Rama: Fraza e Erdogan, keqkuptim si me Xhon Kenedin në Murin e Berlinit

Kryeministri Edi Rama, duke folur në një intervistë për Janush Bugajskin në AS u pyet edhe për frazën e fundit të Erdogan në Kosovë.
Pyet Bugajski: Turqia ka vendosur marrëdhënie të mira me disa vende të Ballkanit, por kohët e fundit, gjatë vizitës së kryeministrit Erdogan në Prizren, ai bëri një deklaratë, për të cilën më vonë tha se u keqinterpretua, se “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”. Kjo u prit shumë keq në Beograd. Sipas mendimit tuaj, ç‘donte të thoshte ai? Ç’nënkuptonte me këtë?
Përgjigjet Rama: Them se është një keqkuptim apo një keqinterpretim si deklarata e famshme e Xhon Kenedit në Murin e Berlinit ku ai tha, “Unë jam berlinez”. Ai tha “Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi” me kuptimin që këtu ndihem si në shtëpinë time, kurse ju ndiheni si në shtëpinë tuaj në Turqi. S’kishte fare lidhje me gjeopolitikën apo me…
Neo-otomanizëm?
Nuk e besoj! Nuk duhet të merremi më me kapjen e deklaratave apo frazave të marra jashtë kontekstit gjatë një tubimi, në një atmosferë entuziaste para njerëzve që e adhuronin, sepse atje ka edhe një minoritet turk, ndaj e tha në këtë kontekst. Por nuk ka kurrfarë kuptimi tjetër veç këtij dhe unë besoj se sqarimi që u bë ishte pikërisht i duhuri. a.n.
Comments
Futja, o Edvin Rama, futja,

Futja, o Edvin Rama, futja, se ti kujton se ky milet ha bar....... Cfare ngjashmerie ka midis kesaj deklarate te Erdoganit te bere ne gjuhen e tij te nenes, dhe asaj te presidentit JFK qe tha dicka ne gjermanisht duke kujtuar se po thoshte gje tjeter? Per sqarim, JFK donte te thoshte "une jam berlinez" qe ne gjermanisht duhet te ishte thene "Ich bin Berliner". Duke perdorur nje shabllon anglofon, gabimisht ai tha "Ich bin ein Berliner", qe ne gjermanisht do te thote "Une jam nje Petull".

Kurse, Erdogani foli TURQISHT, pra ne gjuhen qe si gjuhen e nenes e njeh mer mire se cdo gjuhe tjeter. Pa e perjashtuar, qe mund te jete keqkuptuar, krahasimi me situaten e JFK eshte totalisht e papershtatshme dhe me kuptim krejt tjeter.

Gjermanet, duke e kuptuar menjehere se cfare donte te thoshte JFK, qeshen me dashamiresi. Deklarata e Erdoganit nuk me duket se u prit me dashamiresi..........pra edhe nje here bjeri or Edvin Kristaq Rama, bjeri se i bie bukur, deri sa te te bjeri sahati edhe ty, si te tjereve.......

Ku je mor Daj Ceni, qe ke

Ku je mor Daj Ceni, qe ke mare emrin e personazhit ne "Epopeja e BK " me kete logjike. A ka gje me normale per njerez normal, per ta kuptuar shpejgimin e Rames? Ndersa ti i bie nga Dajti per te shkuar ne Kombinat. Po keshtu eshte, s'ka lidhje me gjoepolitiken, sepse midis Kosoves dhe Turqise jane disa shtete te tjera. Nese Kosova nga ana territoriale do te ishte Turqi atehere do kishim disa Turqi si ishuj ne Bakllan. Edhe kaq gje nuk e kupon?

Or Koli, e para une emrin e

Or Koli, e para une emrin e kam Hysen dhe goca e vogel e sime motrre me therret "Daj Ceni". Per ate poemen per te cilen flet ti, mua nuk me rruhet fare dhe as nuk e kam idene se cfare eshte ai personazhi per te cilin flet ti. Se dyti, une ne qoftese jam matane Dajtit dhe dua te shkoj ne Kombinat, pa tjeter qe nga Dajti do t'i bie per te shkuar ne Kombinat. Keshtuqe edhe ketu nuk e marr vesh pse te ben kaq pershtypje......probleme cognitive, apo parehatllik mendor?

Thelbi i komentit tim (po ti nuk e ke marre vesh, se je ngaterruar me shume me ate punen e Daj Cenit), eshte qe do ose s'do ti dhe ca si ty, Edvin Kristaq Rama, ia ka fut aq kot me ate krahasimin e Erdoganit me JFK sa nuk i bohet hesapi.

