Ndahen postet e zv/ministrave dhe prefektëve. Aleatët me gisht në gojë (përveç Vangjel Dules)

Pasi dështuan të marrin poste ministrash, aleatët e koalicionit të PS nisën të shpresojnë për poste zv/ministrash, sidomos partitë që kishin nxjerrë edhe deputet, si ajo e Mark Frrokut. Por, asnjë prej tyre nuk ka marrë as ndonjë zv/ministër e as ndonjë prefekt. Përjashtim bën vetëm PBDNJ e Vangjel Dules të cilit i janë dhënë 2 poste zv/ministrash, dhe 1 i tillë i është dhënë të përndjekurve politikë.
Megjithatë, shpresa nuk ka vdekur akoma. Burime të paidentifikuara i kanë thënë DITA-s se 9 vendet ende të paplotësuara të zv/ministrave janë lënë për aleatët e vegjël. Disa nga këta aleatë të kontaktuar nga gazeta, thjesht nuk dinë asgjë.
Sa për prefektët janë ndarë 6 me 4 mes PS e LSI.
PS 12 ZV/MINISTRA
Elona Gjebrea, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
Arbjan Mazniku, zëvendësministër i Arsimit dhe sportit.
Milva Ekonomi, zëvendësministër e Shëndetësisë.
Ilir Bejtja, zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë.
Bardhylka Kospiri, zëvendësministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, (paraplegjike)
Alban Rusi, zëvendësministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural e Administrimit të Ujërave.
Dritan Hila, zëvendësministër i Mbrojtjes.
Alqi Puli, zëvendësministër i Punëve të Jashtme.
Gentian Elezi, zëvendësministër i Integrimit Evropian.
Diana Bejko, zëvendësministër i Mjedisit.
Zef Çuni, zëvendësministër i Kulturës.
Gjon Radovani, zëvendësministër i Zhvillimit Urban e Turizmit.
LSI 8 ZV/ MINISTRA
Ilirjan Mustafaraj, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
Nora Malaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.
Klodian Rjepaj, zëvendësministër i Shëndetësisë.
Dorjan Duçka, zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë.
Ylli Manjani, zëvendësministër i Transporti e Infrastrukturës.
Sokol Dervishaj, zëvendësministër i Punëve të Jashtme.
Brunilda Paskali, zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë e Sipërmarrjes.
Majlind Lazimi, zëvendësministër i Integrimit Evropian.
PBDNJ 2 ZV/MINISTRA
Jani Babi, zëvendësministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rual dhe Administrimit të Ujërave.
Oljana Prifti, zëvendësministër i Mjedisit.
ISH TE PERNDJEKURIT 1 ZV/MINISTER
Gentiana Sula, zëvendësministër i Mirëqenies Sociale e Rinisë.
PS 6 PREFEKTE
(kush lirohet e kush vjen)
Aljona Mansaku, Prefekt i Qarkut të Tiranës lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Sadi Vorpsi, Prefekt i Qarkut të Tiranës.
Genc Juka, Prefekt i Qarkut Durrës lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Rolant Xhelilaj, Prefekt i Qarkut Durrës.
Shkëlqim Murati, Prefekt i Qarkut Të Fierit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Xhevit Bushaj, Prefekt i Qarkut Fier.
Elez Maçi, Prefekt i Qarkut Kukës, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Ram Hoxhaj, Prefekt i Qarkut Kukës.
Shefqet Deliallisi, Prefekt i Qarkut Elbasan, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Arben Kamami, Prefekt i Qarkut Elbasan.
Andrea Mano, Prefekt i Qarkut Korçë lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet z. Ardit Konomi, Prefekt i Qarkut Korçë.
LSI 4 PREFEKTE
(kush lirohet e kush vjen)
Bujar Hoxhaj, Prefekt i Qarkut Berat lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Selfo Kapllani Prefekt i Qarkut Berat.
Gëzim Sharku, Prefekt i Qarkut Dibër lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Melaim Damzi, Prefekt i Qarkut Dibër.
Mimoza Çomo, Prefekt i Qarkut Gjirokastër lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zamira Rami, Prefekt i Qarkut Gjirokastër.
Voltana Ademi, Prefekt i Qarkut Shkodër lirohet nga kjo detyrë e emërohet Paulin Radovani, Prefekt i Qarkut Shkodër.
EMERIMET NE PROKURIME PUBLIKE DHE AKKP
Lirohet nga detyra Lealba Pelinku si kryetare e Komisionit të Prokurimit Publik, e cila vijon mandatin e anëtarit të këtij komisioni, dhe emërimin si kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik të Denar Biba.
Lirohet nga detyra Avenir Peka si drejtor i përgjithshëm i Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
k.c.
Comments
PBDNJ ka tre zv. minisatra.

PBDNJ ka tre zv. minisatra. Alqi Puli, zv.ministri i jashtem eshte i PBDNJ e jo i PS. Kryesonte listen e deputeteve te PBDNJ ne qarkun e Gjirokastres.

Ky Alqi Puli ne Gjirokaster
Ky Alqi Puli ne Gjirokaster ne nje fshat te Lunxherise u tha disa fshatarve te mbledhur ne nje takim elektoral qe ju jeni vorioepirjot ju jeni Greker.
E ku eshte e keqja?

E ku eshte e keqja?

Kjo qe ben Rama eshte e

Kjo qe ben Rama eshte e turpshme dhe po tregon qe eshte mosmirenjohes i madh. E ka ndare torten e pushtetit vetem me LSI-ne qe pasi beri qejf kater vite ne qeverisje duke marre c'te donte, po vazhdon edhe tani te beje te njejten gje duke perfituar nga statusi qe ka se "ku shkon LSI-ja shkon pushteti". Mesa duket Rama parapelqeu nje parti qe ne kater vjet cfare nuk tha e beri ne qeverisje me Berishen, sesa aleatet historike te se majtes qe bene 8 vjet opozite bashke me te . Njeri qe nuk di te mbaje marreveshje dhe te respektoje aleatet. Me te vertete e turpshme!

Qeveria miratoi mbrëmjen e

Qeveria miratoi mbrëmjen e djeshme shumicën e zëvendësministrave dhe të prefektëve pasi nje beteje te ashper ku pati edhe te plagosur nga grushtat dhe shqelmat. Shoku Koco erdhi serisht i palare ne mbledhje dhe i parruar.

Megjithatë, nëntë poste zëvendësministrore janë ende bosh, në pritje për t’u plotësuar me emra që vijnë nga aleatët e vegjël të Partisë Socialiste nqs do ti lere te lire LSI dhe shoku Ilir Koklopa deri e henen ne mengjez.

Sërish Lëvizja Socialiste është ajo që merr një numër të konsiderueshëm postesh duke thyer rekordin me 9 zvministra nga te cilet 7 jane kushurinj te Ilir Metes ose Monikes .

Kështu, 12 zëvendësministra i takojnë Partisë Socialiste, kurse 9 i takojnë Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ndërkohë dy zëvendësministra shkojnë për Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut bile ata 2 persona nuk flasin mire shqip por shpesh perdoron Google translate per tu marre vesh.

Zëvendësministër i

Zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë është emëruar Dorjan Duçka, i cili është djali i hallës së Ilir Metës, kryetar i LSI dhe Parlamentit.

Në mbledhjen e mbrëmshme të qeverisë, Kryeministri Rama ka bërë emërimin e zëvendësministrave të 14 ministrive, por ajho që bie në sy është fakti se të gjithë të emëruarit kanë lidhje familjare dhe farefsinore me Ramën, Metën dhe gratë e tyre.

Add new comment