Alfred Peza ka përuruar mandatin e tij si deputet me një libër. “Ditari i 23 qershorit”, titullohet

Postuar në 19 Nëntor, 2013 16:20

Për 23 qershorin nuk ishin shkruar ende libra, dhe kjo shpjegohet me faktin që koha që ka kaluar nga ajo datë ka qenë e shkurtër. Por Alfred Peza nuk ka pritur më gjatë. Ai ka shkruar librin “Ditari i 23 qershorit”, që është dhe i pari për të, dhe është për t’u shpjeguar pse atë që s’mundi ta bënte për njëzet vjet nga pozitat e gazetarit, e bëri shpejt e shpejt nën shtysat e motivimet politike. Në këtë mënyrë ai përuron dhe mandatin e tij të parë si deputet. Është hera e parë në historinë politike të Shqipërisë që dikush e përuron mandatin e tij parlamentar me një libër.

Zakonisht dedikimet janë të natyrës pozitive. Me fjalë të tjera, një libër i dedikohet njerëzve të dashur. Ndërsa Peza veproi ndryshe. “Ia dedikoj Sali Berishës”, u shpreh ai në përurimin e bërë në hollin e UET-it, ku prezantohen rëndom librat e botuar nga UET Press-i. Parathënien ia ka shkruar një socialist që, ashtu si dhe Peza, ka filluar të shkruajë libra në kohën që e kish lënë profesionin e gazetarit për të përqafuar atë të politikanit. Është fjala për Ben Blushin që ka shkruar disa libra të kategorisë “fiction historik”.

Libri i Pezës, që u shit mirë gjatë Panairit të sapombyllur, është dhe një homazh për banorët e zgjedhësit e Peqinit, gjë që të bën të mendosh se ish gazetari po kërkon të vendosë lidhjet të forta me elektoratin e vet. Me siguri nuk e çon në mendje ta braktisë ndonjëherë profesionin e ri, këtë të politikanit.

Re.Pu.

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Po per aleancen &quot;historike&quot; te 1 Prillit nuk&nbsp;ka shkruash ndonje liber Alfedua i Pekinit...?!</p>

Submitted by FutjaSiTeDuash (not verified) on

<p>Qekur politika na qenka bere profesion? Zakonisht profesion quhet nje aktivitet qe te paguan per ato qe ben, ne te kundert ne politike te paguajne per ato qe NUK ben..........</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.