Dhe kusuret për Berlusconin s’kanë të sosur: Tjetër proces për korrupsion

Postuar në 25 Tetor, 2013 02:10

Edhe pse janë kusure që i ka bërë vetë dhe do t’i vuajë po vetë, përsëri kusure dhe histori pa fund janë. Ish kryeministri italian i dënuar Berlusconi, tani duhet të dalë në gjyq edhe për një akuzë korrupsioni të një senatori. Këtë herë në Napoli. Sipas të dhënave nga qarqe të drejtësisë, ai duhet të dalë në gjyq nën akuzën për korrupsion. Gjykatësi përgjegjës në Napoli përcaktoi 11 shkurtin si datën e fillimit të procesit. Padia e akuzon Berlusconin se i ka dhënë tre milionë euro ish senatorit Sergio de Gregorico, në mënyrë që ky t'i kundërvihej partisë së vet. Në këtë mënyrë Berlusconi është përpjekur të rrëzojë në 2006 qeverinë e kryeministrit të atëhershëm Romano Prodi. Së bashku me Berlusconin është paditur edhe ish-njeriu i tij i besuar Valter Lavitola, i cili akuzohet se ka organizuar dorëzimin e parave. De Gregorio ndryshoi në atë kohë kamp dhe kështu kontribuoi që qeveria Prodi të rrëzohej në 2008. Zgjedhjet parlamentare që pasuan i fitoi Berlusconi. Deri tani për këtë akuzë nuk ka pasur deklarata nga avokatët e Berlusconit.

Berlusconi ka disa procese të hapura për shkak të shumë skandaleve.  Pas vendimit të gjykatës dhe një dënimi me fuqi ligjore për heqje lirie, kërcënohet nga humbja e vendit në Senat. Dënimi i shpallur në Milano megjithatë nuk ka pasoja për senatorin Berlusconi, pasi prioritet do të ketë një vendim i Senatit për përjashtimin e tij. Ky vendim pritet në nëntor. Nëse Berlusconi përjashtohet nga Senati, do të humbiste në të njëjtën kohë edhe imunitetin si deputet.

Zh.

Comments

Submitted by Taku (not verified) on

<p>Ne fakt ne keto 20 vitet e fundit, pra qe kur iu fut politikes Berluskoni ka mbi vete mbi 50 procese...</p><p>e thuaj pastaj e nuk eshte e politizuar magjistratura italiane.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.