PD-së i qan zemra për Administratën?? Më 2005 "qëruan" 10 mijë punonjës

Është gazeta “DITA” që ri-zbulon disa fakte që krijojnë një panoramë të plotë për ofensivën e PD-së opozitare që po mbjell frikën se nga qeveria e re po bëhet kërdia me shkarkimet në administratën publike. Fatmirësisht, një raport hetimor parlamentar i vitit 2006, ka zbuluar në mënyrë të qartë atë që ka ndodhur në muajt e parë të ardhjes në pushtet të demokratëve. Vetëm në 6 muaj, nga Shtatori i vitit 2005 deri në muajin Mars 2006 mbi 10 mijë punonjës të administratës publike u flakën në rrugë të madhe.
Asokohe kishte një ligj të miratuar për mbrojtjen e nëpunësve civilë, por Berisha ia gjeti “marifetin” këtij ligji duke kaluar në sistemin mbivendosje. Ai pajtonte zëvendësuesit e punonjësve të administratës, duke sjellë militantë të PD-së, fillimisht me kontrata provizore dhe më pas duke i emëruar zyrtarisht. Punonjësit e shkarkuar u paguan për ca kohë nga buxheti i shtetit, më pas askush nuk u kujtua për ta.
k.c.
Comments
Po keta sikur ishin

Po keta sikur ishin ndryshe....

Pra me pak fjale e shume

Pra me pak fjale e shume kuptim, gazeta dita dhe mazhoranca thone. Do i pushojme nga puna, fundja dhe Berisha kshu beri. Pra rilindja qe gazeta dita dhe mazhoranca kaq shume e ka mbeshtetur ka si pike referimi modelin "Berishian".

Kjo po qe eshte rilindje!

E para, qe kur zbuloka fakte

E para, qe kur zbuloka fakte dhe krijoka panorame te plote mender gazeta “DITA”? Njihet si medium qe krijon mjegull per sa kohe i sherben masterit te saj. Perqindja e se vertetes te DITA dhe TEMA eshte po aq e larte/ulet sa tek Gazeta 55, vetem se ndryshojne polet te cilave u sherbejne.

E dyta, Rilindja na doli Riciklim. Lexo Albin dhe Milanon me siper.

Berisha po kerkon me

Berisha po kerkon me paturpesi qe te ruaje monopolin e administrates, te cilen e beri sallate vete. Por, qe te shporret kjo administrate ka edhe menyra te tjera: hapini dosjet e saj dhe do te shihni se ka me shumice me shkolle te lartte, por pa diplome, profesioniste ne "zanat", por pa qene te zotet te bejne asnje gje, etj., etj. Duke "mbrojtur" ligjin, Berisha kerkon qe injorantet te behen me "sataus" nepunesi, ndersa te shkolluarit dhe te aftet te hapin syte si te pa pune.

Add new comment