Crown Agents e ka shlyer dënimin për të cilin flet Berisha - raporton TCH

Postuar në 30 Tetor, 2013 17:44

Pak ditë më parë qeveria e Shqipërisë vendosi t’i japë kompanisë Crown Agents shërbimin për të asistuar doganat shqiptare. Deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha sulmoi publikisht qeverinë për vendimin, por edhe kompaninë, teksa përmes një postimi në faqen e tij në Facebook e përshkruante atë si një agjenci të futur në listën e zezë të Bankës Botërore. Televizioni TCH i është vënë përgënjeshtrimit të deklaratës së Berishës.

Raporton TCH: "Në fakt, kompania britanike ka qenë e përfshirë në listën e zezë të Bankës Botërore në vitin 2011 për një periudhë prej gjashtë muajsh. Çështja kishte të bënte me një projekt të vitit 2006, ku pas hetimeve rezultoi se “Crown Agents” kishte keqparaqitur vlerësimin për një nga konsulentët më të rëndësishëm të projektit. Por ky dënim ka përfunduar dhe “Crown Agents” i është rikthyer biznesit me Bankën Botërore dhe jo vetëm këtë institucion. Sot kompania këshillon qeveritë e vendeve më të fuqishme të botës. Mes klientëve të saj është aktualisht edhe qeveria amerikane, përkatësisht Departamenti i Shtetit, ai i Mbrojtjes, i Tregtisë, por edhe USAID dhe Koorporata e Mijëvjeçarit. Paralelisht kompania këshillon Bashkimin Europian dhe shumë organizma të tjerë ndërkombëtarë të njohur.." a.n.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

"e ka shlyer denimin"- thote Respublica e TCH, sikur ky denim te mos kish asnje nenkuptim per kredibilitetin e kesaj shoqerie, dhe sikur ky kredibilitet kthehet automatikisht sapo e ke kryer denimin. Pergjithesisht burgaxhinjte(ata qe e kane shlyer denimin) nuk jane kontigjent i mire dhe as i preferuar per tu punesuar ne pozicione kyçe, por ça ti besh qe Rilindja pikerisht burgaxhinjve(ata qe e kane kryer denimin, sipas Respublikes e TCH) gjen kurajon tu lere ne dore leket e shqiptareve. Zoti e shpetofte Shqiperine, se veç ai mund ta shpetoje ndaj duarve te gangstereve qe zevendesuan hajdutet ordinere me 23 Qershor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.