Mesazhet 2+1 të Presidentit të Republikës

Presidenti i Republikës ka folur në këtë fundvit dhe për Deutsche Welle-n. Mesazhet kanë qenë të shumta, por po veçoj tre me ndonjë parantezë timen.
Mesazhi nr.1 i Topit: “Ajo që është pozitive është fakti se pavarësisht situatave politike që kaluam [sidozot, 21 janari], institucionet shqiptare janë të tilla që garantojnë jo vetëm një respektim të dokumentit themeltar të shtetit, por garantojnë dhe funksionalitetin e tyre” (Jo zoti President, nuk është kështu. Është pikërisht 21 janari që demonstroi se institucionet nuk funksionojnë: qeveria vrau katër vetë, dhe së pari nuk pranoi asnjë lloj hetimi të atypëratyshëm, së dyti ka sabotuar gjthë procesin e hetimit. Ku janë institucionet dhe funksionaliteti i tyre në këtë histori?)
Mesazhi nr. 2 i Topit: “Është e domosdoshme që të gjithë politikanët, të gjithë punonjësit e sistemit të drejtësisë, prokurorë, gjyqtarë ta lëshojnë imunitetin e tyre. Për të bërë një luftë pa paragjykime kundër korrupsionit, njerëzit duhet të jenë pa imunitet” (Jo zoti President, nuk kapet kështu demi prej brirësh; nuk është imuniteti, por impuniteti, që i bëhet pengesë drejtësisë për të dënuar njerëzit me pushtet).
Mesazhi nr. 3 i Topit: “[Më qortojnë se kam ndërmarrë një seri aktesh të papajtueshme, kryekëput me programin e PD-së?] Fakti që Presidenti akuzohet në këtë linjë është tregues i korrektësisë sime institucionale dhe konstitucionale” (Po, këtu keni shumë të drejtë. Ata që ju bëjnë kritikë të tillë janë haxhiqamilistë).
M. Nano
Comments
Shpreh falenderime te

Shpreh falenderime te sinqerta per Z. Mustafa Nano....mua me duket qe kjo pene e fuqishme po i jep leksione gjithe medias rraketike shqiptare...keshtu behet gazetaria e vertet duke ia futur kembet ne nje kepuce ketyre te ashtuquajturve (apo me mire te vetequajturve politikane)...ne cdo fjale qe thone duhet t'ja perplasin syve si ne shkrimin e mesiperm....JANE VRARE 4 QYTETARE GATI NJE VIT ME PARE...te gjithe e dime qe i vrau talebani derr sali berisha dhe ciraku i tij lulezim basha e asnje prej tyre nuk eshte denuar dhe te gjithe jemi deshmitare sesi talebani derr sali berisha i thermoi institucionet e leshit qe na permend president ziu ketu... po te ishte ky president i vertete (institucion) di i kishte treguar vendin dy krimineleve te mesiperm por ky u be qesharak deri ne ate fare feja saqe krimineli e quajti edhe horr bulevardi apo pucist apo ku ta dije une...nje tufe paramilitaresh tropojane bene ligjin ne janar duke bere c'ti donte mendje e tyre e erret e injorante e ky president ziu flet per institucione. U vodhen zgjedhjet ne 2009 ky nuk tha asnje fjale dhe kulmi arriti kur u dhunuan e u degjeneruan zgjedhjet lokale e ky asnje fjale per ristanet tomat e sashenkat qe ishin thjesht gure per talebanin derr sali berisha...ku jane institucionet or plehre....nejse edhe nje here falenderime per zotin M. Nano!

President pe lecke. As mish

President pe lecke.

As mish as peshk.

Për katër vjet as ka parë, as ka dëgjuar, as ka ndjerë e as ka folur.

Ka qënë qorr, shurdh e memec, ndaj vetëm ka heshtur.

Tani po i vjen goja e ka filluar të belbëzojë por asgjë nuk e thotë troç,saktë e drejt.

Bisha e Viçidolit e ka trembur që të vogël kështu që frikacaku nuk bëhet dot trim.

Nuk qenka pune Topi, jo. Me

Nuk qenka pune Topi, jo.

Me kot presim qe ky te ndryshoje ndonje raport ne balancat politike. U dogjem per pak politike me "P" te madhe.

Dikush e shtyn,nuk e mer

Dikush e shtyn,nuk e mer vesh!Lepuri ka lindur lepur dhe nuk mund te behet dot luan.Ka vetem shprese te mbledhe karieristet,ta pakenaqurit nga partite

profesioniste dhe nga alabaket qe tundin flamuret e Haxhi Qamilit.Nuk mundi brenda partise,do te luaj futbolle ne sheshin e lagjes?

