Në shtypin e sotëm, renditen “pasojat” që kanë vuajtur pjesëmarrësit në protesta

“Raprezaljet” pas protestave masive kundër sjelljes në vend të arsenalit kimik sirian, kanë zënë sot faqet e shtypit. Kështu, një ndër folësit më aktivë gjatë ditëve të protestës, Zirkon Disha, ka pohuar se oficerë të policisë e kanë kërcënuar me procedime penale apo me “burg”, teksa ministri i Brendshëm Tahiri deklaroi se nuk do të ketë asnjë masë të tillë, për asnjë protestues; veprimtarit Fatos Lubonja policët i kanë kërkuar të largohet nga bulevardi, ndërsa Lubonja ua ka kthyer “po ngrohem në diell”; dhe masat me drastike vijnë nga gjimnazistët e “Çajupit” në Tiranë, të cilët kanë bojkotuar sot mësimin në shenjë proteste ndaj drejtorit të shkollës. Ky i fundit, Vladimir Bodeci, kishte marrë masën “vërejtje disiplinore” për gjimnazistët të cilët të enjten dhe të premten e kaluar kanë bojkotuar shkollën për t’ju bashkuar protestës para kryeministrisë.
Vetë drejtori ka thënë për A1 Report se kjo masë, që tek e fundit do anullohet, ishte disiplinore, aspak politike. “Është një veprim që ka të bëjë me disiplinën e shkollës. Do e rishohim. Unë u kam kërkuar që në protestë të mos shkonin paradite por pasdite, pasi isha gati të shkoja dhe unë me nëndrejtoreshën. Ne i lajmëruam të kthehen, shumica pranuan, ndërsa ata që u larguan ishin të paktë. Ishte një numër relativisht i vogël. Asnjë nxënësi nuk i është kthyer nota në sjellje. Masat do tërhiqen”. Këto janë deri tani, “pasojat” për protestuesit.
a.k
Comments
"pasojat" ë? dmth atë daljen

"pasojat" ë?

dmth atë daljen kërcënuese nga hiçi të tipit "nuk do të ketë procedime", a thu se po i dridheshin leqet popullit, e tha kot Tahiri, kshu për muhabet, me duar në xhepa?

E konsideroj jashtzakonisht

E konsideroj jashtzakonisht meskine te pallësh njëlloj si kur të ngulin plumbat e të lënë në vend, po njëlloj të pallësh edhe kur të të bëjnë vrejtje. (e kam fjalën për grafomanët kokëbosha)

ueeeee, qeka bo nomi... me

ueeeee, qeka bo nomi... me gjithe keto masaaaa.... Po ai drejtori i Cajupit, mos eshte valle po ai drejtori qe i nxirrte nxenesit ne rresht neper mitingjee e Sales...???? Po ai i famshmi Zirkon, mos eshte ai qe levdonte SAliun dhe i nxirrte te "palarat" Rames ne Bashki....... apo edhe ky Lubonja qe po u ngrohkerkesh ne diell...... Nomin paska bo Tahiri me te vetet qe paska "arrestu tre veta nga 10.000 protestues (sipas tyre)... po ikne mer plehra se po nuk bote pak protagonistin nuk boni hajer......

Ore po e keni idenë Cfare
Ore po e keni idenë Cfare mashtruesi Eshte ky Zirconi mo? Eshte një dështak nga kjo rinia e kafeneve që nuk ka prekur gje me dorë as një libër dhe ëndërrojmë të jenë 30 vjeçare e miliarderë. Na morën më qafë që të bëhej Zirconi I njohur dhe të rrinin gjimnazistët ca ditë pa mësim!
Kesaje i thone Demokraci ala

Kesaje i thone Demokraci ala arrnaute. 500 vjet nene turk populli shqiptar pa shkrim e pa kendim po na del tash se ditka ç'eshte Demokracia Perendimore. Ku din dhia ç'eshte taxhija thone andej nga Myzeqeja.

Taxhi e ka fajin, taxhi.
Taxhi e ka fajin, taxhi.
Ajo qe ka bere drejtori i

Ajo qe ka bere drejtori i gjimnazit "Cajupi" eshte skandaloze sepse ka perjashtuar nxenesit vetem se lane oret e mesimit, nje dicka jashte logjikes sepse nese nje nxenes le oren atehere duhet te marre mungese dhe jo perjashtim. Nxenesi eshte i lire te beje c'te doje kur nuk eshte brenda ne shkolle, te shkoje ne proteste apo diku tjeter. Ministria e Arsimit duhet te marre masa ndaj ketij maskarai qe kerkon t'i prishe te ardhmen ketyre nxenesve vetem sa per t'i "rene ne sy te mire" qeverise se re. Njerez si keta duhen zhdukur nga arsimi dhe shkollat shqiptare.

ja pra deri ku arrini ju....

ja pra deri ku arrini ju.... as per te lexuar nuk dini..... lexoje mire o ti IQ 0.5, lexoje mire artikullin, se nuk behet fjale per perjashtime, po per masa disiplinore... e ata nuk e kan pas hallin te masat po tek pengesat qe u ka bo drejtori per te mos e kthy shkollen ne han...

Skeni faj ju adoleshentet e

Skeni faj ju adoleshentet e ... qe beni pordhe per nje vrejte....duhet te ishte akoma xhaxhi sali qe tju thyente gishtat neper komisiarate....

Add new comment