Prokuroria e shpall nën hetim, Gjika: Paskan dalë në punë ditë diele veç për mua?

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika merret i pandehur për akuzën e falsifikimit të lejeve të ndërtimit të dy godinave njëra në lagjen Pavarësia dhe tjetran në bulevardin qëndror Vlorë-Skelë, në afërsi të Teatrit “Petro Marko”, në vendin e quajtur “Tre Rasat”.
Lajmi u bë publik nga Florinda Ballauri, drejtoreshë e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla në një deklaratë për shtyp në orën 10: 15 minuta të ditës së sotme, sipas A1 Report.
Në një prononcim për “Ora News” nëpërmjet telefonit, Gjika është shprehur se do të marrë kohën e mjaftueshme për të reaguar në lidhje me akuzat.“Jam i shokuar nga deklarata e prokurorisë. Deklarata u bë në një ditë të diele, kur prokuroria është pushim. Do të marr kohën e mjaftueshme për të reaguar”, ka thënë Gjika.
Ky lajm duket sikur parashikon lëvizje të forta në skakierën politike. Nga kush? Ende mister...
k.c.
Comments
Eh mer Gjike, keshtu eshte

Eh mer Gjike, keshtu eshte kur u bere i forte para Rames.

Tani e ka radhen Vangjush

Tani e ka radhen Vangjush Dako i Durresit,,,,,,,,,,,,ups , harrova ......Dakon e don fort Rama.

Nuk e di pse po me duket si

Nuk e di pse po me duket si puna atij Omarit kunatit te Enverit qe u pushkatua....

Ta gezosh Shpetim ... jo se

Ta gezosh Shpetim ... jo se nuk e meriton por sepse e di vete se kush po kujdeset qe ta meritosh ti (e jo ndonje tjeter, se si ty ka plot) e tani (jo me pare kur kishin me sh aresye)

Hajde se pas Gjikes e ka

Hajde se pas Gjikes e ka radhen Zeqoja i Fierit.....

Add new comment