“Zhduket” Mustafa Nano, po shkruan një libër analitik mbi gegët dhe toskët, sqaron DITA

Është paragjykuar heshtja dhe “zhdukja” e Mustafa Nanos këta muajt e fundit nga ekrani dhe gazetat, madje edhe nga faqja e tij e njohur online, ResPublica. Por ccfarë ka ndodhur, kur ai para disa kohësh deklaroi se “humbja e Berishës do ta bënte të ndërronte profesion dhe se tani e tutje do bënte gazetarin”. “Enigmën” në këtë rast e zgjidh kryeredaktori i gazetës të DITA, Adrian Thano, i cili ka biseduar me Mustafain dhe ka sqaruar sot në gazetën e tij mungesën e disamujore të Nanos. “Asgjë nuk po ndodh. Një pushim i gjatë. Kisha mbi 15 vjet që shkruaja vazhdimisht” , i ka thënë Nano Thanos.
Nano është shprehet se ai në të vërtetë në këtë kohë nuk ka pushuar, por po shkruan një libër që do dalë në treg nga fundi i muajit shtator ose në fillim të tetorit, me një temë delikate dhe provokuese, një vështrim analitik mbi gegët dhe toskët.
Zh.
Comments
Mustafai ka vlera te
<p>Mustafai ka vlera te padiskutueshme si gazetar dhe qytetar. Por here pas here nuk ka munguar te shfaq shenja mendjemadhesie e arrogance, te cilat bashke me tendencen per t'u dukur medoemos i balancuar i bjene dem gaztaris se tij. Uroj qe ne kete liber te mos stise konkluzione duke iu permbajtur ndonje idiotsie te Sali Berishes a ndonje te burgosuri "politik" kleriak apo jo klerik.</p><p> </p>
Jam i sigurte qe para se
<p>Jam i sigurte qe para se Mustafa Nano do ta publikoje librin do te ta japi ty ma pare per te kerkue vrejtjet qe ke.</p>
Hahaha, Paul, ke fantastik
Hahaha, Paul, ke fantastik
Add new comment