Kadare: Pse u konvertuan shqiptarët me ardhjen e ushtrisë otomane

“NOOR” u shfaq suksesshëm këtë pranverë si një ide e një grupi filozofësh të njohur si Malek Chebel, Mark Ferro, etj, me synimin “të nxisë debate dhe reflektime mbi spiritualizmin dhe laicitetin, mbi racizmat dhe radikalizmat në ngjitje, sinjale këto të një bote që po vdes nga frika dhe që ushqehen gjithnjë e më shumë nga absolutizmi i mendimit dhe nga humbja e pasioneve kolektive”. Ne kete numer Ismail Kadare flet për konvertimin shqiptarëve në fenë islame:
"Një pjesë e popullsisë së varfër, u detyrua të konvertohej me dhunë. Disa të tjerë ndërruan kamp për arsye ekonomike, disa të tjerë për një fenomen tepër të rëndësishëm për shqiptarët, pasi vetëm një mysliman kishte të drejtë të mbante armë. Shqiptari ishte para dilemës: si do mundte ai të mbronte dinjitetin e familjes së tij pa armë? Ndodhte që një vëlla i po të njëjtës çati konvertohej dhe një tjetër jo.
Pra, psikologjikisht ne ishim të përgatitur ndaj një jete sociale të tolerancës. Por pushtimi otoman nuk krijoi asnjë liri, pavarësisht iluzioneve, duke nxitur konfliktet mes klaneve. Feudalët ishin “të lirë” të bënin luftë mes tyre. Sot, nëpërmjet fesë së Islamit, Turqia përpiqet përsëri të ndikojë dhe modifikojë konceptin tonë të jetës sociale. Perandoria otomane duket se po rivjen në një tjetër formë..." a.n.
Nje version i perkthyer:
http://gazetadita.al/kadare-shqiptaret-u-konvertuan-me-dhune...
Comments
Kadareja nis e na kujtohet

Kadareja nis e na kujtohet tani për konvertimet, të cilat dyshoj se i ka parë me sytë e vet. Problemi është shumë më kompleks. P.sh. në Kosovë, 41 vjet para Betejës së Maricës (1371), 59 vjet para Betejës së Kosovës (1389) na del një bujkrob me emrin Aladin (ʻAlāʼed-dīn). Po le pa përmendur emra të tillë arbërish që mbanin emrat e pafat Svinoglav (Kokë derri, ndoshta «Kryethiu») apo Golo Zlo (Ligësi e zhveshur). Gjëja e fundit për të cilën kanë nevojë shqiptarët sot, është që dikush t'i mëkojë me shpjegime të thjeshtuara procesesh komplekse historike. Nëse Kadareja do patjetër ta zbardhë këtë çështje, le të botojë një libër në fund të të cilit të ketë mirësinë të rreshtojë burimet që ka përdorur, shoqëruar më pas me ndonjë kritikë të thukët, ndërtuar mbi baza shkencore. Selami Pulaha i ka botuar regjistrat osmanë, le t'i lexojë. Aty ka edhe njerëz që bartin emra të krishtera (p.sh. Nikë Koka) edhe të sapokonvertuar (zakonisht me emrin Abdullah) si dhe myslimanë të brezit të dytë, b.f. Mehmed Pepa ose Ahmed Gjika. Le të merret me 'to dhe të mos na tregojë përrôlla.

Bravo Edi .

Bravo Edi .

Edi perballe ke

Edi perballe ke Kadarene...leri po***t.

O ti Edi, pse perdor ton kaq

O ti Edi, pse perdor ton kaq arrogant ti mor djale?? Dhe, me duket se po flet turbull vetem qe te tregosh qe paske lexuar Pulahen. Ti more djale po thua te njejten gje me Kadarene. Qe shqiptaret jane konvertuar ne fene myslymane per shkaqe ekonomike dhe per pragamtizem te jetes se perditshme. Jane adoptuar me rregullat e reja te pushtuesit.

Kadareja po thote qe jane

Kadareja po thote qe jane konvertuar me dhune.Dhuna ne kohen e osmaneve"konvertohej"ne shqip me dajak ne dore ose patershane ne fyt,dhe jo per interesa e perfitime.Psh,ne Greqi shume shqiptare emigrante kane nderruar emrin per te mos patur andrralla me psikozen e grekeve mbi te huajin ndryshe,por sado nuk na pelqen hiç fare neve,te pakten me dhune nuk e kane ndryshuar emrin.Ndersa per mua,qe te shtoj nje nga imja,eshte se po shkrove te tilla argumente botohesh kollaj,ndonese Kadareja nuk e ka ate interesin e fillestarit.Pastaj i shfaqemi perendimoreve si viktimat e perjetshme te islamit,mbase u vjen keq dhe na quajne me dy kembe,se deri tani u jemi dukur si katerkembesha.

Dhe keshtu me arme ne dore,

Dhe keshtu me arme ne dore, si myslimane , ja pervetesuan tokat kaureve serbe (ne Kosove) te cilet i kishin me tapi nga pushteti serb qe nuk i mbronte dot me. Nje pushtet qe kishte sunduar per dhjetera (apo qindra) vjet ashtu sic sundoi dhe pushteti turk per qindra te tjere.

Pastaj nje pjese shqiptaresh me arme ne dore (revolucioni komunist) ja moren tokat atyre qe ja kishte dhene pushteti turk.

Dhe pastaj, si demokrate, ja pervetesojne pronat pronareve qe duhej te ishin tanime te ligjshem.

Nje shpjegim me teper per zellin e konvertimeve religjozo/ideologjike nder shqiptaret.

Ç'është e vërteta, unë kam

Ç'është e vërteta, unë kam dalë për të shitur pordhë, por nuk detyroj njeri t'i blejë. Unë nuk e kam «lexuar» Pulahën, unë e kam «studiuar». Dhe ajo që kam kuptuar nga defterët osmanë, të cilët Pulaha i ka botuar në mënyrë skrupulloze, është se arsyet e konvertimit janë shumë më komplekse dhe s'mund të përmblidhen në një paragraf. Vetëm një i verbër nuk arrin të shohë se osmanët i vunë Italisë përballë një «zonë jastëk» që me anë të Sanxhakut lidhej me Bosnjën. Ajo arsyeja e vogël gjeopolitike se ku ka humbur, nuk po e marrim vesh se nga u zhduk!

P.S.: Më pëlqeu ajo intervista ku kompleksi i inferioritetit të Enverit ishte i madh sa një shtëpi dhe fisi i Kadaresë ishte ku e ku më lart se ata palo Hoxhatët! Aman o gjyshja e Ismailit, begenise një çikë Enverin!

U konvertuan me dhune apo u

U konvertuan me dhune apo u konvertuan per interesa jane dy gjera krejt te ndryshme .

Mua me duket se varianti i dyte qendron ,por nuk e kuptoj kete "hall" te madh te Kadarese qe s´pushon se qari per dicka qe ka ndodhur 500 vjet me pare,dhe qe ne realitet nuk i prish ndonje pune Shqiperise apo shqiptareve se te kish qene keshtu do ti kish prishur pune atij te parit per emrin qe ka.

Add new comment