Pas rezistencës në Shqipëri, del opcioni i Kosovës?

Menjëherë pasi doli lajmi se qeveria shqiptare po bëhet gati të bëjë prapakthehu në negociatat me partnerët ndërkombëtarë lidhur me armët kimike, t’i thojë ‘jo’ pra sugjerimit që i është bërë për asgjësimin e këtyre armëve në territorin shqiptar, ka dalë lajmi tjetër i çuditshëm. Asgjësimi i armëve do të bëhet në Kosovë. Duket sikur ndërkombëtarët janë të fiksuar pas opcionit të asgjësimit me pahir në tokë shqiptare.
Këtë lajm e jep gazeta Express online. Nuk jep burimin, por thekson se “pas refuzimit të pritshëm nga ana e qeverisë së Tiranës nën presionin e protestuesve”, mbetet si alternativë Kosova. Një burim i paidentifikuar u ka thënë gazetarëve të Express-it se armët e lëndët kimike “do të depozitohen në strehimoret e aeroplanëve ushtarakë nën malin e Goleshit, dhe do të asgjësohen në furrat e shkritores së Trepçës”.
Në këto rrethana hamendësohet dhe përfitimi që do të ketë Kosova. Nuk është në dollarë, si në rastin e qeverisë shqiptare. Është përfitim i një trajte tjetër. Do të shtohet numri i njohjeve ndërkombëtare të Kosovës. Kjo thuhet në Express.
Re.Pu.
Comments
Te gjithe gati per te

Te gjithe gati per te protestuar qe keto arme te mos shkaterrohen jovetem ne trojet shqiptare por ne asnje vende te Ballkanit

Prandaj e çliruan Amerikanët
Prandaj e çliruan Amerikanët Kosovën, për ta bërë çiflig të vetin si Guantanamo?
Tani po e importojnë përfundimisht konfliktin Sirian në ballkan. Në një anë armët e Asadit e në anën tjetër gomerët e çmendur që luftojnë në Siri...
Ktu ka një hile burra! Lexoni shkrimin e z. Ahmet Dursun që të kuptoni rrezikun.
Mesa duket ka persona që duan që Amerika të rrijë mes nesh përgjithmonë.
t'i harrojnë trevat shqiptare

t'i harrojnë trevat shqiptare

Pse nuk i dergojne ne

Pse nuk i dergojne ne shkretiren e Sahares lendet kimike, apo ne Arizona te SHBA-s?

Unë propozoj të udhëtojnë

Unë propozoj të udhëtojnë drejt Vatiqenit.

Add new comment