Tetor-nëntor: Krimet e rënda kundër personit, 27% më pak se një vit më parë

Përkundër perceptimit që mund të jetë krijuar nga raportimet e përditshme në media, një komunikatë për shtyp e Ministrisë së Brendshme informon se gjatë periudhës tetor-nëntor 2013, krahasuar me një vit më parë, janë evidentuar më pak vepra penale të rënda kundër personit – plot 16 më pak, ose një reduktim prej 27%. Ndërkohë, krime kundër jetës, për peridhën tetor-nëntor 2013, janë evidentuar 19 më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, ose 30% më pak.
Sa i përket krimit të vrasjes, për periudhën tetor-nëntor 2013:
- janë evidentuar 5 vrasje më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.
- janë evidentuar 14 vrasje të mbetur në tentativë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Zbulueshmëria e veprave penale të rënda kundër personit është 87.2%, ndërsa një vit më parë ishte 92.6%.
Re.Pu.
Comments
Dhe numri i te burgosurve
<p>Dhe numri i te burgosurve eshte akoma zero, ose me rritje negative...hahahahahahaha.</p><p>Te paret me shifra, te fundit me vepra.</p>
Ne shkolle nuk kishin vrare
<p>Ne shkolle nuk kishin vrare para nje viti apo jo? Tani me Tahirin minister sikur po fillojne...</p>
jane bere aq mjaftueshem
<p>jane bere aq mjaftueshem vrasje sa ky i pacipi te mos dale ne podium e te mburret por te ule koken e te perveshe menget per te kuptuar e per te ndjere realisht reduktimin e krimit e te vrasjeve qe vazhdojne lulezojne si dhe te burgosurve qe arratisen nga burgu nen hundet e sylesherve te Nasip Tahireve.</p>
Add new comment