M. Nano u përgjigjet lexuesve të shqetësuar nga fjalët e huaja

Lexuesi Hapi, në fund të shënimit tonë me titull “Tobin Tax: Do të bien dakord europianët?, bën një pyetje: “Ore, po ky është një sit shqip apo anglisht apo shqipnglisht?”. Ndërsa lexuesit me emrin ‘Adi’, ‘Anonim’ dhe ‘Po sikur’ shprehin të njëjtin shqetësim pas lajmit tonë me titull “Eksponentët e së djathtës i japin endorsement Topit”. Adi thotë: “I lutem redaksisë të shkruajë shqip, me që e ka marrë në gazetën "Shqip". "endorsement" !!! Anonimi thotë: “Mos e egzagjero me këto anashkalimet e shqipes sikur të vjen natyrshëm anglishtja, a thua se ti je rritur ne Bronx...”. Ndërsa ‘Po sikur” përdorte një gjuhë më të ashpër.
Është folur shumë lidhur me këtë dukuri. Edhe mua ma kanë bërë vërejtje ca si shpesh. Por kjo është një nga vërejtjet që e refuzoj, sidomos në rrethanat, së pari kur fjala apo termi në anglisht ka filluar të rrijë mirë në gjuhët e tjera të botës, dhe së dyti kur në shqip nuk gjendet dot një fjalë apo term alternativ. Tobin Tax, fjala vjen, thuhet Tobin Tax në të gjitha gjuhët e botës, dhe prandaj do të thuhet se s’bën Tobin Tax, e në vend që të zemërohemi me ata që e përdorin, bëjmë mirë ta mësojmë e ta memorizojmë si fjalë e si koncept (nëse kemi interes për lajmet ekonomike). Sa për fjalën ‘Endorsement’, kjo ka hyrë në terminologjinë politike, dhe përdoret si fjalë edhe në vende jo anglishtfolëse. Në shqip do të përkthehej gjatë, e prandaj, sipas meje, bëjmë mirë t’i pranojmë si pjesë të fjalorit tone e të bëjmë çmos t’u marrim kuptimin. S’kemi rrugë tjetër, mendoj unë. Madje, edhe lexuesit që ankohen, pa e kuptuar, përdorin fjalë të anglishtes; nga një fjali kanë shkruar e nuk kanë bërë dot pa fjalët sit e egzagjeroj.
P.S. Në kundërshtim me ç’mund të mendohet, anglishtja nuk hyn tek armët e mija më të forta. Prandaj s’do t’ia lejoja vetes të përdorja fjalë anglisht “për t’u dukur” (nëse do të bija dakord se m'pëlqen të dukem).
Comments
I nderuar z. Nano. Shqetesimi

I nderuar z. Nano.

Shqetesimi i lexuesve ne rastin konkret eshte i drejte.

Nuk është e vërtetë që “endorsement-i” është një term ndërkombëtar. Ja si përkthehet sipas fjalorëve.

Shqip: miratim, nënshkrim, vërtetim, klauzolë apo sanksion në një kontratë apo policë sigurimi.

Frëngjisht: approbation, endossement, appui, signature, condition dans le contrat.

Gjermanisht: Billigung, Bestätigung, Sichtvermerk, Indossament, Zusatz, Nachtrag, Giro, Strafvermerk.

Italisht: approvazione, appoggio, girata.

Ja shpjegimi në fjalorët anglisht, që përfshin kuptimet e mësipërme në shqip, italisht, frëngjisht, rusisht:

1. approval or sanction:

2. the placing of one's signature, instructions, etc., on a document.

3. the signature, instructions, etc., placed on the reverse of a commercial document, for the purpose of assigning the interest therein to another.

4. a clause under which the stated coverage of an insurance policy may be altered.

Për sa i përket përdorimit të termit në politologji, Wikipedia jep këtë shpjegim:

“Political endorsement is the action of publicly declaring one's personal or group's support of a candidate for elected office (“Political endorsement”: “miratimi politik” është aksion i deklaruar në mënyrë publike i mbështetjes personale ose në grup i një kandidati për zyrën elektorale)”.

