Shqiptarët që kanë shtëpi të dyta, tani me taksa të larta. Ish-kryeministri Majko: “Shtëpitë e dyta nuk janë tregues pasurie”

Zakonisht shtypi publikon mbledhjet e komisioneve parlamentare për shkak të batutave që deputetët shkëmbejnë me njëri-tjetrin, duke shpresuar se edhe këto lloj shakash përcjellin një lloj lajmi. Ndryshe puna me mbledhjen e djeshme të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, ku në kuadër të projektligjeve për taksat vendore dhe kombëtare, është diskutuar edhe për shtimin e taksave për shtëpitë e dyta. Zv.ministri i Financave, Ervin Mete është gjendur përballë reagimit edhe të deputetëve të shumicës qeverisëse. Kështu deputeti Pandeli Majko ka theksuar se “në Shqipëri shtëpia nuk është tregues i pasurisë”, duke iu referuar krahasimit që bëhet me vende të tjera. Kundërshtim ndaj kësaj mase ka shprehur edhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili ka bërë edhe një arsyetim të vetin. “Ne kemi shtuar tatimin mbi fitimin nga 10-15%, kurse këtu shkojmë në 200%. Ky është një qëllim penalizues që nuk i stimulon shqiptarët për asnjë arsye të blejnë banesë të dytë. Këto shtëpi mund të jenë objekt trashëgimie. Trashëgoj një shtëpi të dytë, ju thoni është tregues. Mund të trashëgosh shtëpi të dytë dhe je i mbytur në borxhe”, tha ai. Ja edhe përgjigja e zv. ministrit: “Nëse është në të njëjtin emër dhe dikush ka shtëpi të regjistruara në emrin e vet, i ka shtëpi të dyta, pavarësisht se çfarë mund të bëjë ai. Mendojmë se pasja e shtëpive të dyta, të treta, apo të pesta është reflektim i të ardhurave të larta dhe si të tilla janë bazë taksimi”. Mete ka theksuar se përjashtohen ato banesa që kanë kaluar në emër të fëmijëve, pasi kjo konsiderohet ndryshim pasurie.
s.z
Comments
por car jane o ...bukuroshi

por car jane o ...bukuroshi spanjes.....te tjeret skane ku te fusin koken, po helbete ku e di ti ceshte varferia ke qe 18 vjec deputet dhe po del ne pension po ashtu........sh...........nonen ketij populli o zagar.

po s'jane shtepite e dyta

po s'jane shtepite e dyta pasuri, atehere s'jane as pallatet e dyta.Po mire,meqe s'qenkan pasuri,pse i ble atehere?C'e do kur e ke shtepine?Ndersa per info ta dish se ne bote taksohen shtepite e dyta si biznes me qira,biles edhe kur te japin kredi per ta blere shtepine e dyte edhe lehtesirat ne taksa si per shtepine e pare nuk i ke.Le qe ju deputetet kur keni ndonje hesapin tuaj ia qani hallin vetes,si ajo deputetja qe do i bertase burri kur te çoje rrogen ne shtepi.Ne populli i shkrete duhet ti vrasim grate tona qe s'gjejne dot as pune,pa le per rrogen tjeter muhabet.

Nuk e di nese majko eshte

Nuk e di nese majko eshte ose jo i pasur por di te them me bindje qe shtepite e dyta ne nje pjese te madhe jane pasuri te blera nga emigrantet ne forme investimi, qeraja e te cilave sherben si burim jetese per familjet qe ata kane ne Shqiperi. Ketu nuk po flasim per tatim te te pasurve por te shtreses se mesme dhe ne kohe krize eshte gjeja me e gabuar qe mund te ndodhe.

Po normal, kur pranuat zarat

Po normal, kur pranuat zarat e Rames per ministra apo zv ministra, cfare prisni tani? Po pronat e tjera si do te taksohen? Per shembull tokat?

Ne Perendim taksohen edhe

Ne Perendim taksohen edhe shtepite e para, dhe jo vetem te dytat. Njera takse bazohet te vlera e shtepise, sa dhoma dhe sa kate ka, - dhe taksa e dyte qe ka lidhje me te paren ka te beje me vleren e saj fiktive ne rast se do jipej me qera. Shteti eshte takse dhe ligj. Asgje tjeter.

Po kur shteti s'eshte ligj

Po kur shteti s'eshte ligj dhe mbledh vetem taksa si i behet? A lejohet ne perendim te te ndertoje komshiu dy-tre kate pa leje mbi tarace duke rrezikuar te shembe gjithe pallatin? Ben vaki ne perendim te ndertojne pallat pa respektuar distancen e nevojshme mes ndertesave? A ndodh ne perendim te mos paguajne banoret e pallatit per mirembajtjen e pjeseve te perbashketa te pallatit?

verte qe taksohen edhe

verte qe taksohen edhe shtepite e para,por me kritere te tjera me te lehtesuara.Perveç qe taksohen me pak se shtepia e dyte,edhe qiraja e dritave eshte me e ulet ne shtepine e pare sesa tek e dyta,ta them sepse e di mire dhe ku jam me qera u desh ta bej ne emrin tim qe ta paguaj une si qiraxhi.

