Ngjela gjithnjë e më i hidhur: Europa nuk u jep status kalamajve të Ramës

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 06:42

Spartak Ngjela është gjithnjë e më i hidhur në prononcimet e tij jo vetëm televizive, por edhe në rrjetet sociale, kundër qeverisa Rama. Qëndrimi i fundit i tij, nga fb, vjen për çështjen e statusit kandidat:  “E dëgjove refuzimin e Holandës? Katastrofë për Shqipërinë. Dhe të gjitha, për budallallëkun e kësaj qeverie. Nuk di të bëjë reforma. Merret me gjëra që s’kanë rëndësi fare për zhvillimin dhe demokracinë shqiptare. Për çfarë optimizmi duhet folur…, për kalamajtë e Ramës? FMN nuk do të thotë folklor, por Amerikë. Asnjë grosh nuk do t’i japë FMN-ja dhe Banka Botërore kësaj qeverie. Por, ja që këtë gjë, në Tiranë sot, se çfarë janë FMN-ja dhe Banka Botërore, e dinë edhe taksistët; natyrisht folk janë ata, popull i thjeshtë, por kaq gjë e dinë të gjithë…”. Vazhdon Ngjela:

“Edhe status, para do të thotë. Kujt t’ia japë paratë Holanda apo Gjermania? T’ia japë një qeverie që ka katër muaj që vërtitet dhe bën sikur në lidhje me reformat për të luftuar megavjedhjen në domenin Berisha? T’ua japë ca kalamajve që nuk dinë asgjë nga financat? Apo t’ia japë një kryeministri që i kërkon vetë armët kimike, e fut politikën amerikane në një rrjedhë qesharake dhe pastaj i thotë që s’më lejon populli’? Pse, këta pret ti që të europianizojnë Shqipërinë? Jo mo, këta mirë janë…, le të rrinë në Orient… Por shqiptarët janë të pafajshëm dhe pa fat në këto kohë moderne…”.

Për saktësim, ministri i Jashtëm holandez Timermans ka deklaruar se qeveria e re po lëviz në rrugën e duhur, por vendi i tij kërkon të shohë më shumë. Megjithatë avokati është shprehur më herët me skepticizëm edhe për prokurorin e përgjithshëm, aq sa u krijua përshtypja se ai e pretendonte vetë atë vend. A janë këto reagime, sinjale se Ngjelës nuk ja dhanë atë që mund t’i kishin premtuar?

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

E di sa te shpifur jeni bere ju te Respublikes ne  anesine tuaj ndaj Rames ....Kisha kohe pa ju lexuar e thashe te hedh nje sy - ne rast se ju ka mbetur pak fryme gazetarie- pashe qe hic... vazhdoni te jetoni dhe te shkruani njelloj- mos harroni qe  njerezit sjane budallenj e sju degjon e sdo tju lexoj me njeri...

Nga une Pafshim... se nuk i kthehem me kesaj faqeje. Lexuesi juaj nuk eshte i pashkolluar- qe ju ti tregoni bemat e medha te mira te qeverise... Jep faktet, analizen dhe perfundimin e nxjerrim vete.

Submitted by qerbela (not verified) on

Rruga e mbare Anonimo, vertete ben mire te mos kthehesh se vetem mllef ke . Po sic i thonë llafit -"harro mushkë Valarenë se Ali pashanë e prenë" ,Saliu yt nuk kthehet më sado gafa te bëjë Rama, ka cof ajo punë.

Sa per avukatin, ky njeri s'ka fare ndjenjen e mases, ben ca teorira shabllone që nuk kanë asnje pikprerje me realitetin e vendit. zaten keshtu ka qenë që i vogël..

Submitted by Edi (not verified) on

Keta te Res-publikes nuk japin lajm. Keta te japin udhezime me shkrim se si ti duhet ta kuptosh ate gjysem lajmi qe japin. Dhe kuptohet se si duhet ta kuptojme: qe Rama ka gjithmone te drejte, dmth qe "shefi ka gjithmone te drejte"

Submitted by Anonim (not verified) on

Zaloshnja ne opozite????? po ne oposite eshte dhe ne opozite ka qene gjithnje, ka qene ne opozite me mendimin.

Submitted by Bard (not verified) on

Se ç'i kishin premtuar Ngjeles dhe nuk i'a dhane, eshte çeshtje me vete Respublica, dhe nese qendrojne apo jo akuzat apo skepticizmi i tij ndaj qeverise se re, eshte çeshtje tjeter. Perpjekja per t'i bere te dyja bashke u ngjan komenteve porno tek Tema, dhe keshtu lini nje shije te keqe te ata qe nuk jane verbuar ende nga propaganda qeveritare e luges bosh. Nese kundershtimi i Ngjeles ndaj politikave te Rames buron nga mosemerimi ne postet e deshiruara, kjo eshte çeshtje mes atyre te dyve, ndersa vertetesia apo falsiteti i akuzave te tij ndaj Qeverise eshte çeshtje dhe interes publik. Ndajeni mendjen, cilen prej tyre doni te trajtoni kur komentoni partizançe.