E mira është, nëse përdoret një term specific në gjuhë të huaj, autori të jepte në kllapa shpjegimin në shqip.

Ju zoti Nano shquheni për bukurinë që doni t’i jepni frazës. Prandaj përdorni një edhe një huazim frëng si “entourage”, që në shqip ka një fjalë të shkëlqyer të vjetër “ekzotike” si “shpurë”, Po ashtu në shqip për “entourage” përdoret “rreth”; në kohën e komunizmit përdorej “grup i shoqërimit”. “Entourage” (anturazh-i) konsiderohet si një huazim-anakronizëm në shqipe qysh para 60 vjetësh.

Nëse juve, si autor, ju pëlqen “snobizmi” gjuhësor (këtu nuk ka asgjë të keqe), keni anën e kundërt: përdorni dhe shumë turqizma. Një lloj “turlie” oksidentale-orientale. Gjuha juaj si autor mund të përcaktohet me “statusin”: Midis Lindjes dhe Perëndimit / As Lindje as Perëndim. Siç duket, këtu ndikon fakti që e folmja e Skraparit është e mbushur me orientalizma. Sa për kurreshtje, nëse e dini, gjermanët dhe rusët kanë financuar një ekspeditë ndërkombëtare për mbledhjen e orientalizmave ne fshatin e Leshnjës të Skraparit. Është fakt “ekzotik”. Mund të pyesni .

Shihni “Turkish in the Balkans: Roles and Reversals”. International Conference - Languages and dialects of minorities in the Balkans], University of St. Petersburg, St. Petersburg, Russia, 11-12 June 2004. Në një libër të botuar në Gjermani për këtë konferencë, është një studim mbi dialektin tosk të fshatit të Leshnjës së rrethit të Skraparit nga Xhelal Ylli dhe një studim i dy albanologeve ruse “Mbi turqizmat në të folmen shqip të fshatit të Leshnjës në rrethin e Skraparit”.

Miqësisht: Idriz Tafa

I nderuar Zoti Nano, E marr

I nderuar Zoti Nano,

E marr te mireqene se, perderisa keni zgjedhur te komunikoni me publikun e gjere, jeni te interesuar qe te keni sa me shume lexues. Besoj se kjo gje kerkon, nder te tjera, nje gjuhe te qarte dhe te kthjellet. Bombardimi qe ju, ne teresi si redaksi dhe personalisht, i beni gjuhes shqipe me fjale te huaja te perdorura shabllon eshte i panevojshem, i bezdisshshem dhe pengese (ndonjehere deri ne bezdisje) ne komunikimin e qarte me publikun. Mund te kete nje sere motivesh qe ju shtyjne drejt ketij importimi, kopjimi apo imitimi te patakt (mendja me thote qe deshira per t'u dukur dhe ndjenja e kotesise duhet te jene nxitesit kryesore), por arsyeja qe ofroni ju si justifikim - mungesa ne shqip e fjaleve qe percjellin te njejtin kuptim - eshte arsye boshe. Nese ju nuk arrini vertet te gjeni fjale te peshtatshme ne shqip, gjasat jane qe ose nuk njihni mire shqipen ose nuk njihni mire anglishten ose nuk njihni mire as njeren dhe as tjetren.

