Bollano me Censusin e Omonia-s në dorë: Ka rreth 300 mijë minoritarë në Shqipëri

Postuar në 11 Dhjetor, 2013 06:17

Vasil Bollano është rishfaqur sërish në skenën politike. Kësaj radhe ai ka publikuar një statistikë për numrin e përfaqësuesve të minoritetit grek në Shqipëri, pasi OMONIA, zhvilloi atë që mund të quhet Censusi I brendshëm i saj. Gazeta “Shekulli” bën me dije këtë lajm, duke e shoqëruar me të dhënat e Bollanos. “Janë plotësuar 286.852 pyetësorë individualë prej të cilave 30% ose 86.000 në mënyrë elektronike. Shpërndarja, kujdesi në plotësim dhe  grumbullimi i pyetësorëve u bë në bazë vullnetare nga degët e  OMONOIA-s që funksionojnë në të gjitha qarqet e vendit, duke minimizuar koston e ndërmarrjes së këtij procesi. Vlerësimet e specialistëve të realizimit të këtij procesi tregojnë se janë përfshirë 85% e pjesëtarëve të Minoritetit Etnik Grek në këtë proces”, thuhet në komunikatën e OMONIA-s. “Shekulli” konkludon se sipas këtij regjistrimi, 85% e minoritetit grek në Shqipëri, sipas Bollanos, shkon në shifrën e 286 mijë njerëzve, ndërkohë që sipas Censusit 2011 pakica greke numëron 24 mijë 243 minoritarë grekë. Këtu është e natyrshme që t’i bëhet një pyetje z. Bollano: Përse gati 300 mijë minoritarë nuk e votojnë PBDNJ-në që së bashku me MEGA-n nuk bëjnë më më shumë nga disa dhjetëra mijëra vota? Dhe tjetra: a mos vallë shifra prej 286 mijë përfaqëson numrin e komunitetit orotodoks shqiptar(përfshi pakicën greke), i cili është rezident në Shqipëri e për të cilin, Censusi 2011, njësoj si për komunitetin bektashi, dha një shifër që është realisht e papranueshme? Duhet të kujtojmë se një regjistrim të brendshëm e ka organizuar edhe Kisha Ortodokse, por për të cilin ende nuk ka një shifër zyrtare…

Më shumë në: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=36450&kat=87

s.z

Comments

Submitted by Flamur (not verified) on

Bollanao e ka gabim,jane 900 mije...hahahhahahahaha,sa qesharak qe eshte ky gomari o zot!

Submitted by Besi (not verified) on

Eshte lajm i mire,deri para ca kohesh thonin se jane 400 mije,tani e kane ulur ne 300,pas 20 vjetesh do e cojne ne 20 mije...hajd me kembe te mbare...

Submitted by Dritan (not verified) on

Pse trembeni nga e verteta? Me censuset e Berishes do vazhdoni ju te ecni?

300000 jane edhe pak.

Submitted by Anonim (not verified) on

Kisha ortodokse nuk ka kryer asnje regjistrim te brendshem,sepse nuk ka asnje nevoje per te,kisha i ka regjistrat e saj te pagezimit dhe e di mire sesa eshte numri i ortodokseve ne shqiperi dhe eshte shume here me i  madh sesa e nxori censusi i Berishes

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

Kujdes Z.Bollano, se me kete ritem do na mbarojne shqiptaret!

Shko lexo intervisten e Koco Kokedhimes, e gjen kudo ne internet. Te permend ty me fis e ma fare, me origjine e me histori. Te refreskosh kojtesen se cfare je. Grek nga Progonati?

Ti as nuk dukesh per grek, ler ndonje tjeter te flase te pakten.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.