Bllokohet pallati “fatal” i Ujit të Ftohtë. Avokati Haxhia: Banorët kanë blerë pronë të ligjshme

Pallati i bujës së madhe në Ujë të Ftohtë të Vlorës, (kompleksi “Jon” i mbiquajtur Pallati i Lul Bashës, ndërsa në fakt ndërtues është vjehrri i tij) bujë që ka nisur që gjatë fushatës elektorale, është rrethuar me shirit pasditen e djeshme nga INUK, ndërsa Policia e Rendit e ka marrë në ruajtje, duke mos lejuar të hyjë brenda godinës asnjë banor i saj. Gazeta Panorama njofton se kjo masë e papritur ka zënë ligsht pronarët e apartamenteve në godinën 6-katëshe, të cilët kanë blerë banesa në një ndërtesë me të gjitha dokumentacionet e duhura sipas ligjit dhe janë tronditur nga ky veprim i paparalajmëruar. Sipas kreut të INUK Zyhdi Dajti, nëse konstatohen shkelje mbas shqyrtimit të dokumentacionit në ndërtimin e pallatit apo në sipërfaqen mbi të cilën është bërë ndërtimi, do të merren masa për shkatërrimin tij. Mirëpo ka disa probleme: Sipas banorëve, punonjësit e INUK nuk kanë treguar asnjë lloj dokumenti për bllokimin që kanë bërë, ndërkohë që ata kanë çdo dokument ligjor për pronën, përfshirë dhe hipotekën. Avokati i njohur Maks Haxhia që ka marrë përsipër mbrojtjen e banorëve, thotë se ky arbitraritet po cënon çdo normë e ligj, duke nisur nga Kushtetuta.
Kujtojmë këtu se një ndër akuzat ndaj kryebashkiakut Gjika ishte edhe pajisja me dokumentacion e kësaj ndërtese. Por tani që kjo ka ndodhur, çështja komplikohet.
a.k
Comments
Po pse u komplikoka çeshtja?

Po pse u komplikoka çeshtja? Eshte nje godine e ndertuar 1/10 mbi rere ndersa 9/10 mbi det. Qe i bie se ata qe e kane ndertuar nuk kane asnje lloj pronesie mbi token dhe jane ne kundershtim me ligjet e urbanizmit. Edhe pse mund te kene marre leje nga Bashkia dhe Hipoteka, lejet jane logjikisht abuzive, siç eshte edhe ndertesa. Dhe qe kur diçka abuzive mund te jete pengese per diçka? Perkundrazi ato dokumente mund te sjellin me shume probleme per pronaret dhe ata qe i kane nxjerre, sesa mund te ndihmojne ndonje

Ti qenke gjeni vertet... Shko

Ti qenke gjeni vertet... Shko hidh ndonje bombe atomike ne Venezia se eshte e gjitha mbi det...

Hajde injorant hajde... Po se eshte mbi det qenka e paligjshme. Po ik o ditezi dil nga fshati, kalo diku ne Itali te shohesh c'behet.

Popull derdimen

Nuk lejohet ne Itali te

Nuk lejohet ne Itali te ndertosh pallat mbi reren e detit e as mbi det, as nuk lejohet te ndertosh mbi token qe nuk e ke tenden. Nese e ben, do te ta prishin. Dhe megjithsese ne mesjete apo edhe me pare, nuk ishin ligjet e sotme e mund te ndertoje ku te doje, serisht, asnjehere ne historine e njohur nuk jane ndertuar pallate apo shtepi ne Itali mbi det, as ne Venezia. Keshtu qe une s'kam ca te shikokam or tie.

avash ti ore uooou,se paske

avash ti ore uooou,se paske bredhur Evropen zotrote. Deti as shitet , as blihet o dudum, as Shpetimi s'e shet dot , as Basha s'e blen dot, capito? Pa lere Venecien ti qe ka 800 vjet atje po dil nje cik me tutje e shiko Dubain a Japonine ,qe veretete shteti jep leje per ndertim ne det po taksa qe paguan pronari eshte sa buxheti i shtetit te Shqiperise.. C'a paguan Basha , lesht e curres paguan, ... Ne det te hidhet se Vlora ka qene e do jete edhe pa lejen e shpetimit edhe pa pallatin e bashes. Merr vesht? Hë....

Bravo Albani injorant qe shet

Bravo Albani injorant qe shet kulture dhe dije!!!!

Ky avokati shquar , ne fakt

Ky avokati shquar , ne fakt keta jane me te " shquarit" e sistemit tone gjyqesor, qe mbron Dritan Dajtin dhe mire ben, por asnjehere nuk e ka quajtur klientin e tij "kriminel", guxon dhe "paradhenie " e konsideron veprimin e shtetit si " kriminal"....Nga ana tjeter , eshte mberthyer me kliken e tij si "kolltufaget " e Nolit pas karrikes se Dhomes Kombetare te Avokatise, te cilen e drejton prej 20 vitesh dhe persekuton avokatet e rinj me tarifa te cmendura antaresimi ne dhomen e tij...Edhe nga kendveshtrimi fiskal keta avokate te shquar jane lene te lire dhe deklarojne te ardhura sipas qejfit...Ne kuadrin profesional dhoma e drejtuar prej tij nuk ka bere asgje per 20 vjet per profilizimin e avokateve - civil, penal, administrativ, per apelin , gjykaten e larte etj...Do me pelqente qe avokati Haxhia te prononcohej per detyrat qe ka dhoma e avokatise , ne kuadrin e sistemit te drejtesise , sipas MSA ...Kryetari dhomes nuk ka kohe , sepse misioni kryesor i tij eshte te gjej , peshkoj dhe te nxjerr nga rrjeta e ligjit peshqit e medhenj te biznesit ...

