Berisha, “të burgosurit u liruan si shpërblim për bandat e dyshes Rama-Meta” dhe në fund... përshëndet kapjen e 4 prej tyre po nga kjo qeveri

“Të burgosurit u ndihmuan të arratisen si shpërblim që sollën në pushtet dyshen Rama-Meta” Kështu shkruan ish Kryeministri Berisha duke komentuar në FB arratisjen nga burgu i Drenovës i shtatë të burgosurve që “...të armatosur deri në dhëmbë, u larguan prej tij sikur të ishin në një hotel.“
Për z. Berisha, “Ky akt i pashembullt është produkt i bashkëpunimit të suksesshëm të këtij grupi vrasësish me eksponentë dhe strukturat e reja qeveritare të interesuara apo detyruara për lirimin e tyre. Këtë fakton qartë armatosja e tyre në burgun e sigurisë më të lartë, largimi i tyre pa kurrëfare rezistence nga rojet e armatosura të rrethimit të burgut. Bandat që ndihmuan me para dhe dhunë ardhjen në pushtet të koalicionit Rama – Meta, tani një nga një kërkojnë shpërblimin e tyre.”
Dikush mund të pyesë, po mirë, nëse shteti i ndihmoi të ikin, pse po i kap prapë? Për këtë z. Berisha shkruan: “...ndalimi nga policia i 4 prej 7 të arratisurve është një akt për t’u përshëndetur. Por dalja e ministrit të Brendshëm në media, demaskon atë si njeri të kapur dhe angazhuar në betejën e bandave që mbështesin atë me bandat rivale” shprehet Berisha!
k.c.
Comments
ky ka rrjedhur, beni gati

ky ka rrjedhur, beni gati dhomen ne psiqiatri...

Nje koqe gomari qe se ka
Nje koqe gomari qe se ka shokun. Po turp edhe juve qe e publikoni edje neve qe e komentojme nje idiot , plak, matuf e kriminel. Uroj te shkoj edhe ai ti bashkihet ketyre ne drenove se e meriton
Gjitheheret eshte dyshuar per

Gjitheheret eshte dyshuar per gjendjen psikike te ketij prof. dr., por tani askush nuk e ve ne dyshim se ai eshte i semure psikik. Te vetmit qe nuk e kuptojne jane Liria, Argita dhe Zeni.

Duket fundi tragjike do ti vije nga vetevetja.

Edhe "i madhi" E. Halimi

Edhe "i madhi" E. Halimi ishte, mender "i madh" kur deklaroi se si futen arme ne burg me kete qeveri, por harroi se, kur armet u futen ne burg, ishte ai minister. Kaq idiot te jete vallë? Po si t'ia bejme qe te mos i degjojme keta surreter? Por edhe si t'ia bejme qe, edhe keta qe qeverisin sot te mos behen si ata. Mjere ne per ke votojme dhe mjere ne per qeverite qe zgjedhim.

Add new comment