Shkurt muhabeti, kujt i pelqen t'i haje karamelet e Edvinit, le t'i haje, po ben mire te mos mundohet t'ia japi te tjereve me zorr.....

O "Daj Ceni", po pse

O "Daj Ceni",

po pse merresh me nje mashtrues e idiot si Edi Rama mer daj? dhe kujt i thua pale "M. Nanos" qe ne vend qe te largohet nga publiku si nje nder qindra "analiste e gazetare" te perjetshem qe jane bere vecse thashathemexhij lagjeje hedhin shashka sa per te trubulluar shoqerine ne debate qorre qe sherbejne vetem e vetem per te mos u prononcuar kundra apo tju sherbejne duke e ngaterruar muhabetin me qellim (!)

JFK nuk beri asnje gabim ne thenjen (pozicionin politik) te tij ne viziten e asokohe ne Berlin. Askush nuk qeshi dhe askush nuk ka folur per lapsus ate kohe por as edhe sot. I kemi pare ato pamje televizive me dhjetra here dhe jo vetem qe nuk qeshi njeri por kur u tha ajo thenje e famshme plasi nje brohoritje e gezim i papame nder masat e sheshit! Keto thashetheme une po i lexoj per here te pare sot nga goja e nje mashtruesi te faktuar dhe pseudo kronistet amatore qe i marrin "petllat" Ramiste per "buke me djath"!

JFK tha saktesisht ne dialektin Berlinez "Ik (Ich) bin ein Berliner" qe eshte saktesisht nje mesazh i qarte politik ndaj kercenimit te Rusise se Berlini eshte USA ..dhe USA do ta mbroje si territorin e vet! Kjo eshte nje pozicion politik krejt i pakrahasueshem me Turqelishten e Erdoganit qe bashke me Teologun e famshem te ri-ngjalljes osmane te ministrit te tije te jashtem e kane menjden te ekspandimi ekonomik, kulturor e politik ne ballkan si kunder-pergjigje e njekohosisht presion te hapur karshi BE-se per inat te zvarritjeve intergruese ne antaresim te Turqise. Rama ra me qellim viktime e retorikes anadollake te Erdoganit sepse i konverton edhe atij si nje sinjal per BE-ne qe ta lene rehat me kritikat qe po i akumulohen dita-dites per arrogancen e personalizimin e pushtetit te vet!

Shpjegimi me petulla or Daj nuk qendron sepse Ne gjermani nuk hahen petllat dhe as nuk i njohin! Te vetmet petulla qe shiten neper festa ne Gjermani jane ato Langoshet Hungareze! Mos e ke fjalen per ato tortat e vogla te sheqerosura qe quhen "Berliner" qe e kane marre emrin nga ideja te qenurit "berlinez" por qe nuk eshte ashtu se me emertimin "Berliner" prosupozohet menjehere petulla jote (ne fakt torta e sheqerosur). Edhe ne rastin e dallimit fonik midis "Ich bin ein Berliner" me "Ich bin Berliner" nuk ka asnje gabim sepse mund ti thuash te dyja sepse eshte po e njejta gje! Biles thenja "Ich bin EIN Berliner" eshte mese korrekt!

Diten e mire!

Zoti Kevinjon, pikerisht se

Zoti Kevinjon, pikerisht se nuk doja te harxhoja aq shume fjale sa ke harxhuar ti per te shpieguar se cfare eshte "Berliner", i rashe shkurt dhe e "perktheva" me nje fjale shqipe me kuptim sa me te afert me ate cfare eshte Berliner-i ne te vertet. E shof qe per ty pershkrimi kulinar i Berliner eshte me i rendesishem, sesa vete ceshtja qe po diskutojme (mos ke mbaruar ndonje shkolle guzhine, se ato jane te obsesuar mbas recetave te gatimit), flm per kete se tani s'ka rrezik ta marri njeri Berliner-in per petull, dhe kush lexon keto komente eshte fare i qarte.

Nuk e kuptoj "shkumosjen" tende sepse, mesa kuptoj, edhe ti e mendon, sikurse une, qe krahasimi i perdorur nga Rama, eshte i pavend, duke pasur parasysh qe konteksti i thenieve eshte komplet i ndryshem. Gjermanet, qeshen qe cke me te me ate qe tha JFK, por e kuptuan shume mire se c'donte te thoshte ai, prandaj e vleresuan, dhe sigurisht gabimi (nuk ishte lapsus, ishte GABIM qe JFK beri sepse nuk dinte gjermanisht) jo vetem qe nuk kishte asnje rendesi politike, por e beri JFK edhe me simpatik ne syte e gjermaneve.

Gjithsesi, edhe nje here falemnderit per sqarimin qe Berliner nuk eshte Petull, por dicka tjeter, shume e ngjashme me petullen.

Add new comment