“Zhduket” Mustafa Nano, po shkruan një libër analitik mbi gegët dhe toskët, sqaron DITA

Postuar në 13 Shtator, 2013 04:41

Është paragjykuar heshtja dhe “zhdukja” e Mustafa Nanos këta muajt e fundit nga ekrani dhe gazetat, madje edhe nga faqja e tij e njohur online, ResPublica. Por ccfarë ka ndodhur, kur ai para disa kohësh deklaroi se “humbja e Berishës do ta bënte të ndërronte profesion dhe se tani e tutje do bënte gazetarin”. “Enigmën” në këtë rast e zgjidh kryeredaktori i gazetës të DITA, Adrian Thano, i cili ka biseduar me Mustafain dhe ka sqaruar sot në gazetën e tij mungesën e disamujore të Nanos. “Asgjë nuk po ndodh. Një pushim i gjatë. Kisha mbi 15 vjet që shkruaja vazhdimisht” , i ka thënë Nano Thanos.

Nano është shprehet se ai në të vërtetë në këtë kohë nuk ka pushuar, por po shkruan një libër që do dalë në treg nga fundi i muajit shtator ose në fillim të tetorit, me një temë delikate dhe provokuese, një vështrim analitik mbi gegët dhe toskët.

Zh.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Mustafai ka vlera te padiskutueshme si gazetar dhe qytetar. Por here pas here nuk ka munguar te shfaq shenja mendjemadhesie e arrogance, te cilat bashke me tendencen per t&#39;u dukur medoemos i balancuar i bjene dem gaztaris se tij. Uroj qe ne kete liber te mos stise konkluzione duke iu permbajtur ndonje idiotsie te Sali Berishes a ndonje te burgosuri &quot;politik&quot; kleriak apo jo klerik.</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Jam i sigurte qe para se Mustafa Nano do ta publikoje librin do te ta japi ty ma pare per te kerkue vrejtjet qe ke.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.