Paralele historike: Këtej asnjë dhjetorist, andej (në Kosovë) asnjë nga 52 luftëtarët e parë të UÇK në politikë

Postuar në 15 Dhjetor, 2013 13:39

Ndërsa në mediat shqiptare këto ditë po botohen kujtime të dhjetorit 1990, ku, veç të tjerash, vihet në dukje se si në kohë të ndryshme janë shmangur nga veprimtaria politike shumë protagonistë të asaj kohe, në shtypin kosovar botohet një listë e luftëtarëve të parë të UÇK-së, që u stërvitën në Shqipëri, por që sot nuk gëzojnë asnjë post politik, qoftë edhe të niveleve më të ulëta. Një paralele e çuditshme historike, mjerisht e vërtetë.

Ja si shkruan Shqipatri.eu për rastin e Kosovës: “Stërvitja e grupeve të para ushtarake të Kosovës të stërvitura në Shqipëri, ende vazhdon të ketë një vello mosnjohje. Në fakt dëshmitarë dhe organizator të kohës e kanë sqaruar jo pak atë proces ushtrimesh, sipas një marrëveshje Kosovë-Shqipëri. Por, pavarësisht këtyre sqarimeve një pjesë e opinionit i mbërthyer nga propaganda e të majtës, përkatësisht LPK-së, vazhdon të sfidohet e vërteta shtetërore, duke nxjerrë si superheronj, emra dhe njerëz, që kinse janë të parët që krijuan organizimet luftarake në Kosovë, dhe se lufta në Kosovë e ka këtë histori, sipas shpjegimit të tyre, pavarësisht këputjeve apo ndërprerjes së vazhdimësisë. Por, pavarësisht spekulimeve që vijnë  edhe në mungesë të një kundërvënie të vazhdueshme nga bartës të institucioneve të republikës së Kosovës, të asaj kohe, e vërteta ka mbetur paksa e mjegulluar, por që janë dy heronjë të jashtëzakonshëm kombëtar, Sali Çekaj dhe Adem Jashari, që ishin pjesë e stërvitjeve dhe përgatitjeve për luftë. I pari do të shquhet me fitoren në betejën e Koshares së bashku më Agim Ramadanin, ndërsa Adem Jashari, si sakrifikues unik mbase në tërë historinë njerëzore, duke flijuar thuaj gjithë familjen në rezistencën kundër pushtuesit serb.

Pjesë e këtyre grupimeve ishin edhe shumë persona të shquar e heronj lufte, si Zahir Pajaziti që ishte pjesë e grupit të parë të stërvitjeve, Ahmet Hoxha, Zymer Lulaj” etj.

Lista e 52 luftëtarëve të parë në portalin: http://www.shqiptari.eu/ja-kush-ishin-52-luftetaret-e-pare-te-kosoves-qe-u-sterviten-ne-shqiperi-te-prire-nga-sali-cekaj-e-adem-jashari/

Zh.

Comments

Submitted by Mah (not verified) on

<p>Kjo tregon diçka shume te madhe. Ata luftuan per çlirimin e Kosoves dhe jo per karriere politike. Nderim dhe respekt per keta njerez , atdhetare te vertete.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.