E djathta e re!anektode me te bukur nuk kam degjuar;pse te tjeret jane te majte?!Pronto,me gjithe konservatoret e BOTES!Bushit i puthen ...!Te majte,socialeste

me ushtri ne Afganistan,me nje administrate qe vjedh edhe kacidhen e fundit, ish proletarit? E djathta dhe e majta!!Sa per te qeshur? Topi formon parti te re,sa tragjike!

vetem nje shenim te shkurter

vetem nje shenim te shkurter ne lidhje me skepticizmin e disa lexuesve si dhe te gazetareve. Topi nuk ka thene asgje me pak se Edi Rama, i cili ka detyren e kryeopozitarit. Ne tere 2011 Edi Rama ka folur per 21 Janarin rreth dy here. Te dyja keto here vijne pas denoncimit te Gjinushit per marreveshje Rama-Berisha rreth 10 dite me pare. Nderkohe Topi si president nuk ka rol denoncues. Neve do te na pelqente te denonconte sepse e keqja eshte perpara syve, sidoqofte ne ate rast do te kishte ankesa nga PD per nderhyrje te jashteligjme. Qe ta keni me te qarte, imagjinoni Topallin presidente qe nderhyn per cdo hap te kryeministrit Edi Rama diku me 2014-2015 cdo here qe baza e PD-se ia kerkon. Lexuesit e majte, si dhe gazetaret e majte, do te benin thirje pa fund per nderhyrje te pa ligjshme dhe kundra kushtetutes, sidomos per nderhyrje mbi palet. Keshtu qe duke iu kthyer realitetit te sotem, pavaresisht deshirave tona per nderhyrje me aktive, Topi po luan rolin e tij dhe po blen vota djathtas. Kjo duhet t'i mjaftonte nje lexuesi apo gazetari te majte. Por ne pamundesi per t'i kerkuar me shume Edi Rames, i vejme fajin Topit dhe te tjere te djathteve. Topi edhe mund te rrinte urte fare dhe te firmoste cdo emer qe i kerkonte Sala. Nuk e beri. Nderkohe qe ne lejet e ndertimit ne Tirane gjate 2001-2011 Edi Rama ka firmosur mjaftueshem per njerezit e Saliut, te cilet jane po ata qe e financojne sot Saliun. Jepini nje shans Bamirit! Nuk eshte (per momentin) armiku i te majtes shqiptare. Perkundrazi mund te dale qe i jep nje ndihme te madhe me 2013. Me vone mund ta kritikoni prape sa te doni! :)

Pershendetje, Per

Pershendetje,

Per intitucionet besoj se Topi konsideron arritje qe Berisha nuk arriti te marre ne dore menjehere pas 21 janarit SHISH-in dhe Prokurorine. Ne presim qe prokuroria te nxjerre perballe gjykatesve, pergjegjesit e 21 janarit dhe ti coje ne gjykate nje pjese te mire te atyre qe ishin ne kryeministri per pengim te hetimeve e falsifikim provash. E vertete eshte se qendruan por jane akoma te dobeta. Prokuroria perballe gjyqesorit dhe policise, e vetme nuk mund te beje mrekullira.

Per imunitetin, Mea culpa (u bazova te citimi i M.Nanos),

Topi e ka thene kshu : "Padyshim që këtu kam në konsideratë institucionet e drejtësisë, të cilat patjetër që e kanë detyrë për të trajtuar të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë para ligjit. Për ta bërë këtë element në kushtet e barazisë së plotë, duhet që në rastin e politikanëve që përballen me ligjin ata ta heqin koracën."

Pra ne rast se nje politikan perballet me ligjin ai atehere duhet te leshoje imunitetin, dhe si parim nuk ka te share. Jo te leshojne imunitetin ne pergjithesi por tu hiqet kur hetohen. Dhe i pari ne liste eshte Meta. Ja ku e gjuajti Topi gurin e vet.

Per krahasimin me Ramen, nuk ka dyshim se Rama si mendjendritur qe eshte ja fut vetes dhe nuk di te mbaje rreth vetes ato te cilet i ka majmur deri dje.

Presim ca do ndodhi kur te mos te jete me president.

PS: Sa fuqi ka media. Lexon nje koment te M.Nanos dhe te duket se Topi u dorezua dhe po ja fut kodra pas bregut. Konteksti i permban te gjitha... Ja dhe pse duhen komentuesit e medias.

Nje shtese. Kush eshte pak

Nje shtese. Kush eshte pak brenda ngjarjeve te Tiranes me 8 maj, e di qarte qe u fol nga njerez te PS-se per rreth 46 milione Euro harxhime per fushate (ketu perfshihen edhe blerjet dhe korrupsionet e KQZ-se etj...) nga ana e PD-se (ku per PD kuptohet Basha&Berisha). Nje pjese e mire e financuesve jane njerez qe per 10 vjet kande ndertuar ne Tirane ku kane dashur, me lejen e plote te Edvin Rames. Pyesni verdalle, emrat nuk jane sekret.

Add new comment