Më në fund deputetët e ish-opozitës nisin të fitojnë gjyqe

Postuar në 01 Dhjetor, 2013 02:43

P { margin-bottom: 0.08in; }

Deputetët e Ps të legjislaturës sëkaluar kanë fituar tashmë një gjyq kundër ish-Kryeparlamentares.

Në datë 26 nëntor, gjyqtarja Fida Osmani ka dhënë vendimin në favor të deputetit Taulant Balla lidhur me kërkesën e tij për detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë që t’i paguajë të gjitha përfitimet financiare që burojnë nga legjislacioni për statusin e deputetit dhe që lidhen me ushtrimin e funksionit për periudhën 25 shkurt-20 maj 2010. Deputeti Balla, ashtu sikurse edhe disa deputetë të tjerë të Partisë Socialiste kishte paditur Kuvendin që në atë kohë drejtohej prej Jozefina Topallit duke kërkuar pagën për periudhën që ata ishin në grevë urie tek çadrat dhe për periudhën e bojkotit të parlamentit, njofton SH.

Në atë kohë u mor vendimi nga Kuvendi që për deputetët e opozitës të mos paguheshin pagat duke argumentuar se ata ende nuk kishin bërë betimin si deputet.

k.c.

Comments

Submitted by Vaska (not verified) on

<p>e po shyqyr, t&#39;i marrin edhe ato leke se u rropaten. te vjen keq t&#39;i shohesh, jane bere meit.&nbsp;</p>

Submitted by Il babbo di Pau... (not verified) on

<p>...mu ke kisha ku ta hipa... bir i babit!</p><p>nga Tedeschini senior</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.