Per t'jua ilustruar kete arsyetim timin, po marr dy shembujt qe ju sillni ne pergjigjen tuaj ndaj kritikave te meparshme ne lidhje me kete ceshtje. Ju thoni se "Tobin Tax" perdoret keshtu ne te gjitha gjuhet e botes dhe duhet te thuhet keshtu se s'ben. Jeni i gabuar ne te dyja keto pretendime. "Tobin tax" ne shumicen e vendeve te botes (ne mos ne te gjitha) shprehet permes togfjaleshit qe permban fjalen lokale per "takse" e pasuar, natyrisht, nga emri i Tobinit. Pra ne shqip, mund te thuhet thjesht, qarte dhe shqipce "taksa Tobin". Po ashtu, ju thoni se fjala "endorsement" ka hyre ne terminologjine politike dhe perdoret edhe ne vende jo anglishtfolese dhe prandaj duhet ta perdorim edhe ne ne shqip. Kjo fjale nuk ka hyre ne asnje terminologji politike dhe me nje veshtrim te shpejte nuk me duket se perdoret ne ndonje vend joanglishtfoles, me perjashtim te disa komentatoreve, gazetareve apo folesve joakademike dhe joserioze italiane (qe pergjithesisht jane shembuj imitimi dhe frymezimi per nje pjese te madhe te gazetareve tane me formim te manget kulturor, akademik apo profesional - por kjo eshte teme me vete diskutimi). Ne shqip fjalet "mbeshtetje", "miratim" apo "perkrahje" te shoqeruar nga mbiemri "formale" apo "publike" percjellin te njejtin kuptim qe percjell fjala "endorsement" ne anglisht.

Por nje shembull tjeter i disa koheve me pare eshte edhe me domethenes per arsyet e kesaj dukurise ne fjale. Ne nje sere komentsh rreth akuzave te Berishes per grusht shteti me 21 Janar, ju keni perdorur vazhdimisht fjalen "putsch" ne vend te fjales "puc". Madje, ne menyre qesharake, e lakuar ne shkrimet tuaj fjala shfaqej si "putch-in", "putsch-it", etj. (me sa duket per te treguar me kete lloj lakimi korrektesine tuaj te kulluar me rregullat e gjuhes shqipe!). Fjala "puc" jo vetem qe egziston ne shqip, por eshte nje fjale e rrahur jo pak ne shkrimet dhe diskutimet publike e private. Per me teper, ajo nuk eshte as fjale me origjine angleze, por gjermane. Per keto arsye huazimi i saj ne variantin anglisht, nuk mund te justifikohet as me mungesen e fjales ne shqip dhe as me ndikimin e anglishtes ne gjuhet e tjera. Habia me e madhe e ketij rasti qendron ne faktin se, ndersa ne dy rastet e mesiperme burimi i informacionit mund te kete qene ne gjuhen angleze, ne rastin e "pucit" burimi eshte shqip dhe nuk gjej justifikim se pse fjala ne shqip duhej perkthyer ne anglisht qe te percillej e kuptohej ne shqip!

Nuk jam partizan i gjetjes dhe sajimit me cdo kusht te fjaleve shqip per te shprehur fjale apo koncepte qe egzistojne ne gjuhe te huaja por jo ne shqip. Per kete arsye, mendoj se futja ne menyre te pershtatur e fjaleve dhe termave te huaj (vecanerisht ne fushen e teknologjise, shkencave shoqerore apo filozofise) eshte e nevojshme dhe e pashmangshme. Ne te njejten kohe, mendoj se perdorimi i fjaleve te huaja kur kjo gje eshte e panevojshme dhe e pakerkuar eshte tregues i perpjekjeve siperfaqesore profesionale e intelektuale, ne mos shprehje e kotesise qe ka pushtuar shume njerez ne ditet e sotme.

Pershendetje

Rigers Lako

Zoti Nano, po ngaterron

Zoti Nano, po ngaterron portokallin me aranxhaten. Endorsment eshte ndajfolje kurse Tobin eshte emer i pervecem i nje njeriu. :)) Po ta kesh vene re, nuk ka fjalor te emrave te pervecem sepse...sepse s'ka domethene.

Te fala

Toni i Ri (Newtoni)

nje vendi yne fqinj,qe

nje vendi yne fqinj,qe pothuajse ''ben ligjin'' ne shqiperi,fjalen me te nderkombetarizur ne bote -internet-e perdor te perkthyer ne greqisht -dhiadhiktio-(nder rrjet).i ashtuquajturi evropianizim ne shqiperi me sa duket eshte konceptuar si anglo-latinizim i shqipes dhe afrikanizim i ekonomise.pasurine me te madhe qytetrimore qe kemi ne si komb duam ta shkaterrojme ne emrin e nje perfshirje(integrim per shqipish folesit) servile e gjithe komplekse.ka ikur me kohe ,koha kur ndoshta konsiderohej i dale ,i ditur apo i zgjuar ai qe perdorte ndonje ''implementim'' apo ''delimitim''.besoj se me fundin e periudhes 20 vjecare ''tanzitore'' do te marre fund edhe cirku me gjuhen.B

