Ndahet Nobëli për Fizikën, media kiliane rendit Kadarenë të parin për Letërsinë

Postuar në 09 Tetor, 2013 03:46

Dy shkencëtarët që po punojnë për zbulimin e të ashtuquajturës “grimcë e Zotit”, janë vlerësuar sot me çmimin “Nobel” në Fizikë. Britaniku Piter Higs dhe belgu Fransua Engler, do të ndajnë çmimin e rëndësishëm të këtij viti. Ata po punojnë që prej vitit 1960, për të vërtetuar ekzistencën e një thërrmije shumë të vogël, që mendohet se është baza e materies. Puna e tyre dha frytet e para në vitin 2012, kur përmes laboratorit “Large Hadron Collider” në Zvicër, u arrit shumë pranë zbulimit të grimcës. Kërkimet e dy shkencëtarëve në këtë projekt vijojne ende.

Kjo është java e çmimeve “Nobel”, e cila u hap dje me ndarjen e vlerësimit për mjekësinë. Të premten, pritet të jepet çmimi më i rëndësishëm, ai për paqen.

Gazeta e madhe kiliane ‘La Tercera’ botoi më 4 tetor, një shkrim të gjatë dhe të argumentuar për laureatët e mundshëm të Nobelit për letërsinë për këtë vit. Kritikë dhe shkrimtarë botërorë shprehen aty për trofeun e Nobelit, që shpallet të enjten e ardhshme. Midis të preferuarve, emrat më të përmendur janë shqiptari Ismail Kadare, amerikani Philip Roth dhe japonezi Murakami. a.n.

Comments

Submitted by Edi (not verified) on

Së pari, thuhet «Nobel» dhe jo «Nobël» - siç shohim ta shkruajnë shpesh gazetat - pasi nuk ka asgjë të përbashkët në emër me fjalën «noble», përveç qëllimit fisnik të krijuesit të vet. Alfred Nobel ndërsa i hynte kësaj pune, nuk kish ta dinte se do u hapte kaq shumë kokëçarje shqiptarëve dhe shkrimtarëve të tyre. Fredi (siç e quanin mes miqsh) mbahet mend për shpikjen e dinamitit (një përzierje shtufi dhe nitroglicerine) dhe çmimit që mban pikërisht emrin e vet. Dhe së treti, po të hapim ndonjë faqe bastexhinjsh anglezë në internet, do shohim se favoritët janë Haruki Murakami (2.5 me 1) dhe Alice Munro (4 me 1). Gjithë të tjerët pastaj kanë pak shanse për ta fituar këtë çmim. Me gjithë vullnetin dhe dëshirën e mirë të gazetave kiliane*, Kadareja edhe këtë vit besoj do mbetet pa gjë dhe sërish do shfaqen në shtyp ata titujt e vjetshëm, me ndonjë ndryshim të vogël në zgjedhjen e fjalëve.

* I vlerësoj jashtë mase gazetat kiliane. Kryesisht për faktin se nuk janë shqiptare.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.