Pas 14 vjetësh francezët largohen nga Kosova

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 14:35

Ushtarët francezë të KFOR-it do të largohen nga zona e Mitrovicës. Pas më shumë se 14 vjetësh, duket se Parisi do të heqë dorë nga prezenca e vet në Kosovë. "Koha Ditore" citonte sot sekretarin e Përgjithshëm, Rasmussen, i cili paralajmëroi zëvendësimin e trupave franceze me forca të tjera të NATO-s. Ky veprim reflekton zhvillimet e reja në rajon, sidomos arritjen e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës pak muaj më parë dhe e cila shikohet si akt i konfirmimit të njohjes praktike të krahinës shqiptare nga Beogradi. Po kështu, një tjetër zhvillim janë edhe zgjedhjet lokale në Kosovë, që u konsideruan si arritje edhe nga Serbia, sikurse edhe deklarimi i Stefan Fules se "në të ardhmen, Kosova dhe Serbia do të arrijnë marrëveshje të tjera".
S.z

Comments

Submitted by Pirro (not verified) on

<p>E thefshin qafen e mos ua pafshim me bojen ne trojet shqiptare ketyre filo-serbeve te felliqur! Mitrovicen nuk e rrembeu serbi por francezi dhe kete shqiptaret s&#39;kane per t&#39;ia harruar kurre Frances!</p>

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Do kishte qene me mire mos kishit ardhur kurre ... Sot do e kishim Mitrovicen si cdo pjese tjeter te Kosoves</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.