Integrimi i Ballkanit, Berlini sheh në “vend të parë” Serbinë

Refuzimi i Brukselit për statusin e vendit kandidat ka gjasa të nxisë një klimë mosbesimi ndaj vetë Bashkimit Europian në Shqipëri. Aq më tepër kur në mënyrë thuajse reflektive, “Jo-ja” për Shqipërinë, lidhet me “Po-në” për Serbinë. Gazeta “Shekulli”, shkruan në faqen e vet online, se ky dallim është theksuar edhe nga vetë kancelarja gjermane, Angela Merkel, që citohet nga agjencia “Reuters”. “Agjencia “Reuters” në versionin gjermanisht, pas daljes kundër të Gjermanisë për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë raportoi se, Merkel ka mbajtur qëndrimin se, Shqipëria nuk duhet të shpresojë për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Së pari sipas Merkel, duhen miratuar ligjet e nevojshme. Në kontrast, Merkel ka certifikuar progresin domethënës të Serbisë në përafrimin me standardet me BE-në duke theksuar se në janar do të zhvillohet konferenca e parë e hapjes së negociatave” shkruan “Shekulli”. Më shumë në: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=36907&kat=87
s.z
Comments
Kete duhet ta dinim, nuk ka

Kete duhet ta dinim, nuk ka se si te ndolle ndryshe me nje mentalitet te tille me 75% mysliman eshte e veshtire te pranohet ne boten perndimore

Nuk jemi 75% mysliman, por

Nuk jemi 75% mysliman, por jemi 55%.

Nese ia hedhim fajin fese per mosdhenien e statusit, thjesht po i shmangemi pergjegjsise. Fajin e kan veprimet, ose me sakte mosveprimet tona keto 23 vite tranzicion. Kur te levizim bythen nga vendi dhe te marim pergjegjsine per te ardhmen e shqiperise, atehere do te shperblehemi.

Sa per ate qe "Serbia eshte e para", fatkeqsisht eshte e vertete. Ekonomin per banor e ka me te larte se ne, edhe korrupsionin shume me te ulet se ne. Pse cuditemi ateher?! Ne vend qe te na vije inat se jemi "patriot". Patriotizmin duhet ta shfaqim me veprime dhe te bejme dicka per ta zhvilluar kete vend, se nuk do na e sjelli zhvillimin europa.

A e dini ç'pat thane Kennedy:

A e dini ç'pat thane Kennedy: "Ich bin ein Berliner"

Edhe un jam nji berlinez.

Add new comment