Njohuritë e gjimnazistëve, Shqipëria në vend të 57 nga 65 të testuara. Në rang botëror udhëheqin kinezët

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 08:27

Njohuritë e gjimnazistëve ballkanas qëndrojnë poshtë mesatares botërore. Kjo bëhet e ditur nga një testim i Program for Internationl Student Assessment. Në vend të parë në rajon renditet Kroacia, që është  e 40-a ndër 65 vende të testuara. Testi përfshin matematikën, leximin dhe njohuritë në shkenca. Në vend të dytë është Serbia, e 43-ta në renditjen e përgjithshme, ndërkohë Mali i Zi qëndron tre vende më lart Shqipërisë, që është e 57-a. Greqia zë vendin e 42-të, Turqia të 44-in, Rumani në vend të 45-të dhe Bullgaria të 47-in. Maqedonia dhe Bosnja nuk janë përfshirë. Është domethënës vendi i parë: Shangai në Kinë, i ndjekur nga Singapori, Hong-Kongu, Taivani, dy Koretë, Makao, Japonia për të hyrë më në fund në Europë ku vendin e parë e zë Litenshtenji. Është vërtet shqetësues vendi i Shqipërisë, pasi ai dëshmon një rënie të shpejtë të shkollimit të vërtetë. Jo më larg se disa muaj më parë u fol për një shifër shumë të lartë të analfabetizmit funksional në Shqipëri, apo ndryshe njerëz që nuk kuptojnë çfarë lexojnë. Më shumë në: http://macedoniaonline.eu/content/view/24341/1/

s.z

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Te ribehet konkursi dhe tema te perfshije armet dhe dallaveret.</p><p>Shqiptaret e kane te sigurt fitoren.</p>

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

<p>Shume gjynah se tani kemi aq Universitete sa me perpara kishim gjimnaze.</p>

Submitted by anticensurë (not verified) on

<p>kemi hequr hallkat e tepërta,gjimnazet, dhe kemi kërcyer në cilësi,kristalet!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.