E shembni sa me shpejt kete

E shembni sa me shpejt kete turp te vlores.

Pse te shembet "sa me

Pse te shembet "sa me shpejt"? C'ne gjithe ky ngut? Bejini punet avash-avash ju entuziastet e armatosur me vare' e matrapik, keni gjithe legjislaturen perpara. Apo mos valle doni te fitoni kohen e humbur, duke marre ne qafe njerez te pafajshem dhe duke shkelur ligjet, njesoj si ai qe e ka ndertuar? Apo mos valle keni ndonje plan tjeter?

Qytetaret e pafajshem e hane

Qytetaret e pafajshem e hane gjithmone. Fatkeqesi per ata qe kane blere shtepi aty se ai pallat do prishet se nuk ka leje. Lind pyetja, cfare ka bere Kryetari i Bashkise se Vlores per te ndaluar kete ndertim. Dakort nuk ke fuqi per ta ndaluar se keta te PD para 23 Qershorit nuk pirdhnin per njeri, por nje fushate ne televizion ose tabela paralajmeruese per qytetaret mos te blinin shtepi aty se ska leje ishte me e pakta qe mund te bente. Vetem per kete Kryeminstri duhet ta shkarkoje Kryetarin e bashkise se Vlores dhe ta denoncoj ne Prokurori. Ndersa sa per kete Krytarin e Opozites eshte turp qe te perzihet me te tilla dallavere, vetem tek ne dhe ne Afrike ndodhin keto gjera. Imagjino qe mund te behet Kryeminister ky tipi, zot na ruaj.

Nese investimi i ka letrat ne
Nese investimi i ka letrat ne rregull, hap gjyq dhe fiton demshperblim duke demshperblyer edhe ata qe kane blere; ne rast se shoqeria ka dale jashte ligjshmerise gjyqi eshte mes investuesit dhe bleresit, te cilet me kontratat e porosise qe kane, fitojne te drejten e demshperblimit ndaj cdo pasurie te investuesit.
Rasti i ketij objekti eshte flagrant. Edhe fakti qe padia e Inspektoriatit te ndertimit nuk "levizi" gje, eshte shume i rende. Megjithate eshte me e padrejte qe ai objekt te qendroje, sesa te hiqet. Uroj qe levizje te tilla te jene sa me shume brenda nje shtrirjeje te drejte, jo selektive.
Avash ore se na mallëngjeve.

Avash ore se na mallëngjeve. Mjerë fukarenjtë që kanë blerë hyrje në atë pallat.

Cilët njerëz të pafajshëm po merren në qafë në këtë rast, ata që dhanë lejen, ata që e ndërtuan apo ata që lejuan ndërtimin e një pallati mbi në turrë inertesh të hedhura në det?

Sa më shpejt sepse është simbol i ngrënies së pronës publike (detit) nga privati me pushtet. Sa më shpejt, që ta marrin vesh të gjithë anëkënd Shqipërisë, që mendojnë se mund të ndjekin akoma shembullin e kunatit. Sa më shpejt, që mos të lihet kohë për shitje sa për letra për të përfituar dëmshpërblime në kurriz të buxhetit të shtetit. Sa më shpejt, në mënyrë që mos të shpëtohet një grabitje e pronës publike me procedurë; të pëlqen apo jo në Shqipëri mund t'i ikësh ligjit me procedurë dhe po shpëtove, edhe sikur të ndryshojë ligji nuk të kap më.

Ka prapë pallate si puna e këtij në gjithë Shqipërinë dhe precedenti është shumë i mirë. Herë tjetër kush ndërton nuk guxon më të sigurohet nga 4 anët se i ka letrat në rregull.

Nuk po merren ne qafe ata qe

Nuk po merren ne qafe ata qe kane dhene lejen, apo ata qe ndertuan aty o shoku entuziast, por ata qe kane blere aty apartamente a dyqane. Keta njerez nuk kane pse paguajne pasojat e falimentimit te shtetit: Shteti ka lejuar aty te ndertohet, tani vjen e te thote qe nuk lejohet te hysh ne shtepine tende, se pallati eshte i vjehrrit te Lulit dhe po verifikojme dokumentet. Jam i bindur qe po te ishe njeri prej atyre qe kane blere aty pa e vrare mendjen per konfliktet e Rames me vjehrrin e Lulit apo me Gjiken, sot do te ishe duke protestuar ketu ne emer te shenjterise se prones. Duhet medoemos qe te preken interesat personale, qe njerezit te fillojne te kuptojne qe ajo qe eshte e paligjshme eshte e paligjshme dhe pike?

Sido qe te jete ai pallat

Sido qe te jete ai pallat deri sa pengon progresin turistik te Vlores ose te gjithe Shqiperise duhet te shembet. Sa per ligjet qe permend avokati dhe gazetat ato dihet si jane. Nese duhet, do te kompensohen nga ne taksapaguesit dhe jo avokati. Prishja e bukurise se bregdetit kushton me shume se çdo gje tjeter.

Ne fakt menyra si do

Ne fakt menyra si do procedohet me kete ndertim ka per te qene e rendesishme per te krijuar nje precedent per prishjen e ndertimeve qe kane leje, po lejen e kane te parregullt.E si keto ka plot kudo ne Shqiperi. Do ishte interesante sikur te nxefej lufta deri ne ate pike sa Basha te shkoi ti prish pallatin Linda Rames, sepse dhe ai qartesisht ka nje leje te parregullt, apo nese klanet e ndertimit do nderhyjne per te qetesuar gjakrat.

do ia prishim apo jo? po po

do ia prishim apo jo? po po po!

Add new comment