Kristian-demokrati Frroku, shumë konkret në kërkesat ndaj Ramës

Postuar në 23 Shtator, 2013 03:57

Teksa kryeministri Edi Rama ka ende pa përcaktuar emrat e zëvendësministrave, prefektëve e shumë prej drejtorive kryesore të disa institucioneve kyçe të vendit, këto nivele të dyta të pushtetit janë nën syrin e aleatëve të vegjël të koalicionit fitues. Përmes kërkesave zyrtare, aleatët kanë dërguar pretendimet e tyre, dhe Gazeta Shqiptare ka zbardhur kërkesat e Partisë Kristian Demokrate të Mark Frrokut. Deputeti rendit në letrën e tij rreth 14 opsione, prej nga Rama duhet të përzgjedhë që të emërojë njerëz të PKD-së. “Ne do t'ju sugjeronim disa poste alternative në nivel zv/ministri, Prefekti, Drejtori të Përgjithshëm, si më poshtë vijon: Prefekt në Qarqet: Tiranë, Lezhë, Shkodër, Durrës dhe Elbasan", thuhet në kërkesën e nënshkruar nga Mark Frroku, pas fjalëve hyrëse të kortezisë. Më tej, aty renditen 13 emra drejtorish dhe agjencish: Drejtoria e Përgjithshme e KESH-it, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, Kompania e sigurimeve INSIG, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Drejtoria e Rrugëve, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Drejtori i Përgjithshëm i QSUT etj. Në fund të kërkesës, PKD shprehet se do të paraqesë burime njerëzore të kualifikuara, të përgjegjshëm, korrektë, me reputacion në shoqëri.

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>e meriton ti zoteri..ke kontribut te vecante ne venien e shtetit nepermjet vrasjes se tij ne menyre direkte dhe indirekte nepermjet arsimimit te kualifikuar qe siguroje te vitrinat...ta shofim pak ramen cdo bej pasi na e shembulloi vitrinen ne parlament si kalbesia arsimore..</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po qe se Edi Rama do te zbatoje keto kerkesa, me mire ta dorezoje qe tani pushtetin...</p>

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Pse jo . Duke qene se ky do e kete vellain ne burg per vrasje , kush me mire se ky do t&#39;i rregullonte kushtet e burgjeve ne Shqiperi. Eshte interlokutori i duhur dhe i besuar i Rames &nbsp;- nje rilindas par exellance&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.