I arratisuri i Drenovës: jam në burg padrejtësisht prej Genc Pollos, Skënder Gjinushit, Ylli Vejsiut dhe Fatos Nanos

Postuar në 08 Dhjetor, 2013 03:27

Ju kujtohen të arratisurit e burgut të Drenovës? Kanë nisur të flasin. 2 kryesorët e arratisjes, Fran Marashi dhe Admir Tafili, kanë folur për “A1 Report". Tafili ka pranuar se është ai organizatori i arratisjes së 7 të burgosurve dhe qëllimi i tyre ka qenë vetëm të tërheqin vëmendjen e shtetit e jo të vrasin njerëz. Ndërsa Frank Marashi thotë se s’kërkon aspak mëshirë nga drejtësia, por një gjyq normal, e jo siç e ka dënuar në mungesë për ngjarjen e Urës Vajgurore. Pasi Marashi deklaron se ai s’ka asnjë lidhje me atë ngjarje dhe, sipas tij, këtë e di mirë dhe politika shqiptare e katër politikanë dëshmitarë në atë ngjarje; Genc Pollo, Skënder Gjinushi, Ylli Vejsiu dhe Fatos Nano, por që sipas Marashit, ata e kanë mbyllur dhe ia kanë lënë përgjegjësinë Franit, që mos dëshmonin vetë në gjyq.

k.c.

Dëshmitë e plota:

http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/marashis--39-jam-krimineln--burg-prej-nanos-pollos-gjinushit-190416.html

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Atëhere të meren në pyetje të katërt politikanëve që i pandehuri ju lakonë emrat dhe të dali e vërteta</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.