Topalli për festimin e 29-s: sadiste dhe komike!

Postuar në 30 Nëntor, 2013 04:50

“Aleanca e 1 prillit, Rama –Meta fyejnë dhe provokojnë Shqiptarët! “ ky është komenti në FB i ish-Kryetares së Kuvendit, Topalli.

“Festën e Flamurit, Datëlindjen e 101 të Pavarësisë, përvecse e censuruan nga Vlora , e kaluan me një organizim shpërfillës, të akulltë, aspak dinjitoz edhe pse qytetarët e Vlorës dhe të Shqipërisë e prisnin me krenari! Ky ishte turp! 29 nëntorin e festuan me rilindjen e babait shpirtëror, ndërkohë që në xhaketa mbanin shenjën e të rënëve britanikë! Kjo ishte sadiste dhe komike!

 Fillim i mbrapshtë i shekullit të dytë të Shqipërisë së pavarur!”- shkruan Topalli.

k.c.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.