Po e nis turqisht komentin :

Po e nis turqisht komentin : vallahi bilahi , or zoti Nano, po ia fusni nje cike kot. Te pakten ne gjermanisht, qe po jetoj prej vitesh kendej dhe po shkollohem per gjera me ekonomi, Tobin tax nuk ekziston por thuhet Tobin Steuer, dhe endorsement, as qe diskutohet qe nuk e perdor njeri se ka plote fjale te bukura gjermane per ate gje. Po ashtu edhe ne shqip, sic mund te kene permendur parafolesit. per mendimin tim ne shqip endorsement duhet perkthyer : i dha mbeshtetjen e tij publike etj...

Zoti Nano ! Ju lutem perpiquni jepni kontributin tuaj ne ruajtjen e gjese me te shtrenjte qe kemi te identitetit kombetar ! Edhe sikur te kerkoje dyfishim te kohes se shkrimit te artikujve.

Te shqetesohesh nga perdorimi

Te shqetesohesh nga perdorimi i tepruar apo pa vend i fjaleve te huaja me duket nje gjetje e sforcuar per debat nga te dyja palet. Po aq i stisur sa dhe vete "shqetesimi" i nje kojoti te rregjimit aktual si E. Tupja i cili nga faqet e Panorames ka rene ne sekelldi me performancen gjuhesore te TVSH-se. Me durimin e ekspertit gjuhesor ka arritur te gjeje problemin qe mundon kete palo televizion te tipit : “Takimet që pala shqiptare ka zhvilluar me homologët e tyre grekë…” në vend të “takimet që pala shqiptare ka zhvilluar me homologët e saj grekë…” apo nje shprehje perçudnuese sipas tij si : “Ministria X është e gatshme dhe bashkëpunuese për të kryer…” në vend të “Ministria X është e gatshme të bashkëpunojë për të kryer…”.-Duhet te kesh stomak te forte te pertypesh kete fare shqetesimi prej specialisti te gjuhes. Stomak prej kojoti ne fakt....

P.S Kam perdorur termin "kojot" pasi homologu "çakall" ne shqip me duket goxha fisshem per kete kategori.

Mendoj se ne gjuhen e

Mendoj se ne gjuhen e gazetarise lejohen edhe keto shprehje te huaja qe lindin e perhapen ne kontekste te caktuara nderkombetare edhe pse ne rastin konkret "endorsement" mund te zevendesohet fare mire me "mbeshtetje" .

Problemi kryesor qendron ne shkallen e emancipimit kulturor e gjuhesor te lexuesve. Sigurisht nuk jam dakort me perdorimin vend e pa vend te fjaleve te huaja sepse jo vetem qe nuk e pasurojne gjuhen shqipe, por perkundrazi e shperfytyrojne ate.

