Kristian-demokrati Frroku, shumë konkret në kërkesat ndaj Ramës

Teksa kryeministri Edi Rama ka ende pa përcaktuar emrat e zëvendësministrave, prefektëve e shumë prej drejtorive kryesore të disa institucioneve kyçe të vendit, këto nivele të dyta të pushtetit janë nën syrin e aleatëve të vegjël të koalicionit fitues. Përmes kërkesave zyrtare, aleatët kanë dërguar pretendimet e tyre, dhe Gazeta Shqiptare ka zbardhur kërkesat e Partisë Kristian Demokrate të Mark Frrokut. Deputeti rendit në letrën e tij rreth 14 opsione, prej nga Rama duhet të përzgjedhë që të emërojë njerëz të PKD-së. “Ne do t'ju sugjeronim disa poste alternative në nivel zv/ministri, Prefekti, Drejtori të Përgjithshëm, si më poshtë vijon: Prefekt në Qarqet: Tiranë, Lezhë, Shkodër, Durrës dhe Elbasan", thuhet në kërkesën e nënshkruar nga Mark Frroku, pas fjalëve hyrëse të kortezisë. Më tej, aty renditen 13 emra drejtorish dhe agjencish: Drejtoria e Përgjithshme e KESH-it, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, Kompania e sigurimeve INSIG, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Drejtoria e Rrugëve, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Drejtori i Përgjithshëm i QSUT etj. Në fund të kërkesës, PKD shprehet se do të paraqesë burime njerëzore të kualifikuara, të përgjegjshëm, korrektë, me reputacion në shoqëri.
a.k
Comments
e meriton ti zoteri..ke
<p>e meriton ti zoteri..ke kontribut te vecante ne venien e shtetit nepermjet vrasjes se tij ne menyre direkte dhe indirekte nepermjet arsimimit te kualifikuar qe siguroje te vitrinat...ta shofim pak ramen cdo bej pasi na e shembulloi vitrinen ne parlament si kalbesia arsimore..</p>
Po qe se Edi Rama do te
<p>Po qe se Edi Rama do te zbatoje keto kerkesa, me mire ta dorezoje qe tani pushtetin...</p>
Pse jo . Duke qene se ky do
<p> </p><p>Pse jo . Duke qene se ky do e kete vellain ne burg per vrasje , kush me mire se ky do t'i rregullonte kushtet e burgjeve ne Shqiperi. Eshte interlokutori i duhur dhe i besuar i Rames - nje rilindas par exellance </p>
Add new comment