Submitted by martin (not verified) on

Njoftimi i sotem po ne kete gazete dy tituj më poshtë është : "

"Huaja deri 400 milionë usd për Shqipërinë, FMN mund ta lëvrojë në dy këste"

kurse Spartak Ngjela që tjerr lesh teorik thotë:  "Asnjë grosh nuk do t’i japë FMN-ja dhe Banka Botërore kësaj qeverie."

Gjithë puna është qe Ngjela nuk beson dot se Shqiperia mund te bëhet edhe pa qene ai minister i drejtesise. Patetik gjenetik.

Submitted by bbb (not verified) on

Ore ce kujtoni borxhin ju?? Gallate apo pergjegjsi? Borxhi te ha koken...thote nje llaf i mencur i popullit...

Submitted by Anonim (not verified) on

Shoke te ResPublica-s: po na nxirrni mallin e Agjit-Propit. Ju lumte, o komisarrre!

Submitted by Astrit (not verified) on

Keto hidhje-pritjet meskine karakteristike te burrave-kalamaj te Shqiperise qe luajne me cdo gje sado serioze, vec qe tu dali e vetja...

Submitted by Anonim (not verified) on

Avokati mund te kete te drejte per çeshtjen e armeve kimike, por persa i perket FMNse dhe BBse, atyre nuk u rruhet shume biles ku te gjejne qe te japin para borxh nji shteti me "kalamaj" si ky i Rames.

Problemi i Avokatit, eshte se ai nuk e kupton lojen:,

1) qe ndersa Berisha shperdoronte parate e shqiptareve dhe çdo allishversh perfundonte brenda kufijve tane ;

2) Rama do te luaje me parate e botes dhe me "kinsulenta" e "ONG" te huaja te cilet do hane parate e destinuara per Shqiperine (ne emer te asistences teknike).

Nderkohe qe ne te dy rastet jane shqiptaret qe ngelen me borxh, ne rastin e Rames nuk do kene mundesi te fusin kerkend ne burg, sepse cdo konsulence apo projekt nen FMN ose BB ka imunitet diplomatik dhe nuk mund te hetohet nga jashte.

Pra po te bejme llogarine e borxhit te FMNse ai do te permbaje:

a. borxhi = 400 Mil
b. shpenzimet administrative te FMN = 13% (52 milion)
c. manaxhimi i projektit ne Alb = 5% (20 milion)
d. perqundja e negociuar APR = 2% (8 milion)

Perfundim ajo qe mbetet vertet per buxhetin shqiptar eshte:

$320 milion

Pra shqiptaret do paguajne nje borxh 400 mil, qe ne te vertet eshte vetem 320 milion, dhe ku 80 milion shkuan "legalisht" per te paguar konsulentet e lidhur me "kalamajte".

Submitted by dashi (not verified) on

Megjithatë avokati është shprehur më herët me skepticizëm edhe për prokurorin e përgjithshëm, aq sa u krijua përshtypja se ai e pretendonte vetë atë vend. A janë këto reagime, sinjale se Ngjelës nuk ja dhanë atë që mund t’i kishin premtuar?
Me falni o respublica po te ulni avokatin ne nivelin e nje matrapazi, me falni po ju qofshi. Ate mund ta kishte bere kur kishte jete per te jetuar e se beri, tani eshte vone per te.

Submitted by tekniku (not verified) on

Kalamajte e Rames mund te jene shume me fisnike dhe te ndershem se sa corbaxhinjte e tipit Ngjela.Kjo eshte nje shfryrje zemerake pa asnje pike llogjike e tipit Spartak Ngjela.Avokat thirri mendjes se ke kohe qe ke filluar ta humbasesh,mos u bej plak zemerak  si ai tjetri matane.

Submitted by beni (not verified) on

Do ti thoja Ngjeles ti hedhi nje sy perberjes se qeverise Austriake...ka minister te jashtem nje 27 vjecar....Qeveria e re e jona eshte qeveria me e mire qe kemi pasur ndonjehere dhe sa per statusin e kandatit per BE nese na e japin dihet nuk eshte merite r qeverise se re sepse krimineli berishs e la vendin di mos me keq e duhen vite vije ne normalitet

Submitted by miri (not verified) on

te kom thone ...20 vjet  ne disko cmenesh.......jo 20 vjet mrena, pranaj o taku te rroni vet se truni te ka lone.

Submitted by Gjon (not verified) on

Nuk e kuptoj perqasjen e respublica-s, kur Ngjela sulmonte Berishen ishte "i mire" dhe i vleresuar si ze opozitar, tani kur kritikon Ramen perpiqeni te denigroni figuren e tij.  Ne marreveshjen qe pati me Ramen, ishte ky i dyti qe i doli fjale e jo me kot Ngjela i kerkoi nje impenjim publik Rames qe perpara zgjedhjeve. Avokati mund te kete 1100 difekte po kjo nuk mund te justifikoje pazotesine e Rames per te qeverisur.

Fakti qe Timermans eshte shprehur pozitivisht nuk do te thote asgje pasi parlamenti holandez e ka vendosur me shumice derrmuese te mos i jape statusin Shqiperise, pra e ka thene qarte qe nuk ka besim tek qeveria  Rama.

Deklarata e Timermans eshte njesoj si deklarimi i Bushatit qe garantoi marrjen e statusit por kur erdhi fundi faktet e pergenjeshtruan.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.