Stefani përdor shprehjen "Sali Kimiku" për revanshin e z.Berisha për të marrë pushtetin

Nënjë shkrim te SHQIP, Andrea Stefani përpiqet të shpjegojë sjelljen e ish KM Berisha në rastin e protestave kundër procesit të shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri. Sipas Stefanit ai tentoi të bëjë revansh për të marrë pushtetin
"I përfolur se ka dashur të përdorte armë kimike në vitin ’97 kundër shqiptarëve, Berisha të kujton një ministër të Sadamit që për shkak të përdorimit të armëve kimike kundër kurdëve, u bë i njohur si Ali Kimiku. Sepse duke manipuluar dinakërisht debatin mbi shkatërrimin e armëve kimike siriane, tentoi të realizojë një revansh në funksion të rimarrjes së pushtetit. Revanshin e Sali Kimikut," shkruan Stefani. Ai beson se paniku i krijuar bazohej në përvojën e skandaleve të kaluara korruptive të qeverisë së Sali Berishës.
Qytetarët u detyruan "t’i thonë JO një oferte të mjegullt dhe të demonizuar nga super rreziqe hipotetike" dhe për Stefanin "Berisha pati kujdes që ky panik të shtohej kur pëlliste me të madhe në Parlament, se nuk do të lejohet asnjë kimikat të hyjë në Shqipëri. Patetizëm që të kujton pompozitetet e ish-diktatorit komunist, që i kërcënohej SHBA dhe NATO-s: Larg duart nga Shqipëria!"
k.c.
i plotë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/11/16/revanshi-deshtuar-s...
Comments
Ca mendimi kishte Stefani per

Ca mendimi kishte Stefani per armet kimike se nuk ja degjova zerin? Doli gje ne shesh ky qe per ca nuk dilte me perara se nuk ma zune syte?

A, te lutem, mos i fol
A, te lutem, mos i fol shoferit.
Stefani kishte amnezi

Stefani kishte amnezi kolektive. Se ne fakt diten e pare vetem Muc Nanon pashe tek mitingu i tyre. Ishin max 150 veta. Muci edhe foli pak, por pastaj edhe Muci u largua me ngadale nga rremujat.

Kam pershtypjen qe kishin frike se beheshin pis. Edhe njefare ndrojtje nga qeveria e re. Rama akoma nuk ka nisur konsumimin por e filloi tani me kete ceshtjen e Sirise.

Pse duhet te shprehej Andrea

Pse duhet te shprehej Andrea per armet kimike??!! Ka kodin e heshtjes ai. Nuk e shkel ate ai. I ka dhene besen Edi Rames.

Ore stefan po si nuk e kupton
Ore stefan po si nuk e kupton se shqiptarët treguan se nuk jane budallenj, se nuk janë si puna e "analistëve" që edhe këtë skandal që e mori vesh gjithë bota se kush e bëri na i paska fajet Saliu.
Njeriu ka shume menyra per tu

Njeriu ka shume menyra per tu bere qesharak. Stefani ka zgjedhur te shkruaje ne kete menyre dhe kete e ben prej vitesh. Askush ne kete vend nuk mban mend nje fjali nga Stefani gjate ketyre 20 viteve sepse ai nuk ka substance nga qe nuk mendon dhe nuk ka stil sepse nuk ka substance. Njeriu pi se mendon se po deshton dhe deshton se pi thgoshte Xhorxh Oruell dhe kishte parasysh ata nuk kane mendim. Mendoj se Andrea mund te ishte bere qesharak me dicka me qeshrake se sa te shkruante dhe aty do ishte me i justifikuar.

Kot e shani stefanin ju

Kot e shani stefanin ju komentues sepse fundi fundit beri te vetmen gje qe ka mesuar dhe di te beje ne jete : "te shaje pare e mbrape berishen" eshe kur nuk eshte e nevojshme sepse berisha eshte haptazi i dale prej orbites politike qe vlen. Stefani eshte per tu pergezuar per koherencen dhe qendrimin e palekundur prej idioti te mbuluar me gjethe te rreshkura prej analisti politik

Po Edi/Edvin Kimiku a u

Po Edi/Edvin Kimiku a u perdoro keto dite si epitet per KM? Ne fakt do e meritonte realisht. Gjithe Kimiket e tjere ne kete kontekst jane stermundime te kota.

Ore ky Stefanaqi aq shume

Ore ky Stefanaqi aq shume ambientalist ishte sa qeset ia zinin rrugen ne Tirane se buzeholle ishte e tani armet kimike qe Edi per shpirt i futi Shqiperise, nuk i komenton fare po merret me Berishen '97 sikur tema ishte kjo. Phii cfare surrat anali ashtu sic edhe duket...

Add new comment