Letoni, ndodh një aksident dhe kryeministri jep dorëheqje

Postuar në 27 Nëntor, 2013 11:19

Mediat ndërkombëtare flasin sot për dorëheqjen e kryeministrit të Letonisë, Valdis Dombrovskis, për shkak të rrëzimit të një qendre tregtare në kryeqytetin Riga. Në këtë aksident kanë humbuar jetën 54 vetë dhe janë plagosur afro 40 të tjerë, një faturë njerëzore që e ka çuar kreun e qeverisë të dorëzojë aktin e dorëheqjes presidentit të vendit. Vetë ky i fundit ka vlerësuar se  rrëzimi i qendrës ishte “vrasje” dhe me këtë rast autoritetet kanë filluar hetime lidhur me shkaqet e këtij incidenti të rëndë. Është e qartë se lajmi këtu në Shqipëri është dorëheqja më shumë sesa aksidenti, ndonëse e natyrshme është e kundërta. Pse-në e kësaj përmbysjeje “informative” mund ta gjejmë nga përvoja jonë me politikën, por edhe nga mentaliteti i përbashkët që marrjen e përgjgjësive përmes hapjes së rrugës shpesh e konsiderojmë dobësi.

s.z 

Comments

Submitted by raimond vlonjati (not verified) on

<p>Tek ne me aratisen e te burgosurve nga burgu duhet te jepte doreheqjen Ministri i Drejtesise dhe i Rendit _</p><p><span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">-Kjo eshte demokracia ku pretendojme te shkojme&nbsp;</span></p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>lajm qe nuk asht mire me e lexu shqiptaret sepse i fyen rende sepse ne jemi mesuar qe kryeministri te vret dhe nuk jep doreheqjen perkundrazi ai konsiderohet &quot;BURRE&quot;. ky i Letonise nuk do te jete mire me mend te krese do te ken thane per te Berisha dhe Rama</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.