Vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, vizitë në Izrael. PD: Kë përfaqëson ai? PS: Shkoi me paratë e veta!

Postuar në 27 Tetor, 2013 14:41

PD ka zbuluar sot udhëtimin e vëllait të kryeministrit Rama, Olsi Rama, në pjesëmarrjen në një aktivitet biznesmenësh në Izrael, dhe ka ngritur këto pyetje pëmes zëdhënëses Vorpsi:

"A është z.Olsi Rama, përfaqësues i ekzekutivit?
A është vëllai juaj përfaqësues i biznesit, dhe nëse po, a ka lidhje aktiviteti i tij me qeverinë dhe zyrtarët e lartë të delegacionit?
A është Olsi Rama i ftuar, turist, kureshtar i zakonshëm, apo cili është roli i tij në këtë vizitë? PD mbetet me shpresën se Kryeministri do të bëjë transparencë, ashtu siç ka premtuar”, tha Vorpsi.

PS, e pyetur nga Shqiptarja.com ka reaguar me fjalët: “Eshte totalisht e pavërtetë ajo që thonë. Olsi Rama ka marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga ambasada izraelite, ku kanë qene 70 përfaqësues dhe punonjës të sipërmarrjeve shqiptare që janë takuar me kompanitë ngjashme izraelite. Po sipas burimeve nga kryeministria vëllai i kryeministrit Edi Rama, ka qenë në Izrael për tu njohur me telemedicinën, dhe jo si përfaqësues i shtetit, sic edhe pretendon Partia Demokratike, por i një projekti me të cilin ai po merret. Olsi Rama ka shkuar në Izrael me shpenzimet e tij, duke paguar të gjitha detyrimet e biletës dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë nga aktivitetet ku ishte i pranishëm zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti..."

k.c

Comments

Submitted by minie (not verified) on

<p>Po po po, patjeter qe i ka pagu vete shpenzimet dhe ka qene atje si privat dhe s&#39;ka pas asnje kontakt me qeveritaret tane dhe ka pas nje projekt te rendesishem me ftese personale. Keshtu thoshte dhe Argita. Historira te degjuara e te sterdegjuara. Une per vete e besoj se vellai i kryeministrit, si dhe kryeministri, nuk merren me keshtu gjerash. PD te mbaje gojen se s&#39;eshte mire te aludoje per korrupsion familjaret e kryeministrit. Ta qepe gojen bile se prandaj i ka marre nje milion shuplaka. As Rama as Meta nuk korruptohen. Meta ja tregoi me vendim gjykate gjithe botes mbare se eshte deli djale. Turp ti vije PD-se.</p>

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&quot;Olsi Rama ka marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga ambasada izraelite, ku kanë qene 70 përfaqësues dhe punonjës të sipërmarrjeve shqiptare që janë takuar me kompanitë ngjashme izraelite&quot;</p><div>&nbsp;</div><div><font color="#333333" face="Georgia, Times New Roman, serif">Olsi Rama nuk ka dhe nuk ka pasur ndonjehere biznes te rregjistruar ne Shqiperi dhe nuk e kuptoj se cfare biznesi perfaqeson ai ne Izrael ne nje delegacion miks qeveritaresh dhe biznesi ??? Eshte sh e qarte se shkon atje ne cilesine e vellait te kryeministrit per te qene pike kontakti per ato biznese qe duan te vijne ne Shqiperi. Kuptohet si sekser !</font></div>

Submitted by kaso (not verified) on

E paska lene edhe Rama 2 si edhe Didi New yorkun? Eshte hapur thesi I "meritokarcise" ne Shqiperi me sa duket.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.