Tronditëse: Miliarada lekë shpenzime pa faturë në Albpetrol dhe koncesionarët e kromit, shteti asnjë qindarkë në buxhet!

Lajmin, se si kompanitë koncesionare po shfrytëzojnë pasuritë natyrore duke paguar shifra minimale dhe abuzimet në sektorin e naftës, e bën të ditur Top Chanel , i cili jep fakte se mbi përmasat e skandalit që arrin deri në 12 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, çka tregon se shteti nuk i ka kontrolluar asnjëherë koncesionarët edhe pse ky është një nga kushtet më të forta ligjore.
Burime zyrtare nga Albpetrol, kompanisë përmes të cilës shteti mbikëqyr të gjitha koncesionet e naftës, bëjnë të ditur se gjatë kësaj periudhe kompanitë koncesionare kanë deklaruar mbi 1.5 miliardë dollarë shpenzime pa dorëzuar faturat përkatëse.
Në të gjitha marrëveshjet koncesionare, është përcaktuar se kompanitë private fillojnë të paguajnë tatim mbi fitimi në masën 50 për qind vetëm pasi të kenë shlyer investimet, por edhe shpenzimet e përditshme që ato kryejnë në aktivitetin e tyre. Por për shkak të deklarimit të shpenzimeve marramendëse, të cilat siç po tregojnë faktet nuk janë verifikuar asnjëherë nga 'Albpetrol', deri më sot asnjëra prej kompanive koncesionare nuk ka paguar qoftë edhe një lekë tatim fitimi në buxhet.
Edhe pse që nga viti 2005, vetëm eksportet, e kromit dhe naftës kanë qenë mbi 1.6 miliardë dollarë. Por në buxhet, qeveria ka arkëtuar vetëm detyrimet minimale nga renta, pasi tatimi mbi fitimin sipas 'Albpetrol' është zhdukur përmes shpenzimeve pa fatura, një skemë që mund t'i ketë marrë padrejtësisht arkës publike dhe qytetarëve qindra milionë dollarë në këto tetë vjet, përfundon lajmi i Top Channel.
Zh.
Comments
Nese dikush qe vret dike dhe

Nese dikush qe vret dike dhe ai meriton dhe denohet me burgim te perjetshem, po dikush qe i vret te gjithe pse jo vetem qe nuk denohet por shperblehet?

Pse i shperblejne shqiptaret qeveritaret e vete qe i vrasin perdite ? Dikur ankoheshim se na vrisnin per mendimin e lire, por sot a jemi te lire te flasim? jemi te lire te zgjedhim me te miren per vehten? a jemi te lire te a jemi te lire te jetojme ne vendin tone?

Absolutisht jo!

Na detyrojne te ikim ne vende te huaja, na persekutojne ne pune, ne ofrimin e sherbimeve , na vjedhin dhe grabisin taksat, na helmojne me karburante jashte standarteve ose me ushqime hormonale, na nxjerrin ne mitingje partiake dhe mediokre, na vrasin individualisht por jo vetem, e bejne edhe ne forme kolektive si ne kete artikull.

Shitja e vendit dhe e popullit per para personale eshte vrasje kolektive, e sofistikuar por sidoqofte eshte vrasje dhe une do ta quaja vrasjen kolektive masaker. ne kete artikull eshte projektuar nje masaker qe na vdes sigurte dhe ngadale.

Ajo cka mund te thuhet pas ketij artikulli eshte se duhet te vetemborhemi nga qeverite tona.

Add new comment