Ndjek kurdohere me interesim

Ndjek kurdohere me interesim e vleresim kete faqe interneti te shtypit shqiptar.Shkrimet dhe analizat e z.M.Nano i lexoj kudo qe jane botuar sepse i vleresoj si shume te vlefshme dhe te shendosha.Po ashtu vleresoj kendin e pergjigjeve te tij per lexuesin(ndonese nuk duhen perdorur titulli "Authors & Readers", po ta pranoje kryeredaktori te vihej "Pergjigje lexuesve").Me duket se eshte nje rubrike tejet e vecante qe ka vlere dhe i jep nder kesaj faqe:respekti per lexuesin eshte respekt ne rradhe te pare per vete redaksine.Ndonese nuk jam i nje mendjeje me disa lexues dhe me verejtjet e tepruara,nuk ben keq zoti Nano qe u pergjigjet,por do te kisha dashur qe keto pergjigje te ishin me modeste,me te ngrohta.Nuk ka asnje qe te mos beje gabime,por gabimi dhe verejtja ndaj tij e pranuar eshte shprehje kulture dhe edukate,eshte ne vetvete nje virtyt qe shume kush nuk e gezon.Prandaj z.Nano ben mire t'i pranoje disa verejtje te shendosha(per pak sa nuk perdora edhe une fjalen e huaj "konstruktive") dhe t'a beje te tijen luften kunder perdorimit me vend e pa vend te fjaleve te huaja kur kemi fjalet ne gjuhen tone shqipe.Shtypi dhe TV kane ne dore nje arme te fuqishme per ruajtjen e drejtshkrimit dhe te gjuhes shqipe ne pergjithesi,duke e ruajtur nga huazimet dhe fjale te reja te krijuara nga shkrues te cfaredoshem dhe jo krijues e gjuhetare te mirefillte.Shtypi ben mire te luftoje e te mbroje perdorimin e drejtshkrimit dhe fjales se bukur shqipe nga "snobizmi"( te shtirurit per koka te medha e njerez te ditur me gjuhe te huaja) i shume plolitikaneve e intelektualeve(qe i ka hedhur era e kohes se maskarenjve ne anet tona,ne parlament,tregeti,politike dhe fletushka shtypi apo TV-re) dhe te ashtuquajturve intelektuale te rinj.Parlamenti shqiptar dhe disa TV-re,sic eshte TVSH-ra, jane bere fusha e betejes per percudnimin e bastardimin e gjuhes se bukur shqipe me fjalor te huaj e te pakuptueshem nga populli i thjeshte. Ne keto foltore shqipja perdoret dendur vetem kur eshte fjala per te share njeri tjetrin vendce,pra sic i thone ne gjuhen e rruges "me liber shtepie"! Kam edhe nje verejtje te vogel:perse na mundoni te plotesojme ato kerkesat e merzitshme e te mundismshme ne ate dritaren pa kuptim "CAPTCHA" (ndoshta kopjim i faqeve te huaja te internetit) per te shkruar ato fjale ose shifra pa kuptim.A nuk do te mjaftonte vetem kerkesa shqip "NISE!"?

Dy jane arsyet, per mendimi

Dy jane arsyet, per mendimi tim, te perdorimit te fjaleve te huaja vend e pavend nga gazetaret apo 'analistet' tane: 1. shkolla jone le shume per te deshiruar ne mesimin e shqipes, ndaj gazetaret, qe nuk e njohin gjuhen shqipe, duke qene se shumicen e lajmeve i marrin nga interneti, detyrohen te mesojne anglisht dhe tekstet i perkthejne fjale-per-fjale, se dhe anglishten e njohin cope-cope (apo ndonje gjuhe tjeter). Nje nga shembujt eshte shprehja 'e telefonova', qe ne shqip nuk ka kuptim, dhe forma e drejte e perdorimit eshte 'i telefonova'. Madje kam degjuar edhe te thone 'e martova', jo 'u martova', duke me lene gojehapur, se nuk po e kuptoja qe ai tipi nuk po thoshte se e kishte martuar te shoqen, po se ishte martuar me te. Keshtu nis nje varg i gjate perdorimi fjalesh te huaja, nga qe nuk njihet gjuha shqipe dhe Nano eshte nje prej ketyre personave.

2. perdorimi i fjaleve te huaja eshte edhe shprehje e kompleksit te inferioritetit te ketyre personave, ne pergjithesi te ardhur nga provinca pas viteve '90, qe duan te bejne figuren e 'evropianit-te-shetitur', e kthehen ne personazhe te denja per Balzakun. Ka shkrimtare, si Plasari, qe e perdorin me sukses fjalen e huaj ne tekstet shqipe, po vetem duke pasuruar gjuhen. Prandaj edhe une nuk jam dakord me Nanon dhe justifikimin e tij. Fjale ne shqipe ka sa te duash, apo mund edhe te formohen fjale te reja, po ky eshte nje proces qe do mendje te hapura e njohuri te mira te gjuhes meme, e cila eshte shume e pasur.

Add new comment