Shumë politikanë vjedhin dhe abuzojnë! Ja një model historik, vërtet me “shije”

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 10:26

Që politikanët shqiptarë janë të njohur për vesin(zakonin) e vjedhjes së pasurisë publike, kjo është një çështje që pranohet me përkufizim në vendin tonë. Por thuajse në asnjë rast nuk është bërë publike një listë konkrete me atë që është vjedhur, me atë që është pëvetësuar në emër të pushtetit. Por gazeta “Shekulli” ka sjellë një shkrim të Mark Brungës(që citon dëshminë e sekretarit privat të Vidit), ku zbardhet një zullum i ri i zullumqarit historik, Esad Pashë Toptani, ndaj të cilit nuk dihet se kur do të shterojnë akuzat. Pashai pask vjedhur një thesar të vockël në oborrin e të pafatit Princ Vid, si duket meqenëse e kuptoi se puna e tij kishte marrë fund, ka menduar që të marrë ndonjë suvenir nga kjo kohë historike e një sundimtari të pazakontë. Lista është shumë interesante, sepse aty mungojnë paratë, kartëmonedhat, apo monedhat, që sot janë shije e ngulitur dhe ka vetëm “xhevahire”:

Komplete buke prej argjendi për 48 veta

Komplete për mezeri e vakte të ndryshme, të veshura me flori për 24 veta

Takëm për çaj prej argjendi për 24 veta

Një takëm për qepje, shumë i vlefshëm, përzierje me floririn dhe argjendin

4 copë vazo të argjendta për të vënë biskota, në formë pate

20 zogj e të tjera prej floriri e argjendi të qëndisura me gurë të çmuar

8 çifte shandanësh; 8-6 copë armë të vjetra, të stolisura me flori dhe argjend

25 copë armë të reja

40 copë statuja të vogla dhe të mëdha prej tunxhi

Më shumë se 2 mijë copë pjata buke, porcelani

Enë të bukura për lloje të ndryshme pijesh

Sirtarë të stolisur argjendi dhe tunxhi të punuara në Sevër

Rreth 20 vazo lulesh shumë të bukura e shumë të vlefshme

Rreth 20 miniatura

50 copë tablo të vlefshme

40 valixhe dhe sëndukë; nga armata franceze

Shumë komplete petkash vetjake dhe për zonja.

Një vezullim që i jep tjetër ngjyrë pashait ambicioz.

Më shumë në: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=36034&kat=103

s.z

Comments

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

<p>Ja ku doli edhe nje fakt tjeter shume i rendesishem sa te drejte kishte Enveri yne per cdo gje.....Forca Edo, ke nga te maresh shembull......</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.