44 Universitete Shqiptare. Sa japin diploma false?

Koha Jonë raporton se në Shqipëri janë tashmë 44 Universitete private, dhe mundësia që të lëshojnë diploma false është e lartë. Megjtihatë, njëprceos akreditimi është në udhë përmes një agjensie të huaj, dhe pritet të përfundojë vitin që vjen. Zv/ministri i Arsimit Mazniku,shprehet:
“Do thërrasim një agjenci për të bërë akreditimin e të gjithë universiteteve publike e private, si dhe për të përshkruar realizimin e standardeve të këtyre universiteteve. Po kështu edhe enteve do t’u përcaktohen kriteret e nevojshme për të funksionuar si akreditues. Jemi në bashkëpunim me ato agjenci që kanë eksperiencë evropiane. Ky është një proces i gjatë. Tashmë po i identifikojmë dhe komunikojmë që të vijnë në Shqipëri. Duam që ky të mos jetë një proces që fillon dhe mbaron me akreditimin, por të jetë një proces disavjeçar, që vijon me matjen e cilësisë. Po kështu duam të fuqizojmë agjencinë tonë të akreditimit, në mënyrë që të rregullojmë në tërësi sistemin.”
ne,su,
Comments
kjo eshte qesharake

kjo eshte qesharake ...Shqiperia ka 44 universitete...kulmi...shteti me i vogel dhe me kot ne bote ka me shume universitetet se Gjermaniadhe nxjerr veten te korruptuar dhe parazite qe jo vetem e kurre nuk i paraprijne zhvillimeve ekonomike por me paturpesi e babezi lejuan shkaterrinim e vendit nga kriminele e hajdute si banda e sali berishes...ne na duhet nje universitet i vertete i forte e cilesor, ku cilesia te jete neplan te pare dhe ku te pregatiten ne rradhe te pare njerez te afte per te nxjerre vendin nga humnera e erret ku e futi krimineli berisha. Shkoni dhe merrni shembull nga Norvegjia...nuk ka universitete private...ka nje e vetem nje universiteti norvegjez me dege ne qytetet me kryesore te vendit.Plot dinjitet dhe cilesi merrni shembull se si e kane zgjidhur ceshtjen e kopjimit ne provime...dhe zbatojeni ketu pike per pike...nuk eshte ndonje shpikje por kur ben provim atje ka 50 mesues te vjeter qe vezhgojne ecurine e provimit dhe pedagogu i lendes nuk lejohet te rri ne salle, ka te drejte vetem nje here ne oren 12:00 te huje ne salle dhe te sqaroje ndonje paqartesi nga studentet..jo te tregoje por te sqaroje ndonje paqartesi. mesimdhenia eshte e gershetuat me internetin. perdorin e-leraning nje program i bere posacerisht per universitetet dhe qe konsiston ne ate qe cdo student ka adresen etij te emailit ne kete program dhe pedagogu komunikon me studentet me ane te ketij programi e thene ne shqip...pas leksionit cdo student merr me poste elektronike gjithe materialet qe pedagogu ka shpjeguar ne leksion, merr ushtrime dhe sugjerime. studentet thjesht i printojne dhe i kane te gjithe ne file-t (failet) e tyre. kete duhet te bejne ne nese duam nje universitet te forte qe nxjerr specialiste jo te diskutojne diplomat fallco qe asnje vend nuk i con neper mend jo me ti vere ne zbatim si universitetet kioska ketu tek ne.....

Po sikur edhe Myqerremi e pat

Po sikur edhe Myqerremi e pat thene kete!

Mos mbani shume shprese se nuk ka agjensi akreditimi te huaj qe te vije e te akreditoje keto kioskat tona. Ministria thjesht do te shtyje kete muhabet edhe per ndonje vit tjeter.

Pyetja duhet riformuluar:

Pyetja duhet riformuluar: Cilat universitete shesin me shume diploma?

Cila eshte lidhja midis

Cila eshte lidhja midis shitjes se diplomave dhe akreditimit? Apo pretendohet se pas akreditimit nuk do te kete me shitje diplomash? Si, konkretisht?

Nga kronika "Inflacioni

Nga kronika "Inflacioni galopant i arsimit te larte".

Nje vend si Shqiperia duhet te kishte maksimumi shtate universitete publike: Tirana, Elbasani, Vlora, Shkodra, Korça, Shkodra dhe per par condicio gjashte universitete private, totali dymbedhjete; nje numer i kontrollueshem nga ana cilesore. Ndersa çka po perjetojme sot, quhet kaos, inflacion, zhvleresim i arsimit te larte ne nje pike te tille saqe vlen pak a shume sa i mesmi ne rendin e vjeter socialist! Ndaj kush ka bo£e sot, universitetin(mundesisht publik)e mbaron jashte ku te pakten cilesia ekziston.

Add new comment