Nëntor 2013, rikthehen Enveri dhe Tito. A po testohet opinioni?

Një debat është hapur së fundmi për figurën e Enver Hoxhës. Shkak u bë fotografia e tij në sfondin e ceremonive të 29 nëntorit, kur gjatë vendosjes së kurorave në varrezat e dëshmorëve të kombit nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe kryeministri Edi Rama, diku mes njerëzve, ngrihej lart portreti i ish-diktatorit. Kaq ka mjaftuar që ky element dekorativ, me autorësi Partinë e Punës, të gjejë terren politik dhe të nxisë retrorikën e mirënjohur të viteve ’90, kur PD-ja akuzonte rëndom PS-në për lidhje me bllokmenët. Por nëse këtë akuzë shqiptarët u mësuan ta njehsonin si përbërëse të përhershme të propagandës së PD-së, së fundmi, “ringjallja” e Enver Hoxhës ka fituar një tjetër status. Për shembull, edhe një prej aleatëve zyrtarë të Edi Ramës, kreu i Partisë “Ligj dhe Drejtësi”, Spartak Ngjela, ka dalë kundër këtij akti, duke interpretuar madje se protreti ishte aty në mënyrë të qëllimshme. I ftuar në studion e gazetarit Blendi Fevziu, Ngjela ka shkuar më tej duke nënvizuar se me portretin, e majta në pushtet testoi opinionin. Diçka që vështirë të vërtetohet, ndonëse është e vërtetë se e majta shqiptare akuzohet shpesh se ka një lidhje të posaçme, edhe shpirtërore, me periudhën e Diktaturës, të cilën supozohet e seleksionon sipas të mirave dhe të këqijave të saj. Ndërkohë rishfaqja e idhujve të komunizmit ka ndodhur edhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, kur pak ditë më parë, në Shkup është shfaqur një monument ilegal i Josip Broz Titos.(http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=35966&kat=103)
s.z
Comments
Me vjen me qeshe kur degjoj

Me vjen me qeshe kur degjoj zhurmen qe behet per nje fotografi qe dikush e kishte marre me vehte ne vendin ku prehen eshtrat e shokeve dhe vartesve te Hoxhes.Nese fotografia e Hoxhes ka ndonje vend ku duhet te shfaqet, ky vend eshte pikerisht aty. Kush trembet prej saj, te mos shkoje aty. Kush e urren ( me te drejte ose jo ) te ndryshoje TV. Nuk kane asnje te drejte morale dhe as politike te flasin per fotografine ata qe dikur kane vajtur ne shtepine e tij dhe kane bere fotografi, ose ne shtepine e tij ose ne liqen duke iu vozitur barken djemve te tij. Nuk kane te drejte morale dhe as historike te mjaullijne kunder fotografise ata qe kane reabilituar spiunet dhe terroristet e te huajve dhe vrasesit e mijera shqiptareve. Nuk e kane kete te drejte ata qe i dhane dekorata dhe i ngriten buste A. Zogut, i cili, pervec se ka vrare e internuar kundershtaret si Hoxha, edhe ka tjetersuar territorin e Shqiperise, edhe ka ikur me bishtin nen shale kur Shqiperia u pushtua nga Italia ( megjithese ishte Komandant i Pergjithshem i Ushtrise ) dhe ka marre me vete disa kuintal ar te shtetit ( popullit shqiptar ) per mireqenien e vet dhe te familjes se vet. Nuk e kane kete te drejte as ata qe, pasi vrane kater demonstrues te pafajshem, ne mes te dites dhe ne mes te kryeqytetit, kercenuan se do te vrisnin disa here me shume ne rast se iu afroheshin zyrave te tyre. Sikur politikanet shqiptare te ketyre 23 viteve te kishin qene me te zotet, me te denje dhe me atdhetare se sa u shfaqen, askujt s’do i binte ne mend per Hoxhen. Por populli nuk eshte budalla. Sheh, krahason dhe gjykon.

Meqe une nuk hyj ne ate

Meqe une nuk hyj ne ate listen e gjate te pergjigjem se nuk mund te flase per moral kush mbron nje diktator gjakatar qe nuk luftoi per te miren e vendit por per egon e vet. Si mund te quhet atdhetar ai qe u soll me keq se pushtuesit duke vrare shqiptare te pafajshem, duke zhdukur klasen intelektuale, librat, kulturen e kultivuar nga elitat e kombit, atdhetaret e vertete qe nuk kursyen as jeten per te miren e vendit.

