ndryshim nga herët e tjera kur ka lënë të kuptohet se pritet të krijohet një parti e re, sot foli si një eksponent i partisë që ka filluar të marrë formë. E bëri këtë në studion e Shqipit të Rudina Xhungës. “Po punojmë me programin; po gjejmë kontaktet në territor; është një grup i madh njerëzish rreth kësaj nisme”, tha ai në thelb, e vetëm në fund, ndoshta ngaqë i është dukur se ka dhënë news më shumë se da duhet e se ka djekur ndonjë etapë në strategjinë e promovimit të kësaj nisme, ai bëri një prapakthehu të lehtë. “Po flas në titull personal”, tha. Por u mor vesh se ky prapakthehu nuk ishte për të korrektuar mesazhin që dha, por ish prej ndjesisë se tha më shumë se sa duhet në këtë moment të parë.
Besnik Mustafaj që ish, gjithashtu, në studio, u shfaq si mbështetës i kësaj nisme nga jashtë, por jo si pjesë e projektit. Mirëpo dha një mbështetje aq të fortë sa gati – ky është spekullim hë për hë – nuk të besohet të mos jetë pjesë e projektit. Por kjo mbetet për t’u parë, sidoqoftë.
Re.Pu.
Comments
Urimete behen varremihasit e
<p>Urimete behen varremihasit e vertete te asaj qe ka mbetur me emrin PD.</p>
Add new comment