Qeveria konfirmon: Do të ketë ulje taksash për 95% të qytetarëve

Postuar në 10 Dhjetor, 2013 14:08

Qeveria shqiptare rikonfirmon uljen e taksave për 95% të qytetarëve shqiptarë. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar Ekonomik, ku ishin përfaqësues të biznesit, të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe ata të Bankës Botërore, se premtimi i bërë në fushatën elektorale për taksimin do të mbahet. “Kush fiton më pak do paguajë më pak dhe kush fiton më shumë do paguajë më shumë. Për 95 për qind të njerëzve do të ketë ulje taksash. Fëmijët tanë nuk kanë asnjë borxh që ne të kthejmë në borxh të ardhmen e tyre, duke i lënë ata peng për të pasur një të ardhme ndryshe”, nënvizoi Rama. Kjo politikë e re fiskale është  pranuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë që janë financues të Shqipërisë në këtë moment të vështirë. Paketa e re fiskale ka provokuar debate të mëdha në Shqipëri, pas lajmeve të publikuara për ekzistencën e disa varianteve në shqyrtim nga qeveria. Shqetësimi kryesor është se sa rritet barra fiskale mbi nëpunësit dhe kryesisht buxhetorët që janë edhe shtresa e mesme në Shqipëri, për të mos lënë pas edhe biznesin, i cili ndër të tjera pret nga qeveria edhe shlyerjen e një borxhi që shkon diku te 250 milionë dollarë. Në fund duhet thënë se si rrallë herë më parë paketa e re fiskale dhe ky lloj taksimi është kontestuar edhe nga aktorë të ndryshëm të jetës ekonomike në vend, përveçse opozitës që stabilizoi taksën e sheshtë. Por diskutimit për financat publike nuk i kanë munguar edhe deklaratat e forta. Një ditë më parë, kryeministri deklaroi se ekonomia është në prag të cenimit të ekuilibrave, i shoqëruar nga kreu i opozitës, Lulzim Basha se vendi ndodhet para një kolapsi.

Më shumë në: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=269065

s.z

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>SUKSESE NE BARREN E VESHTIRE QE KEMI MARRE, PASTRIMIN E SHQIPERISE NGA PLEHRAT BERISHISTE DHE RIMEKEMBJEN E EKONIMISE, SUKSESE NE KTHIMIN E DINJITETIT KETIJ VENDI TE PERDHUNUAR NGA SALI BERISHA DHE BANDA E TIJ!</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

Uuuuuuuu shoooooke! Rrofte Pushteti i populliiiiit! Rrofte Uniteti!

Submitted by ervini (not verified) on

<p>mua me duket se rama me aventurat e veta ekonomike do ta shtyje vendin edhe me tej drejt kolapsit. Vertet qe mund te ulet tatimi mbi te ardhurat por kjo ulje do te reflektohet ne rritje taksash te tjera mbi produkte dhe sherbime pra ky komunisti mesiper edhe mund ti permbaje disi urimet dhe euforine mendjelehte. Flitet dhe per rritje te moshes se pensionit nga keta qe ne 2011 ulerisnin se pse mosha vajti 65 per burrat kurse tani duan ti bejne grate si burrat duke ua cuar moshen ne 65 vjec. Per te mos folur per ca drejtime idiote fondesh drejt demshperblimeve te godinave qe hidhen ne ere ne nje kohe kur cdo qindarke mund te vleje.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.