Braçe: Berisha e Basha, miting aty ku vranë 4 të pafajshëm

Postuar në 11 Nëntor, 2013 09:32

Opozita pritet të mbajë sot në orën 14:00 një protestë para Kryeministrisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura dy javë më parë në Korçë. Kreu i PD-së, Basha, ftoi dje qytetarët nëpërmjet një deklarate në media të marrin pjesë në protestën që opozita e quan “përgjigjja kundër blerjes së votës”.

Ndërkohë, po dje, deputeti socialist Erion Braçe, reagoi nëpërmjet Facebookut lidhur me protestën e opozitës.

“Po dëgjoj e lexoj klithmat e Lulzim Bashës. Lulzim Basha dhe Sali Berisha para tij duan të bëjnë miting aty ku vranë 4 qytetarë të pafajshëm. Nëse maxhoranca e sotme mund të kritikohet madje dhe ashpër për vonesa të medha në gjetjen e provave të reja, të fshehura, të harruara, të pashqyrtuara për vrasjet e 21 Janarit, dy përgjegjësit kryesorë, natyrisht, askush nuk ka harruar se ata janë këta të dy, Sali Berisha dhe Lulzim Basha! Kjo dhe një mal me arsye të tjera, mes tyre goditja e bazës së tyre ekonomike në “lojrat e fatit”, koncesionet monopol, skemat korruptive në tatime e dogana, veçanërisht ato me rimbursimin e TVSH, ndërtimet turistike ku ai në Vlorë është struktura më e rëndësishme në pronësi të Familjes së perbashkët Berisha-Malltezi-Basha, që detyron Bashën të dalë në miting para Kryeministrisë”, shkruan ndër të tjera Braçe në Facebook.

Dita

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Brace mos valle ke harruar se ata 4 fakiret i nxorret ne demostrate per korrupsionin e atij qe e bete me votat tuaja nr 2 te shtetit ?</p><p>Berisha dhe Basha mbrojten institucionet e shtetit qe drejton sot partia jote por ti me cfare morali u del perpara familjareve te atyre qe i keni bere deshmore pa kauze</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.