Sa eshte sasia e arit e depozituar per llogari te familjes se Enver Hoxhes, Ramiz Alise etj. jashte shtetit, kush ia vodhi/sekuestroi arin me dhune qytetareve, perse nuk ka pasur te dhena te sakta lidhur me sasine e arit ne Thesarin e Shtetit ? Perse jane zhdukur dokumentet qe flasin per rinine e Hoxhes jashte shtetit, cfare ka pasur per te fshehur ky njeri "I moralshem".

Rrembimi i prones me dhune deri ne vrasjen e pronareve te ligjshem jane krime qe nuk kane asnje justifikim.

Po Kosoven kush ia dhuroi Jugposllavise? Kush u kthye ne vegel te jugosllaveve gjate luftes e me pas?

Te mohosh me qellim krimet e diktatorit eshte kriminale dhe eshte qesharake te merresh me Berishen qe eshte nje produkt i atij regjimi. Ai sistem gjeneroi vetem hajdute, hipokrite, spiune, kriminele dhe njerez si puna jote qe me pafytyresi flasin akoma per moral.

Njerezit si ti perfitojne pikerisht sepse njerezit qe vuajten dhunen e Hoxhes (ato pak te mbijetuar tashme) nuk jane hakmarres por kane zemergjeresi, integritet, durim, shpirt demokratik dhe nje humanitet qe nuk e paten larot e regjimit qe u sollen si kafshe me ta.

GJON ke të drejtë kur

GJON ke të drejtë kur thua"Te mohosh me qellim krimet e diktatorit eshte kriminale..",por mos harro se tja fusësh pordhës kështu si ti është GOMARLLËK!!

ps:pavarsisht se vjen nga një familje fisnike jug veri!!

anticensure, Ti ke vendosur

anticensure,

Ti ke vendosur te fyesh kedo nuk i pergjigjet standardit tend te mendimit duke kaluar tejet caqet e edukates. Nuk arrin akoma te besh dallimin midis personit dhe mendimeve qe shpreh dhe perfundon gjithmone ne fyerje personale ne paaftesi per te kunderargumentuar prandaj dialogu me ty eshte kohe e humbur.

gjon nihilizmi nuk është

gjon

nihilizmi nuk është kurrë argument!!

të flasësh për një drejtim,vetëm ato që të interesojnë,nuk është argument!

nuk është ofezë vetëm një fjalë!!ofezë është ajo që bën ti!!bile më keq,manipulim!!

Nuk kupton avokati se

Nuk kupton avokati se kapitalizmi eshte ne krize te thelle sic qe edhe socializmi para 1990...Ne kete prizem populli ka nje fare nostalgji per inerci per komnizmin por edhe per faktin se cpo ndoh ne Shqiperi me gjykatat, rendin, shtetin, dhe shume familje qe mezi shtyjne jeten duke marre ushqime me lista. Keshtu qe ballafaquar me kominizmin, ky kapitalizmi i sotem nuk ka ndonje gje pozitive per te na ben optimist, ndaj edhe shume persona "qajne" kohen e Enverit ku se paku krime te tilla si sot nuk ka pasur.

Analiza e avokatit ndaj Enverit nuk pritet qe te jete realsite. Kuptohet...Kjo sepse vete Ngjela eshte viktime e diktatures. Keshtu qe mos prit qe Ngjela te jete objektiv rreth Enverit. Ngjela eshte nihilist 100%, se dhe ato [ak merita qe kish Enveri i mohon. Psh futjen e frymes perendimore pas 1944s, ku Shqiperia kaloi nga nje shtet ismalik mesjetar ne nje shtet perendimor modern, ku u zhduken percet dhe zakonet otomane, dhe u fut gruaja ne pune, ne shkolle e kudo, ishte nje revolucion social-kulturor qe duhet vlersuar. Pavarsisht se cberi Enveri pas 1953, ku vendosi nje shtet diktatoral absolut, se paku ato te mira duhen vene ne dukje...Ashtu sic qe edhe vendoja e luftes se partiazanve krah aleances SHBA-BS cka solli konsolodim terriotoresh pas luftes se 2te botrore duke mos lejuar nje 1913te te dyte...

Nuk duhet share por duhet

Nuk duhet share por duhet falenderuar PD qe na e kujtoi Enverin. Ja thoni ju, e vuri kush re foton e Enverit ne varrezat e deshmoreve? Askush. Do te kishim folur tani per Enverin ? JO!
Pra eshte merite e PD, qe vuri re foton e Enverit dhe e beri ate publike dhe te gjithe tani flasin. Ata qe e duan Enverin thone: Bravo PD-se qe e pa dhe na e kujtoi Enverin se ne ishim krejt te pavemendshem dhe indiferente!
Prandaj edhe nje here falenderimet shkojne per PD, qe rri e rri dhe here pas here na e kujton Enverin. Ndryshe sot Enveri do te ishte harruar fare…

Add new comment