Nqs rriten taksat per

Nqs rriten taksat per shtepite e dyta, qe ndoshta pronaret i leshojne me qera, atehere pronaret detyrohen te rrisin qerate e ketyre shtepive. Tani, cila pjese e popullsise eshte qeraxhi? Pjesa e varfer e pupollsise apo jo. Me nje fjale, ato qe do e pesojne ne kete mes kete takse me shume jane pjesa e varfer e votuesve. Me qe donin Ramen kryeminister, mire t'ju behet.

I thua o Katarakt po kujt i

I thua o Katarakt po kujt i thua, keta jane vica. Qeraja e shtepise se dyte eshte nje rroge tjeter. Majko trapi thote nuk eshte tregues pasurie???.....

O shoku rroge tjeter dmth

O shoku rroge tjeter dmth kur e ke nje rroge por kur nuk ke rroge tjeter atehere kjo eshte e vetmja rroge . Dhe kjo rroge tatohet 10% dhe duke llogaritur mesateren e vleres se qerave i bie qe ky tatim per kete rroge te jete me i larte se i njejti tatim per nje rroge ne shtet. Por nuk mbaron ketu sepse pervecse paguajne tatim me te larte se rrogat e shtetit atyre u duhet te paguajne dyfishin e takses per m2.

Prandaj bjeri pak lapsit para se te llapesh

Majko duket se krahason

Majko duket se krahason atdheun e Origjines, Gjermanine, me Atdheun e Politikes Shqiperine, kur thote se

shtepia e dyte nuk duhet taksuar!!!

Mua, si "popull" nuk me pyet njeri, por do doja ta shprehja mendimin se jo vetem per "shtepine e dyte" por

edhe per Partine e Dyte duhen taksuar. Dmth tere ata qe me pare kane qene antare te PPSH-se dhe tashme jane antare te PS-se apo PD-se, duhen taksuar, se e kane Parti/shtepi te dyte apo te trete ate!

Keshtu do ishim me te drejte me shqiptaret e pa varur, ata qe nuk e besojne kete pluralizem dhe ekonomi

tregu false.

"Petrit Vasili, ..... Këto

"Petrit Vasili, ..... Këto shtëpi mund të jenë objekt trashëgimie. Trashëgoj një shtëpi të dytë, ju thoni është tregues. Mund të trashëgosh shtëpi të dytë dhe je i mbytur në borxhe”,

o petromaks vasili po po pate borxhe shite njërën nga shtëpitë dhe laji!?apo jo?? po si lave dot me njërën shit dhe tjetrën!!

llogjikë pordhitikanësh,kam shumë shtëpi kam dhe shumë borxhe!

dy gjëra që janë në kundërshtim me njëra tjetrën!po pate borxhe nuk duhet të kesh as shtëpi e jo më të dytë!po pate shtëpi nuk duhet të kesh borxhe,të paktën që kalojnë shumën e shtëpisë!!

sa për pandin nuk di se ku i gjen këto krahasime!!shtëpia e dytë nuk qënka tregues pasurie?! në zvicër apartamenti është me vlerën nga 300-700 mijë franga mesatarja sipas qytetit!në itali nga 70-200 mijë €, në gjermani e francë diçka më lart!!o pandi shtëpinë e dytë nuk ta llogarisin si koeficient varfërieeee!

ah tallashër që dhe¨të thoni një diçka llogjike për të mbrojtur bythët tuaja nuk dini!!

Me se e drejte duhen te

Me se e drejte duhen te tatohen dhe eshte pasuri dhe ne baze te kesaje duhet te tatohen

Po shtepite 3-4 kateshe te
Po shtepite 3-4 kateshe te ndertuara ne toke te "zanun" kush do ti taksoje.
Apo ata qe do penalizohen do jene gjithmone ata qe paguajne taksat,dritat,ujin. Shume apartamente jane te pahipotekuara. Dhe njerzit s'kane arritur te shfrytezojne djersen e derdhur qofte edhe per perdorimin e tyre si kolateral. Derisa ne kete vend te mbizoteroje "ligji i pashkruar" PUNON I URTI DHE FITON HAJDUTI, ky vend do vazhdoje te jete vend kaçakesh dhe hajdutesh ,vite drite larg qyteterimit europian.
Bravo Majko, sipas asaj qe

Bravo Majko, sipas asaj qe thua ti, sa me shume shtepi te kesh aq me i varfer je, le pastaj kur ke pallate, je i varfer ne kulm. Ne asnje menyre te mos paguash taksa, taksa te paguajne ata qe kane vetem nje shtepi, sepse ata jane te pasur, kane parate qe nuk i kane perdorur per te blere shtepine e dyte.......e mjera Shqiperi per burra shteti qe ka qe nga ish-krueministrat e deri tek ky i sotmi.......

Add new comment