15-vjetori i Kushtetutës: Rama dhe Meta, në një mendje për ndryshimet në ligjin themeltar të shtetit

Postuar në 22 Nëntor, 2013 11:25

Në 15 vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, më përpara, dhe pas edhe Kryeministri Rama, kanë folur për ndërhyrjet në Kushtetutë, duke thënë se Kushtetuta nuk është tabu, por ajo duhet të përshtatet me mjedisin social, ekonomik e politik të vendit.

“Ka kaluar një dekade e gjysmë nga koha kur populli u thirr në referendum për të votuar për Kshtetutën e vendit. 15 vjet më parë besuam se nga ai çast fillonte e ardhmja. Me votën pro deklaruan vullnetin popullor për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Ata nënvizuan aspiratën shekullore për identitet dhe bashkim kombëtar. Politika tashmë kishte instrumentin kryesor për të zhvilluar premtimet e saj. Sot kemi arsye për të gjykuar për mënyrën sesi jemi sjellë me Kushtetutën e vendit. Politika ka patur konfliktet e saj të brendshme me këtë dokument themelor të republikës, edhe gjatë viteve të fundit. Në kushtetutë mund të ndërhyhej edhe brenda një natë të vetme. Kushtetuta nuk është tabu, asaj i duhet të përshtatet me mjedisin social, ekonomik e politik të vendit”, tha Meta.

“Vetëdija për të qeverisur përmes Kushtetutës është më e fortë se ishte 15 vjet më parë. Kushtetuta është baza ku mbështetet gjithë procesi i bashkëjetesës së një vendi, por edhe funksionimi i një vendi dhe besoj se sot është dita për të çmuar rolin e veçantë që ka luajtur Gjykata Kushtetuese në zbatimin e Kushtetutës në këto 15 vite. Është një instrument në zhvillim, pasi dinamika e zhvillimit të vendit nuk është asnjëherë e dhënë përgjithmonë, Kushtetuta meriton gjithmonë edhe në këndvështrimin nga pozicioni i nevojës për ta ndryshuar atë, por si një instrument në zhvillim, ajo e ka të nevojshme Gjykatën Kushtetuese si një kontribut për ta interpretuar në momente të caktuara, por edhe për ta konsoliduar atë duke iu përgjigjur nevojës së kujtdo për interpretimin e saj”, tha më pas Rama.

Zh.

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Ndryshimet ne kushtetute duhet te jene te tilla...1. presidenti te zgjidhet nga populli 2. sistem mazhoritar kombetar ku deputete te zgjidhen nga populli dhe jo nga partia 3 .drejtues te gjykatave te larta te zgjidhen nga populli me zgjedhje te vecanta si ajo e presidentit 4 te mos ket pengesa juridike apo administrative per kandidim te deputetve te pavarur qe si takojne politikes se partive</p><p>Ne te kundert me keq ka per te shkuar puna...</p>

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Te keto ndryshimet e mundshme do marrim vesh shume rreth Rames. Megjithese besoj se militantet e vet perseri do e mbrojne, edhe sikur ta shpalli veten mbret.&nbsp;</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Gjykata Kushtetuese ka luejt nji rol te madh kohet e fundit tue marre vendime pafajsie per politikaj qe kan vjedh. Tashti duhet te ndrrohet edhe Kushtetuta simbas kerkesave te reja te politikanve aleat ne fuqi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.